Terrassa ndalon përkohësisht adoptimin e maceve të zeza për të shmangur keqpërdorimet gjatë Halloween-it

Autoritetet në qytetin Terrassa, në verilindje të Katalonjës, kanë pezulluar përkohësisht adoptimin e maceve të zeza nga strehët e kafshëve, si masë parandaluese ndaj keqpërdorimeve të mundshme gjatë festimeve të Halloween-it. Sipas raportimit të BBC, ndalimi është në fuqi nga 6 tetori deri më 10 nëntor.

Ky vendim është ndërmarrë për të parandaluar përdorimin e maceve të zeza në rituale të dyshimta ose si pjesë e dekorimeve të frikshme, një praktikë që shoqatat për mbrojtjen e kafshëve e kanë dënuar vazhdimisht. Sipas autoriteteve lokale, çdo kërkesë për birësim ose kujdestari të maceve të zeza gjatë kësaj periudhe do të refuzohet.

Zëvendëskryetari i bashkisë, Noel Duque, deklaroi për “RTVE” se është vërejtur një rritje e ndjeshme e interesit për adoptimin e maceve të zeza gjatë periudhës së festave të Halloween-it. Ai theksoi se ndonëse nuk ka pasur raste konkrete të keqtrajtimit, vendimi është një masë parandaluese për të shmangur adoptimet impulsive dhe potencialisht të rrezikshme.

“Duam të parandalojmë adoptime të bëra vetëm për modë apo për qëllime të errëta. Ka raste kur macet përdoren në rituale të dëmshme dhe ne nuk mund të rrezikojmë mirëqenien e tyre,” u shpreh Duque.

Macet e zeza janë të lidhura me bestytni të ndryshme në kulturën perëndimore, ku shpesh konsiderohen simbol i fatit të keq. Ndryshe ndodh në vende si Japonia dhe Egjipti, ku ato përfaqësojnë fat të mirë dhe pasuri.

Aktualisht, në qytetin Terrassa jetojnë mbi 9,800 mace, ndërsa në qendrën e adoptimit ndodhen rreth 100 kafshë, prej të cilave 12 janë mace të zeza.

Vendimi i bashkisë është cilësuar si masa e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e përsëritjes së saj në vitet e ardhshme. Në raste të veçanta, kërkesat për adoptim gjatë periudhës së ndalimit do të shqyrtohen rast pas rasti.

Procesi i zakonshëm i adoptimeve pritet të rifillojë menjëherë pas përfundimit të Halloween-it.

 

VLEN merr kryesimin në zgjedhjet lokale, në balotazh disa komuna kyçe shqiptare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 19 tetorit. Koalicioni VLEN ka siguruar fitoren në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, duke marrë drejtimin në 9 prej tyre. Pesë komuna janë fituar që në raundin e parë: Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë, ndërsa katër të tjera do të vendosen në balotazh.

 

 

Çair: Izet Mexhiti – 51,8% (15.733 vota)

Saraj: Muhamet Elmazi – 50,2% (9.664 vota)

Haraçinë: Daut Beqiri – 51,2% (2.662 vota)

Zhelinë: Blerim Sejdiu – 54,2% (5.661 vota)

Tearcë: Daut Memishi – 54,6% (5.247 vota)

Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka siguruar fitore në raundin e parë në komunat Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë. Kjo parti ka marrë shumicën e votave edhe në Gostivar dhe Vrapçisht, por për shkak të mospërmbushjes së pragut, zgjedhjet atje mund të përsëriten.

Çashkë: Suat Shaqiri (AKI) – 50,7% (2.322 vota)

Likovë: Erkan Arifi (AKI) – 61,7% (6.662 vota)

Pllasnicë: Alija Jaoski (AKI) – 64,4% (1.356 vota)

Vrapçishtë: Isen Shabani (AKI) – 88,1% (6.050 vota)

Gostivar: Valbon Limani (AKI) – 61,3% (16.949 vota)

Në disa komuna të tjera pritet një garë e fortë në raundin e dytë më 2 nëntor. Në Tetovë, kandidati i VLEN-it Bilall Kasami udhëheq me 3.756 vota përpara rivalit të tij nga AKI, Bajram Rexhepi. Gara është e ngushtë edhe në Bogovinë, me vetëm 88 vota diferencë mes Feti Abazit (VLEN) dhe Beshnik Emshiut (AKI). Në Dibër, Fisnik Mela kryeson ndaj kandidatit të pavarur Ramadan Imeri, ndërsa në Dollnen epërsia e Blerim Islamit ndaj Sashko Veljanovskit është vetëm 22 vota.

Tetovë: Bilall Kasami (VLEN) + 3.756 vota

Bogovinë: Feti Abazi (VLEN) / Beshnik Emshiu (AKI) – diferencë 88 vota

Dibër: Fisnik Mela (VLEN) përpara me 1.279 vota

Dollnen: Blerim Islami (VLEN) kryeson me 22 vota

Në Strugë, kandidati i pavarur Mendi Qyra është në epërsi me 215 vota, ndërsa në Studeniçan, Azem Sadiku kryeson me 559 vota ndaj Ejup Abazit (AKI). Të dy këto komuna do të përballen gjithashtu në balotazh.

 

Inteligjenca Artificiale krijon viruse të reja për të luftuar bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Stanfordit në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar për herë të parë viruse të dizajnuara nga inteligjenca artificiale (IA), që synojnë të eliminojnë bakteret e rrezikshme rezistente ndaj antibiotikëve, njofton portali salute.eu.

Këto viruse të reja përfaqësojnë një qasje revolucionare në luftën kundër mikrobeve vdekjeprurëse që nuk reagojnë më ndaj mjekimeve tradicionale. Në veçanti, ato janë krijuar për të sulmuar lloje të baktereve si Escherichia coli, të cilat janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar me antibiotikë ekzistues.

“Është hera e parë që inteligjenca artificiale ka qenë në gjendje të krijojë sekuenca gjenetike të plota në nivel të gjenomit,” u shpreh Brian Hie, biolog kompjuterik dhe udhëheqës i studimit.

Kjo arritje është një hap domethënës në përdorimin e IA në biologji dhe mjekësi, edhe pse studiuesit theksojnë se jemi ende larg nga ndërtimi i organizmave të gjallë tërësisht të projektuar nga makina.

“Ky është vetëm fillimi i një epoke të re. Ende nuk kemi arritur të ndërtojmë një organizëm të plotë, por ky është një hap vendimtar drejt atij qëllimi,” tha bashkëautori i studimit, Samuel King.

Zbulimi shihet si një armë potencialisht shumë e fuqishme në luftën globale kundër rezistencës ndaj antibiotikëve – një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik në dekadat e ardhshme.

 

OKdiario: Shqipëria, destinacioni më i përballueshëm turistik në Evropë për vitin 2025

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare si një nga destinacionet më tërheqëse dhe ekonomike për turistët evropianë këtë vit. Revista spanjolle OKdiario, në një artikull të autores Janire Manzanas, e përshkruan vendin tonë si “një nga sekretet më të ruajtura të Evropës”.

Me një natyrë të mrekullueshme, histori të pasur dhe kulturë unike, Shqipëria ofron përvojë të plotë për pushuesit — dhe me çmime shumë të ulëta. Një birrë kushton rreth 1 euro, ndërsa një vakt i plotë në restorant mund të shijohet për vetëm 12 euro.

Çmime të përballueshme dhe eksperienca autentike

Në krahasim me vendet e tjera evropiane, Shqipëria ofron një raport të shkëlqyer cilësi-çmim. Dhomat në shtëpi tradicionale kushtojnë 10–20 euro nata, ndërsa hotelet fillojnë nga 25 euro nata. Një pjatë kryesore në restorant kushton mesatarisht 5–10 euro, dhe një birrë në bar vetëm 1–2 euro.

Tirana, si kryeqytet, ka çmime disi më të larta, por zonat si Riviera Shqiptare ofrojnë jo vetëm çmime më të ulëta, por edhe peizazhe mahnitëse bregdetare.

Çfarë mund të vizitoni në Shqipëri?

Tirana është një qytet që flet me historinë e tij. Vizitorët mund të eksplorojnë muze si “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art 2” dhe Muzeun Historik Kombëtar, për të kuptuar të kaluarën komuniste të vendit.

Berati, qyteti i njohur për arkitekturën e tij të bardhë dhe për historinë mbi 2000-vjeçare, është shpallur nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore. Është një muze i hapur që ruan identitetin kulturor ndër shekuj.

Gjirokastra, e njohur si “qyteti i gurtë”, përfaqëson një tjetër perlë shqiptare me trashëgimi osmane dhe rrugë kalldrëmi karakteristike. Ajo gjithashtu është pjesë e listës së UNESCO-s.

Kruja, qyteti historik i Skënderbeut, ofron pamje të mrekullueshme dhe objekte të vizitueshme si Kështjella e Krujës, Muzeu i Skënderbeut dhe Teqeja e Dollmës.

Destinacionet natyrore

Burimet termale të Bënjës, të vendosura në Parkun Kombëtar të Bredhit të Hotovës, janë një përvojë relaksuese mes natyrës së paprekur. Pranë ndodhet edhe Ura Osmane e Kadiut, që kalon mbi lumin Langaricë me ujëra të kristalta.

Apolonia, qyteti antik pranë Fierit, përmban rrënoja të lashta si Tempulli i Artemidës dhe Manastiri i Shën Mërisë, i cili shërben si muze.

Riviera Shqiptare thesari bregdetar i Ballkanit

Riviera e gjatë mbi 100 km është një atraksion më vete. Me plazhe të pastra, ujëra të kaltër dhe qetësi natyrore, ajo konkurron lehtësisht me destinacionet e njohura të Mesdheut.

Shqipëria, sipas OKdiario, është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një pushim ekonomik pa kompromentuar cilësinë, kulturën apo natyrën.

 

BE-ja miraton ndalimin e importeve të gazit rus deri në vitin 2028

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian kanë miratuar sot një propozim që synon ndalimin e plotë të importeve të gazit nga Rusia, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar varësinë energjetike dhe për të kufizuar të ardhurat e Moskës nga eksportet e energjisë.

“Një Evropë e pavarur në energji është një Evropë më e sigurt,” deklaroi ministri danez i Energjisë, Lars Aagaard, që drejtoi takimin e ministrave.

Sipas planit të ri, importet e gazit natyror përmes tubacioneve dhe të gazit të lëngshëm (LNG) nga Rusia do të ndalohen përfundimisht jo më vonë se në vitin 2028. Paralelisht, po diskutohen edhe masa për ndalimin më të hershëm të LNG-së ruse si pjesë e paketës së ardhshme të sanksioneve të BE-së.

Aagaard theksoi se vendimi ka marrë mbështetje të gjerë nga ministrat dhe se përpara miratimit përfundimtar të ligjit, do të vijojnë negociatat me Parlamentin Evropian i cili tashmë e ka votuar propozimin.

Vitin e kaluar, Rusia mbeti një nga furnizuesit kryesorë të gazit për BE-në, duke përfaqësuar rreth 20% të importeve, kryesisht përmes LNG-së. Vetëm në gjysmën e parë të 2025-ës, blloku importoi gaz të lëngshëm rus me vlerë mbi 4.5 miliardë euro.

Megjithatë, çdo paketë e re sanksionesh kërkon unanimitetin e të 27 vendeve anëtare, gjë që ndonjëherë vonon procesin. Sanksionet ndaj Rusisë janë të përkohshme dhe do të rishikohen në përfundim të luftës në Ukrainë.

Synimi afatgjatë është ndalimi i përhershëm i importeve të karburanteve nga Rusia – si përmes gazsjellësve, ashtu edhe përmes LNG-së – duke forcuar qëndrueshmërinë energjetike të BE-së.

 

Rindërtimi i Gazës mund të kushtojë deri në 50 miliardë dollarë, sipas të dërguarit amerikan

Rindërtimi i Rripit të Gazës pas shkatërrimeve të fundit mund të kapë shifrën e 50 miliardë dollarëve, sipas një deklarate të Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe një nga ndërmjetësit kyç në bisedimet për armëpushimin.

“Parashikimet flasin për një kosto që shkon deri në 50 miliardë dollarë. Shifra mund të jetë pak më e ulët ose pak më e lartë, por nuk mendoj se është e papërballueshme për rajonin,” deklaroi Witkoff.

Ai dhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, pritet të vizitojnë Izraelin gjatë ditës së sotme për të vazhduar diskutimet lidhur me situatën në terren.

 

Manaj ‘çmend’ serbët: Trajneri serb më përgëzoi për golin në Leskovc

Ray Manaj, hero i fitores së Shqipërisë në Leskovc, zbuloi se trajneri i tij serb, Milosh Milojeviç, e ka përgëzuar për golin e shënuar kundër Serbisë. Në ndeshjen e zhvilluar më 11 tetor, Shqipëria triumfoi 1-0 kundër përfaqësueses serbe, me golin vendimtar të Manajt. Festimi i tij me duar në formë shqiponje ndezi reagime të forta tek serbët, por për ne kjo nuk ka rëndësi.

Pas rikthimit në futbollin klubor, Manaj tregoi se Milojeviç, trajneri i tij në Sharjah, e ka lavdëruar për paraqitjen dhe golin e shënuar në kombëtare.

“Marrëdhënia ime me trajnerin Milojeviç është shumë e mirë. E respektoj shumë atë. Ai më përgëzoi kur u riktheva në klub pas angazhimit me Kombëtaren. Kjo është pjesë e futbollit, ne të gjithë punojmë për suksesin e Sharjah”, tha Manaj për “Al Etihad”, përcjell tch.

Gjithashtu, Manaj ka shënuar në ndeshjen e tij të parë pas rikthimit në klub, ku Sharjah fitoi 2-0 ndaj Al Dhafra.

 

Arrestohet kosovari i dyshuar se ka qarkulluar kartëmonedha 50 euro false

Të hënën (20 tetor), Policia Federale arrestoi në autostradën B2 pranë Mittenwald dhe e burgosi një person të dyshuar për falsifikim. Ai dyshohet fuqimisht se ka futur në qarkullim kartëmonedha 50 euro të falsifikuara në Bavarinë e Epërme verën e kaluar, transmeton albinfo.ch.

Gjatë një kontrolli që policia kufitare u bëri pasagjerëve të një autobusi të regjistruar në Itali, ajo zbuloi se njëri prej pasagjerëve kërkohej nga gjyqësori i Mynihut. Sipas urdhrit të arrestit, thuhet se shtetasi kosovar ka kryer në vazhdimësi transaksione me para të falsifikuara, duke shkaktuar humbje financiare për viktimat e tij, raporton ots.de.

34-vjeçari, i cili nuk është i regjistruar në Gjermani dhe as nuk ka strehim, më pas ishte larguar nga vendi.

Gjykata e Qarkut të Mynihut kishte supozuar se i dyshuari paraqiste rrezik arratisjeje dhe për këtë arsye kishte lëshuar një urdhër arresti.

Policia Federale në Garmisch-Partenkirchen ja doli ta ekzekutonte këtë urdhër kur shtetasi kosovar i kërkuar u kthye në Gjermani me autobusin e përmendur, nga Italia, përcjell albinfo.ch. Ai u detyrua të ndërpriste udhëtimin e tij dhe të ndiqte zyrtarët policorë deri në stacionin e policisë së Garmisch-Partenkirchen.

Prej andej, ai u soll para Gjykatës së Qarkut të Mynihut. Me urdhër gjykate, ai u la në paraburgim në Qendrën Korrektuese Mynih-Stadelheim.

Franca forcon sigurinë në muze pas grabitjes spektakolare në Luvër

Franca po përgatitet të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë në të gjitha vendet e saj kulturore, pas grabitjes së bujshme që ndodhi në Muzeu i Luvrit. Autoritetet franceze konfirmuan të hënën se do të rishikojnë sistemet e mbrojtjes dhe do të ndërmarrin veprime shtesë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

Një operacion i gjerë kërkimi është në zhvillim për katër personat që dyshohen si organizatorë të grabitjes së ndodhur në mes të ditës. Sipas raportimeve, hajdutët përdorën një vinç për të thyer një dritare në katin e sipërm të ndërtesës, ku më pas vodhën objekte të paçmuara nga sektori ku ruhen xhevahiret e kurorës franceze. Ata arritën të largohen shpejt nga vendi i ngjarjes me motoçikleta.

Kjo grabitje është cilësuar nga disa media si “vjedhja e shekullit” dhe ka bërë jehonë të madhe në mbarë botën. Muzeu, i cili u mbyll menjëherë pas incidentit të dielën në mëngjes, mbeti i mbyllur edhe të hënën për shkak të hetimeve intensive.

Nxënësit shqiptarë, “Vjeshta flet shqip” në Vjenë, aktivitete pedagogjike, edukative e kulturore

Fëmijët e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në „ Schiffschule“ të Vjenës, më 17 tetor 2025, zhvilluan një aktivitet pedagogjik, edukativ-kulturor, me moto “Vjeshta flet”.

Sipas njoftimit, në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë, përveç nxënësve, edhe prindërit e tyre, të cilët u përfshinë aktivisht në biseda, punëtori dhe lojëra me tematikë vjeshtore. Aktiviteti filloi me një rreth mirëseardhjeje, ku fëmijët të cilët ndanë mendimet dhe ndjesitë e tyre për stinën e vjeshtës, se çfarë sjell ajo, si na bën të ndihemi dhe cilat janë ngjyrat dhe aromat që e karakterizojnë, transmeton albinfo.at.

Për të përforcuar përjetimin emocional dhe kulturor, fëmijët kënduan së bashku një këngë për vjeshtën, duke shprehur gëzimin dhe kreativitetin e tyre nëpërmjet muzikës shqipe teksa në përmbyllje, të gjithë pjesëmarrësit shijuan një sallatë të freskët me fruta të stinës dhe lëng frutash natyral, duke mbyllur aktivitetin me shije të ëmbël dhe buzëqeshje.

“Aktiviteti nuk ishte vetëm një orë mësimi, por një përjetim i plotë, që afroi fëmijët me gjuhën, kulturën dhe komunitetin shqiptar. Me këtë dëshmohet se gjuha mësohet më lehtë kur flitet me dashuri dhe kultura e identiteti kombëtar ruhet më mirë kur përjetohet së bashku”, thuhet në njoftim.

Dortmund: Arrestohet kosovari me dokumente të falsifikuara kroate

Një burrë person i ka dorëzuar policëve dokumente të falsifikuara për t’u identifikuar në Stacionin Qendror të Dortmundit dhe më pas u arrestua nga policia federale. Incidenti ka ndodhur të shtunën, më 18 tetor, afërsisht në orën 19:30 të mbrëmjes.

Fillimisht policët kanë ndaluar 43-vjeçarin, i cili pretendonte se ishte i pastrehë, transmeton albinfo.ch. Ai së pari ka paraqitur një kartë identiteti kroate dhe më pas një patentë shoferi kroate. Megjithatë, policët zbuluan se të dy dokumentet ishin të falsifikuara.

Gjatë një kontrolli të mëvonshëm në ambientet e zyrës policore, policia gjeti një kartë identiteti të vërtetë kosovare, raporton lokalkompass.de.

Burri kosovar nuk ishte në gjendje të paraqiste asnjë dokument të vlefshëm që justifikonte qëndrimin e tij në Gjermani. Ai u arrestua më pas dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit të policisë qendrore në Dortmund. Autoritetet përgjegjëse të imigracionit do të merren me procedurat e mëtejshme.

Policia Federale nisi një hetim kundër tij për falsifikim dhe qëndrim të paligjshëm.

Nesër Kosova temë diskutimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator, transmeton albinfo.ch.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39, teksa Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

A keni nevojë për një letër mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?

Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë e mungesës së punonjësit. Megjithatë, mjekët nuk janë të kënaqur me këtë trend.

Në përgjithësi në Zvicër, duhet të merrni një certifikatë mjekësore pas tre ditësh pushim nga puna.

Kjo do të thotë që nëse mungoni për më shumë se tre ditë, nga dita e katërt duhet t’i paraqisni punëdhënësit tuaj një certifikatë mjekësore që përmend datën e ekzaminimit dhe sa ditë (ose javë ose muaj) do të mungoni nga puna.

Shumica e kompanive ende i përmbahen këtij rregulli të përgjithshëm, por disa po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë e mungesës.

Një shqetësim i vlefshëm

Kjo lejohet sipas ligjit dhe shpesh ndodh nëse punëdhënësi ka një arsye për të dyshuar në vlefshmërinë e një ‘sëmundjeje’ – për shembull, për shkak të rritjes së mungesave.

Dhe ka një arsye për këtë kujdes.

Në qershor 2024, të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) dhe sigurimi Group Mutuel konfirmuan këtë trend, transmeton albinfo.ch.

Ai zbuloi se numri i njerëzve që merrnin leje mjekësore dhe mungesa të tjera jo të lidhura me festat ishte rritur në nivele rekord.

Statistikat treguan se mesatarisht, punëtorët në Zvicër marrin rreth dy javë pushim mjekësor çdo vit, gjë që pasqyron një rritje që nga para pandemisë Covid.

Kjo është arsyeja pse, sipas raporteve të medias, “punëdhënësit kanë më pak besim tek punonjësit e tyre dhe po kërkojnë gjithnjë e më shumë një certifikatë që nga dita e parë e mungesës”.

Punë shtesë e panevojshme

Mjekët nuk janë të kënaqur me këtë trend sepse, thonë ata, u jep atyre shumë punë shtesë.

Zakonisht, nëse një punonjës shërohet dhe kthehet në punë brenda tre ditësh, nuk nevojiten vizita mjekësore.

Por kur një kompani kërkon një certifikatë që nga dita e parë, ata duhet të vizitojnë menjëherë mjekun, ndonjëherë pa një takim, duke e mbingarkuar zyrën mjekësore, shkruan thelocal. Dhe ka më shumë: nëse pacientët nuk e shohin menjëherë mjekun dhe nuk kanë më simptoma kur i kanë, mjekët mund të duhet të nënshkruajnë certifikatat në mënyrë retroaktive – gjë që nuk është pikërisht një praktikë e ligjshme nga pikëpamja mjekësore.

“Jo vetëm punëdhënësit, por edhe shkollat, klubet sportive dhe operatorët turistikë po kërkojnë gjithnjë e më shumë certifikata në situata kur një konsultë mjekësore nuk do të ishte në të vërtetë e nevojshme”, tha Monika Reber, bashkëpresidente e Shoqatës Zvicerane të Mjekëve të Familjes dhe Fëmijëve.

Qyteti i Cyrihut dëshiron të zgjatë licencën e kanabisit deri në vitin 2028

Këshilli i Qytetit të Cyrihut ka aplikuar për të zgjatur licencën e kanabisit deri në vitin 2028. Më shumë se 2,300 njerëz e marrin kanabisin ligjërisht nëpërmjet projektit “Züri-Can”.

Qyteti i Cyrihut njoftoi të hënën se zgjatja do të kushtojë 800,000 CHF (1 milion dollarë), transmeton swissinfo. Plani i mëparshëm ishte që studimi të kryhej deri në vitin 2026. Konsumatorët deri më tani kanë blerë rreth 750 kg kanabis në 88,000 shitje, shkruan albinfo.ch.

Projekti pilot ka qenë një sukses, shtoi ai. Rreth 7.5 milionë CHF janë tërhequr nga tregu i zi. Studimi pilot, i cili po mbikëqyret nga Klinika Universitare Psikiatrike e Cyrihut, përqendrohet në shëndetin dhe mbrojtjen e përdoruesve nga rreziqet e tregut të zi, tha këshilltari i qytetit Andreas Hauri.

Në korrik 2025, qeveria federale miratoi një rritje të numrit të pjesëmarrësve nga 2,100 në 3,000, dhe qyteti dëshiron të tërheqë më shumë përdorues të rastit dhe gra. Këto më parë ishin të nën-përfaqësuara.

Presidentja e Kosovës: Kërkesa e Listës Serbe për pezullimin e Kuvendit, e panevojshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kërkesës së Listës Serbe, të cilën ja ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punës së Kuvendit, duke e cilësuar atë si një veprim të panevojshëm që vetëm sa shkakton vonesa të mëtejshme në formimin e institucioneve.

Sipas saj, këto vonesa po i shkaktojnë dëm jo vetëm shtetit të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarëve pa dallim, përfshirë edhe komunitetin serb.

“… ka pasur vonesa të jashtëzakonshme në krijimin e institucioneve dhe besoj që kjo është edhe një tentim tjetër për vonesa, të cilat, siç e dini, e kanë vonuar interesin e Kosovës. Janë bërë shumë muaj pa qeveri e cila do të kishte mandat të plotë kushtetues. Krijimi i qeverisë varet krejtësisht nga koalicionet mes partive politike, unë aty si presidente nuk mund të ndërhyj. Vonesa e krijuar që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.

A mund të blejnë banorët në Zvicër ilaçe jashtë vendit sa të duan?

Kostoja e barnave gjenerike në Zvicër mbetet një nga më të lartat në Evropë. A mund t’i blejnë banorët ato në vende të tjera për të kursyer para?

“Krahasuar me vende si Franca ose Gjermania, ku këto produkte janë shumë më të arritshme, ndryshimi [në çmim] është i habitshëm”, tha eksperti i shëndetit në Gjenevë, Bernard Hirschel.

“Disa barna gjenerike në fakt mund të kushtojnë deri në dhjetë herë më shumë në Zvicër”, theksoi ai. “Dallimi i madh me vendet fqinje vazhdon dhe po përkeqësohet”.

Barnat gjenerike supozohet të jenë më të lira se origjinalet, kështu që pse janë kaq të kushtueshme në Zvicër?

Sipas Helvicare, një portal i transportuesit të sigurimeve Helvetia, barnat gjenerike janë më të shtrenjta në Zvicër për shkak të kostove më të larta të punës, presionit nga lobi farmaceutik, kostos së pagave zvicerane dhe kompleksitetit të procesit të miratimit të agjencisë rregullatore të barnave, Swissmedic, ndër arsye të tjera, transmeton albinfo.ch.

Pra, pyetja që mund të bëni është: a mund ta plotësoni recetën tuaj zvicerane jashtë vendit dhe t’i sillni ilaçet përsëri në Zvicër?

Përgjigja është po, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me barnat gjenerike, por edhe me ilaçet e markave.

Megjithatë, ka disa rregulla që duhet të ndiqni dhe kufizime që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Për shembull, banorët zviceranë “mund të importojnë në Zvicër furnizimin mujor me ilaçe për përdorimin e tyre, por jo për palë të treta”, tha Swissmedic.

Ky rregull është si për banorët ashtu edhe për turistët.

Kjo do të thotë, në fakt, se ju lejohet të sillni vetëm ilaçe që do t’i përdorni vetë, dhe jo t’ua shisni ose t’ua jepni të tjerëve.

Ja çfarë tjetër duhet të dini

Sipas Swissmedic, receta juaj zvicerane është e vlefshme edhe në vendet e tjera të BE-së, por një farmaci e huaj nuk është e detyruar automatikisht ta pranojë atë dhe mund të kërkojë që një mjek vendas ta rishkruajë atë.

Nëse receta zvicerane pranohet, do të duhet të paguani menjëherë për ilaçet; një farmaci e huaj nuk do ta dërgojë faturën te siguruesi juaj shëndetësor zviceran, siç është rasti me farmacitë në Zvicër.

Në fakt, mund t’ju duhet të paguani për këto ilaçe nga xhepi juaj sepse, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, “kostot rimbursohen vetëm nëse këto ilaçe ishin të nevojshme për të trajtuar një sëmundje gjatë një qëndrimi të përkohshëm jashtë vendit”.

Kjo do të thotë që, ndërsa ilaçet që blini në një farmaci të huaj do të jenë shumë më të lira se ekuivalentët e tyre në Zvicër, do t’ju duhet t’i paguani vetë.

Cilat ilaçe gjenerike dhe të tjera mund të sillni në Zvicër dhe cilat jo?

Siç e thotë Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG), “lejohet të sillni [në Zvicër] produkte medicinale që përmbajnë substanca narkotike ose psikotrope pa leje importi ose eksporti, me kusht që sasia e transportuar të mos jetë më e madhe se ajo ose 30 ditë”.

Dhe pastaj është kjo:

Blerja e ilaçeve në farmacitë zyrtare në Bashkimin Evropian është një gjë, por si Swissmedic ashtu edhe BAZG po paralajmërojnë për blerjen e tyre në internet nga ofrues të huaj të dyshimtë.

AMS kufizon të ardhurat shtesë për të papunët nga viti 2026

Duke filluar nga viti 2026, individët e papunë do të lejohen të plotësojnë përfitimet e tyre të papunësisë ose ndihmën emergjente vetëm me të ardhura shtesë në raste të jashtëzakonshme. Këtë vit, ata ende mund të fitojnë deri në 551.10 € në muaj pa humbur të drejtën e tyre. Vetëm katër grupe njerëzish janë të përjashtuar nga rregullorja e re, njoftoi të hënën Shërbimi Publik i Punësimit (AMS), shkruan theinternational. Të gjithë të tjerët duhet të heqin dorë nga punët e tyre anësore deri më 31 janar 2026, ose rrezikojnë të humbasin përfitimet në mënyrë retroaktive, transmeton albinfo.at.

Personat e papunë afatgjatë mbi moshën 50 vjeç ose individët me aftësi të kufizuara prej të paktën 50 përqind janë të përjashtuar nga rregulli i ri, i cili synon të lehtësojë riintegrimin më të shpejtë të kërkuesve të punës. Në përgjithësi, personat e papunë afatgjatë mund të fitojnë të ardhura shtesë për një periudhë 26-javore brenda pragut kufitar të punësimit.

Ata që kanë marrë përfitime sëmundjeje, rehabilitimi ose rikualifikimi për të paktën 52 javë lejohen gjithashtu të punësohen kufitar një herë deri në 26 javë.

Rregullorja e re përjashton gjithashtu njerëzit që kishin mbajtur tashmë një punë dytësore për të paktën 26 javë para se të bëheshin të papunë. Ata mund ta vazhdojnë këtë punësim të kufizuar ndërkohë që marrin përfitime papunësie ose ndihmë emergjente.

Vitin e kaluar, 28,120 persona – ose 9.5 përqind e të gjithë përfituesve – përdorën mundësinë për të plotësuar mbështetjen e tyre të papunësisë me të ardhura brenda limitit të të ardhurave të kufizuara.

Zvicra kërcënon me vonesa të reja për shkak të Deutsche Bahn

Disi nuk funksionon me lidhjen e trenit midis Cyrihut dhe Mynihut (D). Vështirë se ka një itinerar në të cilin ka vonesa kaq të rregullta. Ndonjëherë Eurocity mbërrin nga metropoli bavarez 35 minuta me vonesë, pastaj është “vetëm” 20 minuta. Trenat praktikisht nuk janë kurrë në kohë. Në njoftimet në altoparlant thuhet thatë: “Arsyeja për këtë është një ngjarje në Gjermani”.

Së shpejti gjithçka do të përkeqësohet shumë. Lidhja midis Cyrihut dhe Mynihut, e cila u zgjerua dhe u elektrifikua vetëm për 440 milionë euro në vitin 2020, do të ngadalësohet përsëri nga viti i ardhshëm, siç raporton “Aargauer Zeitung”. Arsyeja: Deutsche Bahn (DB) – e njohur për vonesat e saj për vite me radhë – duhet të ngadalësojë në disa seksione. Dhe kjo për shkak të “defekteve në rrjetin e itinerarit”, transmeton albinfo.ch.

Në vend të 160 km/orë, trenat midis Mynihut dhe Buchloe (D) do të lejohen të ecin vetëm me 70 kilometra në orë në të ardhmen. Në një distancë prej 25 kilometrash, trenat ecin me shpejtësi të reduktuar në mënyrë që të mos dëmtojnë infrastrukturën. Ky kalim për shëtitje zgjat kohën e udhëtimit me rreth 15 minuta. Përveç kësaj, itinerari është ende i arritshëm vetëm me një korsi në shumë vende. Vendet ku mund të kalojnë trenat gjithashtu mungojnë.

Koha e synuar prej 3.5 orësh për drejtim ka pak gjasa të jetë më realiste. A është oferta për itinerarin problematik për këtë arsye e reduktuar? Dhe ka më shumë vonesa dhe anulime? Ju nuk e dini saktësisht këtë ende në SBB. Njëri është “në kontakt të ngushtë” me DB, thotë një zëdhënës i SBB për “Aargauer Zeitung”.

Vetë DB gjithashtu mbetet e paqartë: Ata po punojnë “me presion të lartë” për riparime – pa një takim. Sipas “Allgäuer Zeitung”, pjesëmarrësit në një video-konferencë të DB folën qartë. Për ta, kalimet e reja për shëtitje janë thjesht një “katastrofë për pasagjerët”. Gazeta madje shkruan për një “kaos hekurudhor kërcënues”. Por tashmë është e qartë: operatorët e autobusëve në distanca të gjata si Flixbus duhet të fërkojnë duart. Tashmë sot, deri në 17 autobusë të gjelbër helmues udhëtojnë çdo ditë midis Cyrihut dhe Mynihut – në të dy drejtimet.

Probleme edhe në Bazel dhe Schaffhausen

Megjithatë, operatori hekurudhor gjerman nuk po shkakton probleme vetëm me lidhjen me Mynihun. Edhe në Schaffhausen nuk është mirë të flasësh me DB. Kantoni i Schaffhausen nuk dëshiron më të pranojë vonesat dhe anulimet e vazhdueshme të trenave të Deutsche Bahn. Në një letër të hapur drejtuar shefit të SBB, Vincent Ducrot (63), ai bën thirrje për “masa të menjëhershme”.

Kantoni i Schaffhausen dëshiron që SBB ta ndajë lidhjen ndërkombëtare Stuttgart-Cyrih në dy pjesë: një itinerar nga Stuttgart në Singen dhe një të dytë nga Singen nëpërmjet Schaffhausen në Cyrih. Qëllimi është që banorët e Schaffhausen të kenë lidhje të sakta me Cyrihun pavarësisht DB.
Në Bazel, kjo ndërprerje e fortë është bërë tashmë. SBB ka prerë dy lidhje DB me Zvicrën. Për shkak të vonesave nga Gjermania, lidhjet DB nga Hamburgu dhe Dortmundi kanë mbaruar në Bazel që nga prilli i këtij viti. Për itinerarin zviceran, SBB do të marrë përsipër. Me saktësinë e zakonshme zvicerane.

Kosova e përfolur në planet belge për burgjet

Belgjika po shqyrton mundësinë që të ndërtojë ose të marrë me qira një burg jashtë territorit të saj, dhe mediat belge kanë përmendur Kosovën si një nga opsionet e mundshme.

Më 6 tetor, ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, qëndruan në Kosovë, ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, si dhe në Shqipëri.

Në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk është përmendur që gjatë takimeve është diskutuar për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu.

Por, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, kjo çështje është përmendur shkurtimisht nga zyrtaret belge – “pa u hapur ndonjë diskutim i detajuar nga pala kosovare”.

Pas qëndrimit në dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrja belge e Drejtësisë, Verlinden, shkroi në Facebook se vendi i saj po shqyrton “mundësinë e ndërtimit të një burgu jashtë vendit për kriminelët e paligjshëm”, por nuk përmendi ndonjë shtet specifik.

Në të njëjtin postim, ajo tha se në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, prej të cilëve 253 pa leje qëndrimi.

“Nëse dikush dënohet këtu dhe nuk ka të drejtë qëndrimi, mund ta vuajë dënimin në vendin e origjinës. Kjo do të thotë ekzekutim i duhur i dënimit dhe përfitim i veçantë për efikasitetin e burgjeve tona”, shkroi Verlinden.

Radio Evropa e Lirë dërgoi email në adresë të ministrisë së saj dhe të Qeverisë së Belgjikës, me pyetjen nëse ky vend është i interesuar të ndërtojë apo marrë ndonjë burg me qira në Kosovë, por as pas një javë pritjeje nuk mori përgjigje.

Në përgjigje të pyetjes së REL-it, Ministria e Drejtësisë e Kosovës tha se, në përputhje me Ligjin për Qeverinë, qeveria e vendit – e cila është në detyrë nga fundi i marsit – nuk ka kompetenca për të miratuar nisma të reja për marrëveshje ndërkombëtare apo për të hyrë në negociata të tilla.

“Sa i përket ndonjë marrëveshjeje të mundshme për ndërtimin apo marrjen me qira të një burgu në Kosovë nga shteti belg, aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë, dhe as ndonjë proces formal në zhvillim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nëse çështja e burgjeve është diskutuar gjatë takimit me zyrtaret belge.

Nga kjo zyrë thanë se “gjithçka është e sqaruar dhe ndodhet në komunikatën për media”.

Në komunikatën e publikuar më 7 tetor, Zyra e Presidentes nuk përmendi asgjë lidhur me ndonjë marrëveshje apo diskutim për burgjet.

Në të thuhej se gjatë takimit është biseduar për “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, procesin e integrimit evropian, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Kundërshtimi i organizatave kosovare ndaj planit të përfolur belg

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë thonë se janë kundër një marrëveshjeve të tillë eventuale.

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), plani i përfolur i Belgjikës për të dërguar të burgosur në Kosovë, paraqet rrezik për sigurinë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Drejtori ekzekutiv i këtij këshilli, Behxhet Shala, thotë se një marrëveshje e tillë do të diskriminonte të burgosurit kosovarë dhe do të rrezikonte rritjen e krimit, prostitucionit dhe trafikimit me njerëz.

Ai shton se Belgjika mund ta shfrytëzojë “anarkinë institucionale” në Kosovë për të imponuar një marrëveshje të ngjashme me atë të Danimarkës, ndaj së cilës është gjithashtu kritik.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka legalizuar zbatimin paralel të dy sistemeve të ndryshme penale: atij danez – shumë të avancuar, dhe atij kosovar që është më mbrapa me standarde.

Shala thotë se KMDLNJ-ja – ndonëse nuk i monitoron fizikisht burgjet, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Ministrinë e Drejtësisë – mban kontakte të rregullta telefonike me të dënuarit, avokatët dhe familjarët e tyre.

Për Mehmet Musajn, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) – organizatë që monitoron sistemin korrektues në Kosovë – marrëveshjet e tilla mund të krijojnë standarde të dyfishta mes të burgosurve vendorë dhe atyre të huaj, duke cenuar parimin e barazisë.

“Është thelbësore që çdo marrëveshje e mundshme të garantojë standarde të njëjta për të gjithë, pa dallim origjine, dhe të përfshijë mekanizma të pavarur monitorimi për respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të kishte kuptim vetëm nëse do të siguronte respektim të plotë të të drejtave të njeriut, transparencë dhe përfitime konkrete për Kosovën, si: zhvillimi i kapaciteteve institucionale apo përmirësimi i infrastrukturës korrektuese.

Si Shala, ashtu edhe Musaj thotë se, deri më tani, nuk është kontaktuar nga ndonjë institucion i Kosovës lidhur me këtë temë.

Disa media në Shqipëri raportuan se vendi ka refuzuar kërkesën e Belgjikës për ndërtimin ose marrjen me qira të një burgu, por Ministria e Drejtësisë atje nuk e konfirmoi këtë për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja me Danimarkën dhe debatet rreth burgjeve të huaja

Kosova ka tashmë një marrëveshje dhjetëvjeçare me Danimarkën, sipas së cilës 300 të burgosur danezë do të vendosen në burgun e Gjilanit.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi këtë marrëveshje më 23 maj të vitit 2024, ndërsa Shërbimi danez i Burgjeve konfirmoi më herët për Radion Evropa e Lirë se transferimi i parë i të burgosurve pritet të bëhet në gjysmën e parë të vitit 2027.

Sipas marrëveshjes, të burgosurit që do të transferohen, nuk do të jenë shtetas danezë dhe nuk do të kenë rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm apo me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, një pjesë e të cilave do të investohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas Behxhet Shalës, dhënia me qira e burgjeve duhet të ndalet, pasi “në planin afatgjatë, këto marrëveshje do ta dëmtojnë dhe dobësojnë sistemin korrektues të Kosovës”.

Ai shton se interesim më herët kanë treguar edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, ndërsa Belgjika, sipas tij, ka ndërmarrë hapa më konkretë përmes takimeve me udhëheqësit kosovarë.

Drejtori i Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani, konfirmoi në maj të këtij viti se disa shtete evropiane kanë shprehur interes për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por se këto kërkesa janë refuzuar – pa specifikuar se për cilat shtete bëhej fjalë.

Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me interesimin e mundshëm të Belgjikës për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu në Kosovë.

Më herët këtë vit, Kosova është pajtuar të strehojë edhe 50 migrantë nga shtete të treta që kanë qëndruar në SHBA, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të strehuar edhe azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas rikthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021, Kosova ka strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që janë evakuuar nga ky vend.

Njohësit e kësaj fushe thonë se marrëveshjet e tilla sjellin përfitime për Kosovën, si investime apo mbështetje specifike, por jo përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo ndonjë organizatë tjetër.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, këto marrëveshje janë politike dhe rrezikojnë shkeljen e të drejtave të migrantëve apo të burgosurve./REL

Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025

Pas përfundimit të tremujorit të tretë, shifrat tregojnë se rënia e kërkesave për azil ka mbetur vazhdimisht e qëndrueshme këtë vit. Në nëntë muajt e parë, pati 13,032 aplikime – 32 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të gjithë Evropën, rënia ishte vetëm 19 përqind. Vlen të përmendet se përqindja e azilkërkueseve femra – ashtu si në vitin 2024 – mbetet më e lartë se në vitet e kaluara. Më shumë se gjysma e të gjithë refugjatëve janë nën 18 vjeç. Ndërkohë, 662 sirianë janë larguar vullnetarisht nga vendi.

Që nga rënia e regjimit të Asadit, Ministria e Brendshme ka filluar më shumë se 8,450 procedura revokimi. Individët me status të vlefshëm qëndrimi dhe integrim përmes punës ose arsimit nuk preken. Ministria ka intensifikuar gjithashtu programet e kthimit vullnetar me shërbime këshillimi. Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 1,350 seanca këshillimi janë zhvilluar nga Agjencia Federale për Shërbime Kujdesi dhe Mbështetjeje, e cila gjithashtu ofron ndihmë financiare deri në 1,000 euro.

Në shtator, shumica e aplikantëve për azil vinin ende nga Siria (354), megjithëse shumica ishin fëmijë të porsalindur në Austri (197), sipas ministrisë, shkruan theinternational. Megjithatë, në përgjithësi, afganët janë grupi më i madh i aplikantëve këtë vit, me 4,249 persona nga vendi i sunduar nga talebanët që aplikojnë për azil.

Gati 4,000 afganë kanë marrë azil deri më tani në vitin 2025. Shkalla e njohjes së tyre këtë vit është 76 përqind, krahasuar me vetëm 20 përqind për sirianët. Aplikimet nga sirianët janë shqyrtuar vetëm në raste të jashtëzakonshme që nga ndryshimi i regjimit në Damask. Në total, 8,860 tituj mbrojtjeje u dhanë në nëntë muajt e parë – rreth 6,500 prej të cilëve ishin statuse të plota azili. Pjesa tjetër ishin për mbrojtje plotësuese ose humanitare, transmeton albinfo.ch.

Që nga viti 2024, më shumë gra që kërkojnë azil

Profili i azilkërkuesve ka ndryshuar. Dy vjet më parë, vetëm rreth 24 përqind e aplikantëve ishin gra; Si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025, përqindja u rrit ndjeshëm në 42 përqind. Kjo është pjesërisht për shkak të aksesit më të lehtë në azil për gratë afgane – shumë prej të cilave më parë kishin statusin e mbrojtjes plotësuese dhe tani po aplikojnë për azil. Përqindja e aplikantëve të rinj mbetet e lartë: 50.8 përqind e azilkërkuesve janë 18 vjeç ose më të rinj.

Nga 10,463 deportimet e kryera nga Zyra Federale për Imigracionin dhe Azilin, 5,516 persona (53 përqind) u larguan vullnetarisht, ndërsa 4,947 (47 përqind) u deportuan me forcë. Gjysma e atyre që u larguan me forcë kishin dënime penale.

Kancelari Christian Stocker (ÖVP) theksoi në një deklaratë me shkrim rëndësinë e deportimit të refugjatëve që kanë kryer krime: “Deportimet në Siri dhe Afganistan duhet të bëhen praktikë standarde.” Ai tha se Austria duhet të tregojë tolerancë zero për ata që shfrytëzojnë bujarinë e saj. Ministri i Brendshëm Gerhard Karner (ÖVP) deklaroi se masat e qeverisë për të frenuar migrimin e paligjshëm “pothuajse në zero” po tregojnë rezultate.

Situata në sistemin bazë të mirëqenies sociale të Austrisë po përmirësohet gjithashtu gradualisht. Aktualisht, 55,172 persona marrin kujdes bazë, më shumë se 30,000 prej të cilëve të zhvendosur nga Ukraina. Vetëm këtë vit, numri i personave në sistemin e mirëqenies sociale ka rënë me 13,000.

Nis fushata zvicerane kundër dhunës nga prindërit

Pavarësisht progresit, dhuna në prindërim mbetet një problem social. Organizata Child Protection Zvicër po nis fazën e tetë dhe të fundit të fushatës së saj kombëtare parandaluese të hënën.

Në këtë fazë të fushatës kombëtare, fokusi është në veprimet alternative: “Para se të shpërtheni, merrni pak ajër të pastër”, sipas një deklarate nga organizata. Ajri i pastër ndihmon kur situata në shtëpi bëhet “shpërthyese” dhe kërcënon të përshkallëzohet.

Dhuna ndaj fëmijëve shpesh shkaktohet nga kërkesat e tepërta dhe stresi në jetën e përditshme. Një pushim i shkurtër në ajër të pastër mund të ndihmojë në qetësimin e tyre, thuhet në deklaratë.

Për të qenë të vetëdijshëm për rrjedha të tilla alternative veprimi, parandalimi mbetet i rëndësishëm pavarësisht se është i sanksionuar në ligj, sipas organizatës. Më 9 shtator, parlamenti foli në favor të ankorimit të prindërimit jo të dhunshëm në Kodin Civil Zviceran, transmeton albinfo.ch.

Gjysma e fëmijëve përjetojnë dhunë

Pothuajse çdo fëmijë i dytë në Zvicër përjeton dhunë fizike ose psikologjike në rritjen e tyre, dhe çdo fëmijë i pestë në Zvicër përjeton rregullisht dhunë psikologjike; 7% e të gjithë fëmijëve gjithashtu ndëshkohen rregullisht fizikisht, shkruan swissinfo. Kjo u zbulua në një studim të prezantuar nga Mbrojtja e Fëmijëve në Zvicër në nëntor 2024.

Sipas organizatës, këto shifra nënvizojnë se sa të rëndësishme mbeten shërbimet e parandalimit dhe mbështetjes për prindërit dhe kujdestarët, edhe pasi ato janë sanksionuar me ligj.

Mbrojtja e Fëmijëve në Zvicër thotë se është një organizatë e pavarur, e financuar nga donatorët. Fushatat kombëtare të ndërgjegjësimit gjatë tetë viteve mund të ishin realizuar vetëm falë mbështetjes së donatorëve dhe partnerëve, tha ajo.

Megjithatë, tani që organizata është sanksionuar me ligj, është e qartë se përgjegjësia për parandalimin e qëndrueshëm i takon qeverisë federale dhe kantoneve, tha ajo.

Regula Bernhard Hug, drejtoreshë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Zvicër, u bëri thirrje atyre të ofrojnë shërbime konkrete mbështetëse për prindërit dhe profesionistët, nga parandalimi deri te këshillimi.

Spanja propozon heqjen e ndërrimit të orës në vendet e Bashkimit Evropian

Qeveria e Spanjës ka njoftuar se do t’i propozojë Bashkimit Evropian heqjen e përhershme të ndërrimit të orës dhe kalimit në kohën dimërore, e cila duhet të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke e quajtur këtë “praktikë të vjetruar”.

Ky ndryshim më nuk kontribuon në kursimin e energjisë, ndërsa njëkohësisht shkakton efekte negative për shëndetin, raportoi RTVE, transmeton albinfo.ch.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksoi se “ndërrimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, prandaj Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike.

“Në të gjitha anketat që kemi kryer, shumica e qytetarëve spanjollë dhe evropianë janë kundër ndërrimit të orës. Për më tepër, shkenca na tregon se kjo nuk kursen më energji dhe se dy herë në vit shqetëson ritmin biologjik”, shpjegoi Sanchez.

Sipas tij, gjashtë vjet më parë BE-ja kishte votuar për heqjen e ndërrimit të orës dy herë në vit në të gjitha vendet anëtare, dhe se atëherë ishte theksuar se vendimi ishte marrë pas konsultimeve publike, ku morën pjesë 4.6 milionë qytetarë, nga të cilët 84% ishin pro heqjes së kësaj praktike.

Parlamenti Evropian në vitin 2019 gjithashtu mbështeti këtë vendim, me 63% të votave, por vendimi përfundimtar nuk u mor për shkak të mungesës së konsensusit mes vendeve anëtare, pasi për miratimin e tij kërkohet shumicë e kualifikuar në Këshillin e BE-së.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, për televizionin spanjoll deklaroi se evropianët mbështesin idenë e një kohe të vetme dhe se “tani është momenti i duhur për ta realizuar atë”.