Kosova dhe Shqipëria tani zyrtarisht bëjnë pjesë në vazon e tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës. Kjo do të thotë se të dy kombëtaret nuk do të takohen në fazën e ‘play-off’.
Fitorja e Ukrainës ndaj Islandës dhe humbja e Shqipërisë ndaj Anglisë e nxorën Shqipërinë jashtë vazos së dytë, duke eliminuar mundësinë për një përballje “vëllazërore” në play-off.
Të mërkurën pritet të zhvillohet shorti për ndeshjet e ‘play-off’-it. Kosova dhe Shqipëria pritet të luajnë ndeshjen e parë si mysafirë.
Në një atmosferë festive, ku e gjithë Konsullata e Kosovës në Cyrih frymonte me bashkëkombës, dashamirë të artit dhe kontribues të çështjes kombëtare, mbrëmë më 15 Nëntor u hap ekspozita artistike “Nëntori i Parë”, e organizuar nga Shoqata “Gjergj Kastrioti”- Zvicër” në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës.
Manifestimi, pjesë e aktiviteteve kushtuar Festës së Flamurit, mblodhi pjesëmarrës nga Zvicra, Gjermania, Franca, Shqipëria, Kosova, Presheva, Maqedonia e Veriut etj. duke e shndërruar hapësirën diplomatike në një qendër të gjallë arti, historie dhe identiteti kombëtar.
Mbrëmja u hap me interpretimin solemn të Himnit të Kosovës dhe Himnit Kombëtar Shqiptar nga artistet Fjolla Berisha dhe Anilë Neziri Tasholli, të cilat krijuan një atmosferë të veçantë festive. Më pas u interpretua “Kushtrimi i Skënderbeut – Trim mbi trima”, një rikthim simbolik te momenti i 28 Nëntorit 1443.
Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, përshëndeti të pranishmit me këto fjalë: “Është një nder i veçantë të hap këtë mbrëmje në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, aty ku arti, historia dhe komuniteti ynë bashkë krijojnë një hapësirë të përbashkët kuptimi. Ekspozita ‘Nëntori i parë’ është më shumë se një prezantim artistik: ajo është një rikthim te rrënjët, te flamuri, tek figura e Skënderbeut që vazhdon të na frymëzojë në çdo brez. Mirënjohjen time e shpreh për artistët që me krijimtarinë e tyre sjellin emocion dhe kujtesë, për Shoqatën ‘Gjergj Kastrioti’, për kuratorin Refki Gallopeni, për moderatoren Luljeta Ademi dhe për të gjithë kontribuuesit që e bënë këtë mbrëmje të mundur. Në këtë muaj simbolik për kombin tonë, kjo ekspozitë na fton të reflektojmë për sakrificën dhe vlerat që na kanë mbajtur të bashkuar.”
Kryetari i Shoqatës “Gjergj Kastrioti”- Zvicër, z. Agim Pepaj, vuri në dukje rolin e shoqatës në ruajtjen e figurës së Skënderbeut: “Kjo ngjarje është një vazhdimësi e misionit të shoqatës për ruajtjen dhe promovimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vlerave që ai mishëron për mbarë kombin shqiptar. Ekspozita ‘Nëntori i Parë’ është një homazh për ditën historike të 28 Nëntorit 1443 dhe një thirrje për të mbajtur gjallë kujtesën e ngjarjeve që formësuan identitetin shqiptar. Konsullata e Kosovës në Cyrih mbetet një shtëpi e hapur për shqiptarët e të gjitha trojeve.”
Ndërkaq qasja kuratoriale e Prof. Refki Gollopenit, theksoi përmasën estetike dhe identitare të Nëntorit: “Nëntori nuk është vetëm një datë në kalendar. Ai është një hapësirë e brendshme ku ngjyrat, simbolet dhe kujtesa jonë kolektive ndërthuren me përvojën historike të shqiptarëve. Nëntori është koha kur rikthehemi te rrënjët, te figurat që na kanë përfaqësuar ndër shekuj, e mbi të gjitha te Skënderbeu, figura qendrore e imagjinatës sonë kombëtare.
Ekspozita ‘Nëntori i Parë’ është një përpjekje që këtë kujtesë të përbashkët ta risjellë në formë vizuale, përmes syve, ndjenjës dhe shpirtit të artistëve. Arti shqiptar ka ditur gjithmonë të ruajë vazhdimësinë e identitetit, duke qenë një nga bartësit e kujtesës së popullit. Ekspozita sjell bashkë artistë të shumë brezave, të gjithë me idealin e përbashkët për t’i dhënë zë figurës së Skënderbeut përmes një gjuhe vizuale të re dhe të ndjerë. Ky projekt, i realizuar falë bashkëpunimit të Konsullatës dhe Shoqatës, është një shembull se si arti shërben si urë midis shqiptarëve në diasporë dhe trojeve amtare.”
Dimensioni historik u thellua më tej me kumtesën e historianit dhe drejtorit të Muzeut të Lezhës,z. Paulin Zefi, i cili solli një qasje të zgjeruar mbi itinerarin e kthimit të Skënderbeut nga Nishi:
“Rrëfimi i kthimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga Nishi është më shumë se një itinerar ushtarak; është një kujtesë e gjallë që ka udhëtuar nëpër shekuj bashkë me popullin tonë. Edhe aty ku mungojnë dokumentet, flasin toponimet, gojëdhënat dhe kujtimet e trashëguara nga familje të tëra të Kosovës Lindore, Preshevës, Bujanocit, Drenicës, Pollogut e Dibrës.
Itinerari i tij është i shënjuar me emra vendesh dhe legjenda që dëshmojnë pritjen, respektin dhe lidhjen e thellë shpirtërore të popullsisë arbërore me figurën e Skënderbeut. Historia nuk është vetëm ajo që shkruhet në kronika, por edhe ajo që jeton në kujtesën popullore. Rruga e kthimit të Skënderbeut është një moment themeltar i identitetit tonë kolektiv, një rrëfim që ka bashkuar zemrat e njerëzve përgjatë gjithë trojeve shqiptare.”
Në ambientet e Konsullatës u ekspozuan veprat e 13 artistëve shqiptarë: Agim Ramadani (Hero i Kosovës), Sak Muji, Marigona Toma, Jeton Lleshi, Augustin Peregega, Bujar Vani, Evis Kabilo, Bedrije Hamiti, Dorina Ukgjini, Dussi Sadriji, Florim Shaqiri, ,Naser Dushica dhe Rexhep Leci.
Prania e diplomates znj. Shukrije Ramadani, bashkëshortes së Heroit të Kosovës Agim Ramadani, u prit me nderim të veçantë, duke i dhënë mbrëmjes një dimension simbolik të fortë.
Portreti i Skënderbeut, i punuar nga Heroi i Kombit dhe artisti, Agim Ramadani
Pas përfundimit të programit, të pranishmit u ftuan në një apero të organizuar nga Konsullata, ku patën mundësinë të ndanin përshtypjet për ekspozitën, të takoheshin me artistët dhe të krijonin një hapësirë komunikimi miqësor.
Gjithashtu, të pranishmit patën mundësi të shfletonin dhe të blinin bluza me figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe materiale të tjera të dizajnuara posaçërisht nga Shoqata “Gjergj Kastrioti”, të vendosura në një kënd informativ me karakter kulturor.
albinfo.chalbinfo.chalbinfo.ch
Ekspozita “Nëntori i Parë” do të mbetet e hapur për publikun deri më 30 nëntor 2025, duke ofruar një mundësi të çmuar për ta përjetuar nga afër këtë ndërthurje arti, historie dhe identiteti.
Rritja e numrit të punonjësve që kalojnë kufirin nga Franca drejt Gjenevës po sjell sfida të mëdha: rrugë të mbingarkuara, presion mbi komunat dhe rritje të pabarazisë sociale.
Në fshatin Soral, me 900 banorë, pothuajse 7,000 makina kalojnë çdo ditë, duke e bërë zhurmën thuajse të papërballueshme. Kryetarja e komunës, Laura Weiss, thotë se këto probleme duhet zgjidhur para se të nxiset më tej rritja ekonomike në kanton.
Në anën franceze, fshatrat si Valleiry përballen me trafikun e rënduar, zgjerimin urban dhe çmime të larta të pasurive të patundshme. Diferenca mes të ardhurave në franga dhe euro ka krijuar një ndarje të heshtur mes punonjësve ndërkufitarë dhe banorëve lokalë, transmeton albinfo.ch.
Numri i punonjësve ndërkufitarë ka shkuar nga 9,000 në vitin 1975 në 115,000 sot – një rritje trembëdhjetëfish. Për të kompensuar kostot, Kantonin e Gjenevës jep një kontribut financiar Francës, që në 2024 arriti 370 milion franga zvicerane, por kjo shumë nuk mjafton për të mbajtur balancën mes shpenzimeve dhe të ardhurave.
Cigare të hedhura që ndotin planetin janë në fokus të një konference ndërkombëtare mbi kontrollin e duhanit.
“Cigare të hedhura janë toksike dhe përbëjnë një burim kryesor të ndotjes plastike,” thotë Andrew Black, kreu në detyrë i sekretariatit të Konventës së OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (FCTC).
Një konferencë e madhe ndërkombëtare mbi kontrollin e duhanit do të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë, duke u fokusuar në dëmet mjedisore që shkaktojnë cigaret. Një nga temat kryesore do të jetë çështja e cigareve të hedhura, ku disa ekspertë rekomandojnë ndalimin e tyre total.
“Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë për mjedisin do të ishte heqja e plotë e filtrave,” deklaroi Andrew Black, gjatë një takimi me shtypin të enjten, para konferencës së 11-të të Shteteve Anëtare të FCTC-së, që do të zhvillohet nga 17 deri më 22 nëntor.
Ai sqaroi se konferenca do të shqyrtojë sidomos dëmet mjedisore të industrisë së duhanit dhe produkteve të saj.
Vlerësohet se çdo vit hidhen rreth 4.5 trilion cigare të hedhura në mbarë botën, duke e bërë këtë formën më të përhapur të mbeturinave në planet.
Ndotja e ujit
“Ka ardhur koha për të ndaluar këto plastika […] sepse ato përbëjnë burimin kryesor të ndotjes së ujit dhe janë gjithashtu të ndotura me substanca toksike,” theksoi Rüdiger Krech, Drejtor i Përgjithshëm i programit “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” të OBSH-së.
Pikat e tjera kryesore të axhendës do të përfshijnë reklamimin nga kompanitë multinacionale të duhanit dhe shqetësimet serioze për rritjen e numrit të fëmijëve që bien pre e varësisë përmes metodave të reja.
“Edhe pse cigaret elektronike shpesh prezantohen si alternativa më të sigurta ndaj produkteve tradicionale të duhanit, nuk ka prova për përfitime neto për shëndetin publik. Përkundrazi, rritet numri i dëmtimeve të lidhura me përdorimin e tyre,” paralajmëroi këtë javë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Presion nga industria e duhanit
Benn McGrady, drejtues i Njësisë për Ligjin dhe Politikën e Shëndetit Publik në OBSH, tha se industria e duhanit po bën lobing intensiv dhe përpiqet të krijojë mosmarrëveshje para konferencës.
“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e industrisë së duhanit për të infiltruar dhe sabotuar konferencën e javës së ardhshme,” paralajmëroi gjithashtu Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Derisa sot, 180 shtete kanë ratifikuar Konventën e FSHC-së, e cila hyri në fuqi në vitin 2005.
Bazeli ka nisur një projekt pilot për krijimin e një “superblloku”, një zonë banimi ku trafiku i makinave është pothuajse i ndaluar dhe vendparkimet publike janë hequr. Brenda zonës lejohen vetëm mjetet e shpërndarjes, ndërsa këmbësorët dhe biçikletat kanë përparësi. Rrugët janë bërë më të gjelbërta, me hapësira sociale, tarraca të vogla dhe zona lojërash.
Koncepti vjen nga Barcelona, ku “superblloqet” synojnë të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe jetesës, duke kufizuar trafikun kalues. Studimet tregojnë se ky model rrit hapësirat publike dhe nxit ndërveprimin mes banorëve.
Në Bazel janë hequr rreth 50 vendparkime dhe autoritetet synojnë të inkurajojnë ecjen dhe përdorimin e transportit publik. Projekti mbështet objektivin e kantonit për emetime zero deri në vitin 2037. Sipas Këshilltarit Shtetëror Conradin Cramer, qyteti po teston mënyra të reja për t’u përballur me nxehtësinë në rritje dhe dendësinë urbane.
Projekti do të zgjasë një vit dhe rezultatet do të përdoren për të vendosur nëse modeli do të zgjerohet në zona të tjera të qytetit.
Shqipëria ka mbyllur fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 me humbje 0-2 ndaj Anglisë, pavarësisht një paraqitjeje shumë dinjitoze të kuqezinjve. Me këtë rezultat, Anglia siguronte tre pikët dhe përparonte në renditjen e grupit, ndërsa Shqipëria mbylli kampanjën në vendin e dytë me 14 pikë, duke u fokusuar tashmë te shorti i play-off-it.
Golat:
74’ Harry Kane 0-1
82’ Harry Kane 0-2
Pavarësisht humbjes, Kombëtarja Shqiptare mbylli një periudhë historike, duke siguruar vendin e dytë dhe duke u përgatitur për shortin e play-off-it. Tifozët mbeten krenarë për paraqitjen e kuqezinjve ndërsa Anglia largohet me tre pikë nga Tirana.
Agjencia e Statistikave të Kosovës)ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shtator 2025.
Sipas njoftimit, ka rënë numri i lindjeve në muajin shtator 2025, krahasuar me muajin gusht 2025.
Në muajin shtator janë regjistruar 2 510 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre 1 mijë e 311 meshkuj dhe 1 mijë e 199 femra. Në muajin shtator kishte rënie të numrit të lindjeve rreth (-0,2%), krahasuar me muajin gusht.
Gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 909 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), shkruan albinfo.ch. Nga gjithsej vdekjet e regjistruara, 508 janë meshkuj dhe 401 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator janë regjistruar më pak raste të vdekjeve (-0,6%).
Në muajin shtator janë regjistruar gjithsej 1 234 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator ka rënie të numrit të kurorëzimeve me rreth (-37,4%).
Në muajin shtator janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve në Kosovë, krahasuar me muajin gusht ka rritje të numrit të shkurorëzimeve për 37,1%.
Primet e sigurimit shëndetësor po ndikojnë gjithnjë e më shumë në situatën e borxhit të zviceranëve në vështirësi.
Sipas të dhënave (që lidhen me vitin 2024), nga Dettes Conseils Suisse, një shoqatë federative për këshillim në situata nevoje, faturat e papaguara ndaj kompanive të sigurimeve shëndetësore tani përfaqësojnë 15% të totalit të borxheve, raporton Le Matin Dimanche.
Kuota është e ngjashme me atë të vitit të kaluar, por pothuajse është dyfishuar që nga viti 2015. Megjithatë, pjesa e borxheve ndaj autoriteteve tatimore mbetet dukshëm më e lartë, duke qëndruar në 27%.
“Gjëja absurde është se në kohën e debateve parlamentare mbi LAMal, në mesin e viteve nëntëdhjetë, u bë premtimi i madh se primet e sigurimit shëndetësor nuk do të kalonin kurrë 10% të të ardhurave”, komenton Raphaël Mahaim, president i Dettes Conseils Suisse dhe këshilltar kombëtar (Greens/VD), në deklaratat e raportuara nga gazeta e së dielës. “Sot, në kantonet që nuk kanë asnjë mekanizëm për të mbrojtur njerëzit më modestë, primet mund të thithin deri në 20% të buxhetit të familjes: është absurde”, transmeton albinfo.ch.
“Një nga veçoritë e borxheve ndaj kompanive të sigurimeve shëndetësore është se ato nuk janë të negociueshme”, thotë Kevin Vesin, punonjës social në Qendrën Sociale Protestante në Vaud. “Kur krijojmë një plan ristrukturimi të borxhit me një përfitues dhe një pjesë e konsiderueshme e shumave të papaguara nuk është e negociueshme, perspektivat nuk janë shumë të mira”.
Pra, primet e sëmundjes “shpesh janë një faktor që çon në borxhe”. Dhe subvencionet, kur ekzistojnë, nuk arrijnë gjithmonë të ndalojnë spiralen. “Edhe në kantonet ku ka një limit prej 10% të të ardhurave, koha e përpunimit të aplikimeve mund të arrijë disa muaj dhe përfituesit nuk kanë gjithmonë mundësinë të japin paratë paraprakisht”, vazhdon eksperti. “Disa sigurues kërkojnë shumat e duhura shumë shpejt dhe, nëse mekanizmi i mbledhjes së borxheve fillon, shtohen shuma të tjera që e përkeqësojnë situatën”, përfundon specialisti.
Zvicra është një mekë për sportet me rrezik të lartë. Nëse mysafirët e huaj largohen pa paguar shpenzimet e shpëtimit dhe spitalit, në skenarin më të keq shpenzimet mbulohen nga komunat.
Lauterbrunnen në kantonin e Bernës tërheq kërcyes nga e gjithë bota – rreth 70 prej tyre kanë pasur aksidente fatale deri më sot. Aksidente të rënda ndodhin rregullisht edhe në sportet malore, kërcimin me bungee, kanionet dhe çiklizmin malor në rajone të tjera.
Këto janë të shtrenjta: fatura mesatare për një mision shpëtimi Air-Glaciers është 3,600 CHF, por mund të arrijë në 5,000 CHF ose më shumë për shpëtime komplekse. Një qëndrim i gjatë në spital është edhe më i kushtueshëm.
Vizitorët nga vendet e treta në veçanti nuk janë gjithmonë të siguruar mjaftueshëm. Nëse shkojnë jashtë vendit pas një shpëtimi ose trajtimi pa paguar faturat, spitalet, shërbimet e shpëtimit ose kantonet dhe komunat ndonjëherë mbeten me kostot. Pak më shumë se dhjetë vjet më parë, fshati Alpthal në kantonin Schwyz, me një popullsi prej 600 banorësh, duhej të paguante një faturë spitali prej më shumë se 100,000 CHF sepse një pelegrin i huaj i varfër në Rrugën e Shën Jakobit ra në tokën komunale.
Nëse trajtimi ishte i nevojshëm për mbijetesë, spitali mund ta kalojë faturën në arkën publike. Ligji e parashikon këtë: nëse një turist kërkon ndihmë të menjëhershme, kantoni i rezidencës duhet të paguajë shpenzimet e shpëtimit ose spitalit.
Disa kantone si Uri dhe Nidwalden e përmbushin këtë detyrim drejtpërdrejt, ndërsa të tjerë ia kalojnë kostot komunave. Në kantonin e Bernës, kantoni dhe të gjitha komunat i përballojnë kostot së bashku nëpërmjet barazimit të barrës, në mënyrë që vendpushimet turistike të mos penalizohen tepër, transmeton albinfo.ch.
Prandaj, nuk është rastësi që, kur pyeten nga televizioni publik zviceran, SRF, kryesisht komunat e Bernës thonë se nuk kanë asnjë kosto të pambuluar si rezultat i aksidenteve sportive me rrezik të lartë.
Situata është më e keqe në rajonet e tjera të pushimeve. “Ky ligj nuk është aspak miqësor ndaj komunitetit, veçanërisht pasi nuk mbulon vetëm aksidentet me rrezik të lartë”, thotë Martin Kuratli nga komuna e Flims në kantonin Graubünden. Komuna e tij e gjen veten në këtë situatë çdo disa vjet.
Sipas Schleiss, shuma që duhet të paguajë komuna ndryshon shumë nga viti në vit. Zakonisht janë shuma të vogla, midis 2,000 dhe 4,000 CHF në vit. “Por kemi pasur edhe një vit me fatura në qindra mijëra.” Për fat të mirë, kjo është e rrallë. Është gjithashtu inkurajuese që shumica e atletëve me rrezik të lartë janë të siguruar mirë. “Ne pothuajse asnjëherë nuk mbetemi me ndonjë kosto”, thotë Schleiss. Dhe gjithsesi: “Të ardhurat nga turizmi i tejkalojnë shumë këto kosto”. Në fund të fundit, të qenit një Mekë për mysafirët e huaj ia vlen komunave.
Në bazë të të dhënave për vitin 2024, të ardhurat mesatare ekuivalente në 34 vende evropiane variojnë nga 3,075 € në Shqipëri në 50,799 € në Luksemburg. Brenda Bashkimit Evropian, Bullgaria ka të ardhurat mesatare ekuivalente më të ulëta – 7,811 €, ndërsa mesatarja e BE-së është 21,582 €.
Përveç Luksemburgut, në krye të listës janë Zvicra dhe Norvegjia, të ndjekura nga Danimarka, Austria, Irlanda, Holanda dhe Belgjika, të gjitha me të ardhura në rangun e 30,000 deri në 35,000 euro. Finlanda, Gjermania, Suedia dhe Franca janë gjithashtu mbi mesataren e BE-së.
Maqedonia është ndër vendet më të dobëta në listën e të ardhurave, me 3,910 euro, dhe këtu janë Turqia dhe Mali i Zi.
Dallimet në produktivitet dhe strukturën e ekonomisë ndihmojnë në shpjegimin e hendekut, tha Giulia De Lazzari, një ekonomiste në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO).
“Produktiviteti më i lartë u lejon vendeve të paguajnë paga më të larta”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Kjo do të thotë që vendet me një pjesë të lartë të sektorëve me vlerë të lartë, siç janë financat, teknologjia e informacionit ose prodhimi i përparuar, kanë tendencë të paguajnë paga më të larta, ndërsa ato që mbështeten më shumë në bujqësi ose shërbime të thjeshta kanë paga më të ulëta.
Zvicra ka rregulla të përcaktuara mirë për të drejtat e trashëgimisë dhe të trashëgimisë. Por, a kanë personat me shtetësi të dyfishtë njëfarë lirie veprimi në zgjedhjen e ligjeve të cilit vend të ndjekin?
Së pari, le të shohim se çfarë thotë legjislacioni zviceran për trashëgiminë/trashëgiminë.
Kush merr çfarë varet nëse keni apo jo testament kur vdisni (termi ligjor i këtij të fundit është ‘pa testament’).
Nëse nuk keni testament, pasuria juaj do të ndahet midis trashëgimtarëve tuaj ligjorë: bashkëshortit/es ose partnerit/es së regjistruar dhe fëmijëve.
Zakonisht, bashkëshorti/ja merr gjysmën e pasurisë suaj dhe fëmijët gjysmën tjetër, për t’u ndarë në mënyrë të barabartë midis tyre.
Në rast se nuk keni fëmijë, prindërit ose edhe gjyshërit tuaj mund të trashëgojnë prej jush.
Të tjerët në të drejtat statutore të trashëgimisë janë vëllezërit e motrat.
Megjithatë, nëse nuk keni asnjë të afërm të gjallë, pasuria juaj do të shkojë në kantonin ose komunën e vendbanimit tuaj të fundit.
Po sikur të keni testament?
Do t’ju japë njëfarë fleksibiliteti, megjithëse jo të plotë, se kujt doni t’ia lini pasuritë tuaja – dhe sa, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, mund të zgjidhni se cilët do të jenë trashëgimtarët tuaj dhe si duhet të shpërndahet pasuria juaj midis tyre.
Mund të vendosni t’i jepni më shumë se gjysmën bashkëshortit/es tuaj dhe më pak fëmijëve, ose anasjelltas.
Megjithatë, trashëgimtarët tuaj ligjorë – domethënë bashkëshorti/ja dhe fëmijët – nuk mund të përjashtohen plotësisht nga testamenti juaj.
Vini re se ky ligj zbatohet vetëm për qytetarët zviceranë. Nëse jeni shtetas i huaj që jetoni në Zvicër, trashëgimia juaj normalisht rregullohet nga ligjet e vendit tuaj.
Megjithatë, nëse jeni banor afatgjatë dhe planifikoni të qëndroni këtu përgjithmonë – për shembull, nëse keni një leje C – mund të zgjidhni ligjin zviceran në vend të atij të huaj që do të zbatohet pas vdekjes suaj. Por duhet të deklaroni preferencën tuaj në testamentin tuaj.
Nëse vdisni pa lënë testament, atëherë do të hyjë në fuqi legjislacioni zviceran, pasi do të konsiderohet ligji i vendbanimit tuaj të fundit.
Po në lidhje me shtetasit e dyfishtë?
Aktualisht, ata që kanë shtetësi zvicerane përveç një të huaje, duhet t’i përmbahen vetëm ligjit të trashëgimisë së Zvicrës.
Kjo sepse, për të gjitha qëllimet dhe synimet (përfshirë ato ligjore), ata konsiderohen vetëm shtetas zviceranë.
Megjithatë, kjo do të ndryshojë së shpejti.
Më 22 dhjetor 2023, parlamenti miratoi Aktin Federal mbi të Drejtën Ndërkombëtare Private (PILA), i cili do t’u japë shtetasve të dyfishtë në Zvicër mundësinë për të bazuar trashëgiminë e tyre në ligjet e vendit të tyre “tjetër” të shtetësisë.
Megjithatë, duke vepruar kështu, shtetasit e dyfishtë nuk mund të shmangen nga rregullat statutore zvicerane të trashëgimisë – domethënë, ata nuk do të jenë në gjendje të përjashtojnë bashkëshortët dhe fëmijët nga trashëgimia e pjesës së tyre të pasurisë.
Legjislacioni i ri pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
Vincent Ducrot, Drejtor Ekzekutiv i Hekurudhave Federale Zvicerane, mori kërcënime me vdekje pasi i dha grupit gjerman Siemens një porosi për 116 trena të rinj me dy kate me vlerë 2.1 miliardë CHF, në dëm të prodhuesit zviceran të hekurudhave Stadler.
Njerëzit që folën në kushte anonimiteti e kanë akuzuar Ducrot për tradhti, gjë që bëri të nevojshme mbrojtje të ngushtë të zyrtarit hekurudhor për disa ditë, shkroi SonntagsBlick, transmeton albinfo.ch.
Hekurudhat Federale i thanë gazetës se po i merrte seriozisht këto reagime, pa dhënë detaje të mëtejshme. “Pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të Hekurudhave Federale Zvicerane është i profilit të lartë, si ai i udhëheqësve të tjerë të biznesit ose politikanëve. Ne e shohim këtë kur merren vendime të diskutueshme”, tha kompania.
Zyra Federale e Policisë (fedpol) tha se po përshtatte masat mbrojtëse sipas situatës, por nuk po komenton për këtë çështje, për arsye sigurie.
Është shumë e pazakontë që një drejtor i Hekurudhave Federale të kërkojë mbrojtje personale. Gazeta tha se personi i fundit që mori një mbrojtje të tillë ishte Andreas Meyer, paraardhësi i Ducrot, në vitin 2008. Ai mori kërcënime me vdekje për shkak të mbylljes së planifikuar të punishteve të Ngarkesave të Hekurudhave Federale në Bellinzona në kantonin Ticino.
Nga ana e saj, Stadler Rail, e lënë mënjanë në favor të konkurrentit të saj gjerman, tha një javë më parë se po shqyrtonte apelimin kundër vendimit.
Partia Demokratike e Kosovës ka çuar në Gjykatën Supreme kërkesën për rivotim në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Kjo vjen pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ia rrëzoi të njëjtën kërkesë PDK-së, transmeton albinfo.ch.
Ky subjekt politik, pretendon se në zgjedhjet e 9 nëntorit në Mitrovicë ka pasur manipulim zgjedhor, duke ju referuar fletëvotimeve me shpërputhje të numrave serikë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni u ka bërë thirrje shtetasve që kanë mbetur pa targa të automjeteve gjatë mbrëmjes së kaluar, të lajmërohen për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.
Njoftimi thekson se rastet e tilla duhet të paraqiten fillimisht te Policia e Republikës së Sllovenisë, për të marrë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm teksa pas këtyre hapave, Ambasada e Kosovës është e gatshme të ofrojë asistencë për procedurat e mëtejshme dhe këshilla të nevojshme për kthim të sigurt në vend, transmeton albinfo.ch.
Ambasada ofron një linjë emergjente për çdo informacion ose ndihmë shtesë: +386 31 465 221, ku shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë për të marrë udhëzime të detajuara dhe për të siguruar që kthimi i tyre në Kosovë të bëhet pa pengesa.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka gjetur dhjetë detonatorë ndezës me kabllo në Leposaviq.
Sipas njoftimit, ato janë gjetur nga njësi të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në afërsi të lumit të fshatit Gnjezhdan, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Serbia vazhdon ende të planifikojë sulme terroriste ndaj Kosovës, mirëpo sipas tij shtrirja e Policisë së Kosovës, shmangi shumë sulme të rrezikshme terroriste që do të mund të ndodhnin.
“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq. Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, sot është zhvilluar protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Gjatë protestës së sotme Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka bërë të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.
“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës. Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së në Facebook për protestën në Strastburg, në Francë, transmeton albinfo.ch.
Këto janë pikat që janë përmendur në letrën dërguar anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Themimi i Dhomave Speciale
Dhomat Speciale të Kosovës (DSK) u themeluan si përgjigje ndaj raportit të vitit 2010 nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili përmbante akuza për trafikim organesh dhe krime të tjera serioze të kryera gjoja nga ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Më 25 janar 2011, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi raportin.
Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi ndryshime kushtetuese që mundësonin krijimin e gjykatës, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.
Perceptimi fillestar dhe pritshmëritë në Kosovë
Themelimi i gjykatës u perceptua gjerësisht në Kosovë si i padrejtë dhe njëanshëm, pasi UÇK-ja ishte një forcë çlirimtare që luftoi kundër një regjimi represiv dhe për lirinë e popullit. Megjithatë, udhëheqësit institucionalë të Kosovës në atë kohë, përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi, mbështetën idenë e trajtimit të akuzave përmes një procesi gjyqësor të monitoruar ndërkombëtarisht, me qëllim mbrojtjen e integritetit të luftës çlirimtare.
Është e rëndësishme të theksohet se akuzat fillestare që lidhen me trafikimin e organeve dhe objektet sekrete të mbajtjes në paraburgim, elemente kyçe të raportit të Dick Marty, nuk janë pjesë e aktakuzave zyrtare. Në vend të kësaj, gjykata e zgjeroi mandatin e saj duke ndjekur akuza të tjera që nuk përmenden në raportin fillestar.
Procedurat dhe zhvillimet kryesore
Në vitin 2020, u ngritën aktakuza kundër katër ish-udhëheqësve të lartë të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Të katërt dhanë dorëheqje nga funksionet publike dhe u dorëzuan vullnetarisht në gjykatë në Hagë.
Çështjet kryesore dhe kritikat ndaj procesit
Natyra e aktakuzave. Gjykata i karakterizon strukturat e UÇK-së si një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke kriminalizuar indirekt vetë luftën çlirimtare, qasje kjo me pasoja serioze historike dhe politike.
Paraburgimi i zgjatur. Të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim për gati pesë vjet, pavarësisht dorëzimit vullnetar, bashkëpunimit të plotë me gjykatën dhe faktit që nuk paraqesin rrezik arratisjeje. Të gjitha kërkesat për lirimin me kusht janë refuzuar vazhdimisht.
Mungesa e transparencës. Shumë seanca janë mbajtur të mbyllura për publikun. Shumë dëshmitarë janë të mbrojtur dhe anonimë. Qasja e publikut dhe mediave është jashtëzakonisht i kufizuar, me vetëm një media të autorizuar të lejuar të raportojë drejtpërdrejt nga salla e gjyqit.
Shqetësime për të drejtat e njeriut. Të pandehurit kanë raportuar keqtrajtim dhe shkelje të të drejtave të tyre themelore gjatë paraburgimit, përfshirë periudha të gjata pa kontakt me familjarët.
Burimi i provave – një brengë serioze
Një shqetësim madhor mbetet përdorimi i provave nga gjykata, prova këto të siguruara nga institucionet e sigurisë së shtetit serb, përfshirë:
Shërbimin e Sigurimit të Shtetit (UDB)
Ministrinë e Punëve të Brendshme (MUP)
Komandën ushtarake për “Kosovë dhe Metohi”
Këto institucione gjatë luftës drejtoheshin nga individë që më vonë u dënuan për krime lufte nga tribunalet ndërkombëtare. Pranimi i materialeve të prodhuara nga një aparat shtetëror i dënuar ndërkombëtarisht për krime kundër njerëzimit në Kosovë ngre pikëpyetje serioze rreth besueshmërisë dhe paanshmërisë së procesit gjyqësor.
Zhvillimet e Fundit – Konflikt Interesi
Në mars 2025, z. Hashim Thaçi ngriti zyrtarisht shqetësime për përfshirjen e prokurorit John Devaney në procedura, duke theksuar se ai më parë kishte shërbyer si roje në Njësinë e Menaxhimit të Paraburgimit, ku aktualisht mbahen të akuzuarit. Kjo ka shkaktuar dyshime serioze mbi neutralitetin dhe standardet etike të gjykimit.
Përfundimi
Kjo letër ka për qëllim të ofrojë informacion të përgjithshëm dhe kontekst për përfaqësuesit diplomatikë dhe aktorët ndërkombëtarë të cilët mund të mos jenë shumë të familjarizuar me funksionimin dhe sfidat e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë dhe vazhdon të avokojë për një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm që respekton të drejtat themelore të njeriut dhe pasqyron saktësisht të vërtetën historike të luftës çlirimtare të Kosovës.
Ne ju bëjmë thirrje me mirësjellje t’i merrni këto shqetësime në konsideratë dhe t’i komunikoni ato tek institucionet tuaja shtetërore dhe ministritë e jashtme, në mënyrë që së bashku të sigurojmë një qasje të drejtë dhe të balancuar ndaj proceseve gjyqësore në vazhdim që lidhen me Kosovën.
Një sondazh i kryer nga “Amerisleep” zbuloi se 70% e amerikanëve kanë pagjumësi për shkak të problemeve financiare, por Gjenerata Z është padyshim më e goditura, sipas “Fortune”.
Rreth 47% thanë se gjumi i tyre është përkeqësuar që nga fillimi i vitit 2025. Ata shpesh zgjohen në mes të natës për shkak të ankthit financiar.
Rreth 1 në 10 amerikanë flenë mesatarisht më pak se pesë orë
Presioni financiar është i pamohueshëm. Rreth 63% e Gjeneratës Z raportojnë se u mbarojnë paratë në fund të muajit, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Pothuajse gjysma prej tyre mbështeten ende te familjet e tyre – për të mbuluar kërkesat thelbësore si qiraja dhe ushqimet. Borxhi studentor mbetet një barrë e madhe për të rinjtë.
Qëndrimi për një kohë shumë të gjatë në shtrat
Në vend që t’i drejtohen një plani financiar, shumë prej tyre e shmangin atë. Sondazhet tregojnë se 37% e Gjeneratës Z pranojnë se qëndrojnë për orë të gjata në shtrat, ndërsa më shumë se gjysma prej tyre shfletojnë rrjetet sociale ose shikojnë televizor pa pushim për të qetësuar mendjen.
Ndërsa mund të duket si një pushim, ekspertët thonë se këto zakone krijojnë një cikël ku stresi dhe lodhja përjetësojnë njëri-tjetrin. Drita blu nga ekranet prish ritmet e gjumit dhe ekspozimi ndaj lajmeve të vazhdueshme ekonomike e përkeqëson gjendjen e tyre.
Hapa të vegjël që mund të ndihmojnë
Automatizimi i kursimeve, përballimi i një borxhi të vogël ose monitorimi i shpenzimeve për një muaj mund të rivendosë një ndjenjë kontrolli.
Ankthi për paratë për Gjeneratën Z nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet individuale. Sfidat sistemike, të tilla si stanjacioni i pagave, rritja e kostove të strehimit dhe barra e kredive studentore, janë nxitësit kryesorë të stresit.
Mediat sociale e përkeqësojnë problemin duke amplifikuar presionin e konsumatorëve dhe duke inkurajuar krahasimet me stilet e jetesës online të kuruara që shpesh nuk arrijnë të pasqyrojnë realitetin.
Megjithatë, ka shenja qëndrueshmërie. Shumë anëtarë të Gjeneratës Z po e lidhin gjithnjë e më shumë mirëqenien financiare me mirëqenien e përgjithshme.
Kjo mendësi mund të inkurajojë zakone më të shëndetshme që balancojnë menaxhimin e parave dhe shëndetin mendor. Sfida tani është përkthimi i kësaj vetëdije në veprime të qëndrueshme.
Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas arritjes historike së play-offit të Botërorit të vitit 2026.
Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe, teksa ka një mesazh për Zvicrën.
“Një arritje shumë e madhe, historike, hala nuk kemi arritur ku duam me arrit. Kemi forcë me arrit në Botëror, është e vështirë. Kemi me ia tregu na krejt Kosova, Zvicrës se sa jena të fortë”, tha ai fillimisht.
Tutje, ai iu kundërpërgjigj deklaratës së Granit Xhakës, i cili tha se Avdullahu e Hajdari nuk do të kishin vend te Zvicra. “I uroj vetëm suksese atij, s’kam kurrfarë deklarate ndaj tij”, përfundoi Avdullahu.
Avdullahu e la Zvicrën për Kosovën në muajin shtator.
Çmimet e rrymës për kompanitë prodhuese, pas liberalizimit të tregut të energjisë, janë rritur deri në 300 për qind, duke e bërë prodhimin më të kushtueshëm. Prodhimet vendëse po bëhen më të shtrenjta sesa produktet e importuara nga rajoni dhe Evropa, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, transmeton albinfo.ch.
Ai pohon se pas qershorit, disa kompani kanë zhvendosur fokusin nga zgjerimi i prodhimit në mbijetesë, duke kërkuar shpëtim te panelet diellore.
Madje, disa janë mbyllur, e disa kanë zvogëluar kapacitetet prodhuese.
Në muajt e dimrit pritet kulmi i vështirësive, ndërsa paralajmërohet edhe ngritje e çmimeve të produkteve.
Për të lehtësuar gjendjen e bizneseve prodhuese, Rafuna shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë me subvencione apo masa fiskale.
Zvicra fitoi 4:1 ndaj Suedisë duke rritur gjasat në maksimum për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, shkruan albinfo.ch.
Por, ndeshja e fundit do të jetë në Prishtinë ndaj Kosovës.
Dardanët kanë tri pikë më pak dhe teorikisht janë ende në garë për vendin e parë.
Megjithatë, Përfaqësuesja zvicerane mund të përballojë një humbje me 5 gola në Kosovë të martën dhe prapëseprapë të sigurojë biletën e saj për Kupën e Botës.
Pra, Kosova duhet të fitojë 6:0 e më shumë që të jetë pjesë e Botërorit.
Një mision shumë i vështirë.
Te Nati janë shprehur se do të jenë të kujdesshëm deri në fund.
Prishtina përgatitet për festë, pasi kjo është hera e parë që Kosova siguron “Play-off”-in, derisa ëndërron Botërorin.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2025.
Në njoftimin e ASK bëhet e ditur se ka rënë numri i lindjeve në muajin shtator 2025, krahasuar me muajin gusht 2025, transmeton albinfo.ch.
Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 2 510 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 311 lindje janë meshkuj dhe 1 199 lindje janë femra. Në muajin shtator 2025 kishte rënie të numrit të lindjeve rreth (-0,2%), krahasuar me muajin gusht 2025.
Gjatë muajit shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 909 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekjet e regjistruara, 508 janë meshkuj dhe 401 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator janë regjistruar më pak raste të vdekjeve (-0,6%).
Në muajin shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 1 234 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator ka rënie të numrit të kurorëzimeve me rreth (-37,4%).
Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2025 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve për 37,1%.
Fisnik Asllani, ylli i Kosovës që realizoi supergol ndaj Sllovenisë në fitoren 2:0, ka thënë se një fitore të tillë s’ka mundur as ta ëndërronte.
Në një deklaratë pas ndeshjes, Asllani e ka quajtur të jashtëzakonshme ndjenjën e arritjes së plejofit për kualifikim në Botërorin 2026.
“Edhe po të ëndërroja nuk do ta mendoja kështu. Kështu që jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që më mirë nuk ka mundur të shkonte për ne. Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Besoj që ky gol na ka ndihmuar të hyjmë sa më mirë në lojë. Kështu që ndihem shumë, shumë krenar për golin sot. Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Besoj që të gjithë lojtarët, të gjithë shqiptarët që kanë qenë sot në stadium, janë ndier shumë krenar dhe na ka ndihmuar atmosfera të bëjmë lojë të mirë sot”, deklaroi Asllani për faqen zyrtare të FFK-së pas ndeshjes, transmeton albinfo.ch.
Asllani shënoi golin e parë të ndeshjes. Ai realizoi supergol në minutën e gjashtë. Goli i dytë u realizua nga vetë sllovenët.