Kurti në Davos fton Kuvajtin për investime në energji, ujë dhe infrastrukturë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Shtëpinë e Kosovës në Davos me Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kuvajtit, njëherësh ministër në detyrë i Financave dhe ministër i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Investimet, transmeton albinfo.ch.

 

 

Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kuvajtit ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë partner të rëndësishëm në proceset zhvillimore të vendit.

Ai theksoi se kjo mbështetje përbën një bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve, veçanërisht në sektorë strategjikë si energjia, uji dhe infrastruktura.

 


Sipas Kurtit, qeveria synon të realizojë projekte madhore zhvillimore, përfshirë ndërtimin e digave, hekurudhave, stadiumeve dhe zgjerimin e kapaciteteve energjetike, të cilat do të ndikojnë në rritjen ekonomike dhe forcimin e sigurisë energjetike.

 

 

Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku Kosova po zhvillon takime me përfaqësues të lartë shtetërorë dhe investitorë ndërkombëtarë./Albinfo.ch

 

Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë

Bëhet fjalë për pianisten 23-vjeçare nga Kosova, Anila Aliu, e cila po shkëlqen në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke fituar disa nga çmimet më prestigjioze në konkurse globale, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, ajo u shpall fituese e çmimit kryesor në një konkurs të nivelit të lartë në Tajlandë, ku konkurruan pianistë nga e gjithë bota. Ky sukses është rezultati i punës shumëvjeçare dhe kalimit të disa raundeve të vështira që nga viti 2020.

“Konkurenca ishte jashtëzakonisht e fortë, me pjesëmarrës nga të gjitha moshat dhe vende të ndryshme, por falë përkushtimit arrita të triumfoj,” tregoi Anila.

Pianistja ka ndarë gjithashtu lajmin për çmimin e fituar më parë në Beograd, duke theksuar se në muzikën klasike nuk ka rëndësi prejardhja, por vetëm talenti dhe ajo që ofron në skenë, transmeton tutje albinfo.ch.

“Suksesi im më bën të ndihem e vlerësuar si artiste, sepse në këtë botë nuk ka rëndësi se nga vjen, por çfarë dhuron me performancën tënde,” tha Aliu, duke reflektuar për përpjekjet dhe pasionin që e kanë çuar deri në skenat ndërkombëtare.

Anila Aliu vazhdon të jetë një shembull frymëzimi për artistët e rinj shqiptarë, duke treguar se talenti dhe përkushtimi mund të tejkalojnë çdo kufi dhe të vendosin emrin e Kosovës në hartën e muzikës klasike botërore./Albinfo.ch

Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’

Mario Banushi është regjisori shqiptar i formuar në Athinë, ka fituar të çmimin prestigjioz “Luani i Argjendtë”, duke u bërë gjithashtu regjisori më i ri që e merr këtë nder. Një arritje që thekson rrugëtimin e jashtëzakonshëm të një talenti të ri, i cili po tërheq vëmendjen e skenës botërore, transmeton albinfo.ch.

Juria, e drejtuar nga aktori Willem Dafoe, e ka vlerësuar teatrin e Banushit si “poetik dhe intim, që transformon heshtjet dhe veprimet e përditshme në ceremoni të përbashkëta, duke përshkuar kujtimin, dhimbjen dhe traditat familjare, me një gjuhë politike të mprehtë”.

Pas fitores, Banushi ka përshëndetur familjen e tij dhe rrugëtimin personal që e ka çuar deri në këtë çmim të rëndësishëm. Në motivacionin e Bienales, theksohet se ai përdor heshtjen si një element komunikimi të fuqishëm, ndërsa teatrin e tij e përshkon inteligjenca politike dhe eksplorimi i kontradiktave të kohës sonë, transmeton tutje albinfo.ch.

I lindur në vitin 1998 në Shqipëri, Banushi u vendos me familjen në Greqi, ku përfundoi Konservatorin e Dramës në Athinë. Debutimin e tij e bëri gjatë pandemisë me shfaqjen “Ragada”, e ndjekur nga “Mirupafshim, Lindita” dhe trilogjia e tij e njohur “Taverna Mirësia”. Veprat e tij janë pritur me entuziazëm në Teatrin Kombëtar të Greqisë dhe kanë nisur turne ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen e mediave të njohura si New York Times, BBC, The Guardian, Le Monde dhe Libération.

Banushi ka theksuar se synon të krijojë teatër që ndjehet, jo vetëm kuptohet: “Dua të imagjinoni historitë tuaja, të shihni jetën tuaj dhe më pas të jetoni me këtë,” ka thënë ai për New York Times.

Prodhimi i tij më i fundit, “Mami”, një bashkëprodhim ndërkombëtar, është shfaqur me sukses në Festivalin e Avinjonit dhe është vlerësuar për mjeshtërinë vizuale dhe emocionale. Pavarësisht suksesit ndërkombëtar, Banushi ruan lidhjen e fortë me gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke mbajtur titujt e shfaqjeve origjinal në shqip.

Mario Banushi është një shembull i talentit të ri shqiptar që po shkon përtej kufijve, duke ndërtuar një identitet teatral unik, të njohur dhe të vlerësuar në skenën ndërkombëtare./Albinfo.ch

Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos

Kosova ka zyrtarizuar dje anëtarësimin e saj në Bordin e Paqes, një organizatë ndërkombëtare e themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump, shkruan albinfo.ch.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar dokumentet e anëtarësimit gjatë një ceremonie të mbajtur në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror (WEF). Momenti i nënshkrimit u shoqërua me duartrokitje nga vetë Donald Trump, si dhe nga liderë të tjerë botërorë të pranishëm në ceremoni.

Ky zhvillim nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat zvicerane. Gazeta 20 Minuten i ka kushtuar vëmendje të veçantë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, duke realizuar një intervistë me presidenten Osmani në Davos.

https://www.facebook.com/share/v/183xsUvfMM/?mibextid=wwXIfr

Sipas medias zvicerane, Kosova i është bashkuar Këshillit të Paqes të Trumpit, ndërsa theksohet se përfshirja e saj është e rëndësishme edhe për faktin se Rusia nuk gëzon të drejtën e vetos në këtë organizatë.

Po ashtu, edhe portali Blick.ch ka publikuar një artikull lidhur me raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke ngritur dyshime se presidentja Osmani kishte diçka të rëndësishme për t’i komunikuar presidentit Trump.

“Ndërsa presidentja kosovare u ul në vendin e saj, ajo i pëshpëriti diçka në vesh Trumpit për një kohë. A mos ndoshta bëhej fjalë për një konflikt në Ballkan?”, shkruan Blick.ch, duke spekuluar mbi përmbajtjen e bisedës mes dy liderëve.

Ndërkohë, vlen të theksohet se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes shihet si një hap i rëndësishëm në forcimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare dhe në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Albinfo.ch

Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos

Mbyllet me sukses aktiviteti “Shtëpia e Kosovës” në Davos të Zvicrës, me aktivitetin e fundit “Diaspora Goes Davos”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë bashkë në aktivitetin përmbyllës të Shtëpisë së Kosovës në Davos, të organizuar në kuadër të eventit “Diaspora Goes Davos”, shkruan albinfo.ch.

Ky aktivitet mblodhi sipërmarrës, inovatorë dhe liderë të diasporës kosovare, me qëllim lkrijimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik, inovativ dhe institucional për Kosovën.

Mbrëmja përmbyllëse u pasurua me një prezantim të veçantë kulturor nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Orkestra dhe solistët e ansamblit sollën një koncert unik me këngë dhe muzikë tradicionale nga trashëgimia kulturore e Kosovës, duke ofruar një përjetim autentik artistik dhe duke prezantuar identitetin kulturor të vendit në skenën ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, nga Shtëpinë e Kosovës në Davos,  e ka komentuar si vlerësim për paqen përfshirjen e Kosovës mes shteteve themeluese në Davos.

Ajo tha se fakti që SHBA-të e kanë përzgjedhur Republikën e Kosovës ndër 20 anëtaret themeluese tregon shumë për vlerësimin që presidenti Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndaj Kosovës dhe rolit tonë në paqe.”

Presidentja e Kosovës theksoi se Kosova, duke pasur përvojën e saj në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, është një nga modelet më të shkëlqyera se si duhet ndërtuar shteti, paqja dhe aleancat.

Foto: Genti Mersinaj
Foto: Genti Mersinaj
Foto: Genti Mersinaj
Foto: Genti Mersinaj

Lexoni po ashtu:

“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës

Lexoni po ashtu:

Kurti nga Davosi: ‘Shtëpia e Kosovës’, platformë për promovimin e investimeve dhe kulturës

Ku mund të mbushni më lirë veturën me karburant në Zvicër?

Analiza e “TCS Petrol Price Radar” tregon se çmimet e karburantit nuk janë të njëjta kudo. Shpesh është më lirë në stacionet e vogla në zonat rurale.

Karburanti më i lirë

Ata që mbushën me benzinë pa plumb 95 e gjetën më lirë vitin e kaluar në stacionin Neubrück Café-Bar në Brügg (BE), me çmim mesatar 1.52 franga për litër. Stacioni i dytë më i lirë ishte Voegtlin-Meyer AG në Matzendorf (SO), me 1.53 franga për litër. Benzinë e lirë gjetëm edhe në “Freie Tankstelle” në Langenthal (BE) dhe në Marché Brügg.

Karburanti më i shtrenjtë

Në anën tjetër, stacioni në parkun Talgarten në qytetin e Zyrihut shiti benzinë pa plumb 95 me një mesatare prej 2.37 frangash për litër vitin e kaluar. Çmime të ngjashme gjendeshin edhe në stacionin BP pranë autostradës në Coldrerio (TI).

Benzina pa plumb 98 dhe dizeli

Benzinë pa plumb 98 më e lirë u gjet në kantonin Ticino, në Collina d’Oro pranë Luganos, me 1.36 franga për litër.

Dizeli më i lirë ishte në MP Biodiesel në Domdidier (FR), 1.59 franga për litër. Ndërsa dizeli më i shtrenjtë ishte në Eni Piotta (TI), 2.46 franga për litër.

Diferencat rajonale

Çmimet ndryshojnë dukshëm sipas kantoneve dhe stacioneve. Në përgjithësi, karburanti është më i shtrenjtë përgjatë autostradave dhe më i lirë në zonat periferike. Diesel dhe benzinë 95 pa plumb janë më të lira në kantonin Basel-Landschaft, ndërsa benzinë 98 më e lirë gjendet në kantonin Jura. Çmimet më të larta shihen në kantonet Uri (benzinë 95 dhe dizel) dhe Gjenevë (benzinë 98).

Radar i çmimeve TCS

Falë përditësimeve nga komuniteti, drejtuesit mund të shohin çmimet e karburantit në kohë reale. Në 2025, rreth 3,800 stacione karburanti në Zvicër u përditësuan më shumë se një herë. Radar i çmimeve të TCS mbetet një udhëzues i vlefshëm për drejtuesit edhe në 2026, megjithëse çmimet mund të ndryshojnë shpejt.

Përmbytje të mëdha godasin ishullin e Sicilisë, dëmet arrijnë 720 milionë euro

Një stuhi e fuqishme që goditi ishullin e Sicilisë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë vlerën e 720 milionë eurove. Për të përballuar situatën e emergjencës, qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të mbuluar nevojat më urgjente.

Edhe në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen në qindra milionë euro, dhe autoritetet rajonale kërkojnë mbështetje financiare shtesë nga qeveria në Romë.

Reshjet e vazhdueshme dhe dallgët shumë të larta kanë shkaktuar dëme edhe në pasuritë arkeologjike. Situata më kritike është në Kalabri, ku dallgët në Detin Jon kanë arritur lartësinë e nëntë metrave – ekuivalent me një ndërtesë katërkatëshe. Erërat e forta, mbi 110 km/h, kanë përkeqësuar shkatërrimin e infrastrukturës dhe zonave bregdetare.

Kosova dhe Serbia dakordohen për aktivizimin e komisionit për personat e zhdukur

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të vënë në funksion komisionin e përbashkët që merret me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas raundit të dialogut me Serbinë në Bruksel, deklaroi se tani pritet që javët e ardhshme të zhvillohen takime me zëvendësit e tyre për të vendosur prioritetet e para të punës së komisionit.

“Qëllimi ynë ishte të dakordohemi për funksionalizimin e komisionit të përbashkët dhe zbatimin e Marrëveshjes për personat e pagjetur, si pjesë e dialogut mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe tani mund të themi se ky objektiv është realizuar,” tha Bislimi.

Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, e konsideroi takimin e 22 janarit si “hapin e parë të komisionit për zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur”.

“Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që ky takim i parë të përshpejtojë procesin për gjetjen e të gjithë personave të zhdukur,” shtoi Petkoviç.

Kryenegociatorët e të dyja vendeve shërbejnë edhe si bashkëkryesues të komisionit.

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili gjithashtu mori pjesë në Bruksel, vuri në dukje se për tre vitet e fundit Serbia kishte refuzuar të themelonte komisionin.

“Mirëpresim takimin e ardhshëm dhe presim që pala serbe të sjellë hapa konkretë dhe të matshëm, në përputhje me detyrimet e Deklaratës për personat e zhdukur,” shkroi Hoti në Facebook.

Sulm hakerash ndaj Energy Switzerland: Të dhënat e 85,000 individëve të prekur janë kopjuar dhe fshirë

Energy Group Switzerland ka njoftuar për një sulm hakerash më 20 janar 2026. Të dhënat personale të rreth 85,000 fituesve të biletave janë fshirë dhe, sipas informacionit, mund të jenë edhe kopjuar. Ngjarja është raportuar menjëherë tek policia dhe Autoriteti Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (FDPIC). Të gjithë individët dhe partnerët e prekur do të informohen personalisht.

Energy ka shprehur keqardhje të thellë për incidentin e sabotimit, po vijon hetimet dhe ka marrë masa shtesë për të përforcuar sigurinë e të dhënave.

Sfida e ligjit të policisë në kantonin e Bernës dhe të drejtat e qytetarëve

Ligji i policisë në kantonin e Bernës është përballur me sfida ligjore, ndërsa Gjykata Federale e Lartë do të vendosë së shpejti mbi disa dispozita të reja që lidhen me mbikëqyrjen dhe sigurinë.

Çështjet kryesore që kanë ngjallur kritika nga partitë e majta dhe organizatat për të drejtat e njeriut janë:

Monitorimi automatik i automjeteve: Kantonit të Bernës i lejohet të skanojë automatikisht targat e makinave dhe t’i krahasojë me bazat e të dhënave. Kritikuar si “survejim masiv” nga organizata “Democratic Lawyers of Switzerland” (DJS).

Bodycam-et e policisë: Policët bernëzë përdorin kamera trupore për të regjistruar krimet, por kritikohet mungesa e qartësisë se kush mund të filmojë dhe kur.

Mbikëqyrja e detyruar në zona “hotspot”: Kantonit mund t’i lejohet të vendosë kamera edhe kundër vullnetit të komunave, duke sfiduar autonominë lokale.

Ekspertët shprehin se ligjet e policisë prekin thellësisht të drejtat themelore dhe shpesh përfundojnë para Gjykatës Federale për vendim. Përveç mbrojtjes së qytetarëve, ligji i Bernës synon edhe parandalimin e krimit, një çështje që bie nën juridiksionin kantonal.

Gjykata Federale pritet të vendosë publikisht, dhe çdo ndryshim mund të ndikojë në praktikat e policisë bernëze, duke përfshirë përdorimin e kamerave trupore dhe monitorimin e automjeteve.

Deputetë gjermanë bëjnë thirrje për bojkot të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara

Po sikur Kupa e ardhshme e Botës e FIFA-s, e bashkëorganizuar nga Shtetet e Bashkuara, të bojkotohej? Vetëm disa muaj para fillimit të turneut, debati po intensifikohet në Gjermani. Shkak janë politikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe tensionet gjeopolitike që ai ka nxitur, veçanërisht lidhur me Groenlandën. Disa deputetë gjermanë po hedhin idenë e bojkotit.

Ideja e një bojkoti gjerman të Kampionatit Botëror të Futbollit, që pritet të nisë në qershor, po diskutohet si nga e majta ashtu edhe nga e djathta politike. Në të dy krahët ekziston bindja se presidenti amerikan po shkon shumë larg, sidomos në çështjen e Groenlandës, transmeton albinfo.ch.

Jürgen Hardt, deputet konservator dhe i afërt me kancelarin Friedrich Merz, ishte ndër të parët që sugjeroi heqjen dorë nga pjesëmarrja në turne. Sipas tij, është e papranueshme që një ngjarje e tillë të zhvillohet në një vend si Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i konsideron “agresive ndaj një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”.

“Presidenti amerikan duhet ta kuptojë se, nëse do ta ndërmerrte këtë hap, asgjë nuk do të ishte më si më parë në marrëdhëniet transatlantike – përfshirë edhe çështje që kanë rëndësi për të, si Kupa e Botës”, thekson Hardt, duke shkuar deri aty sa të sugjerojë anulimin e turneut si mjetin e fundit për ta detyruar Donald Trump të reflektojë.

Nga ana e saj, qeveria gjermane ia kalon përgjegjësinë Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe FIFA-s. Këto dy institucione janë të vetmet të autorizuara për të vendosur mbi një bojkot të mundshëm. Sipas një sondazhi të fundit, shumica e gjermanëve do ta mbështesnin një bojkot nëse Groenlanda do të aneksohej nga Uashingtoni.

Debat edhe në Francë

Edhe në Francë, çështja u trajtua të martën. Megjithatë, në këtë fazë, Parisi nuk po shqyrton tërheqjen nga organizimi i Kupës së Botës, pavarësisht thirrjeve të shumta, veçanërisht nga qarqet politike.

Nuk është hera e parë që ngrihen kërcënime për bojkotimin e Kupës së Botës. Megjithatë, asnjë vend nuk ka ndërmarrë realisht një hap të tillë, të paktën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në raste të mëparshme, këto thirrje kanë mbetur vetëm në nivel deklaratash, siç ndodhi edhe gjatë Kupës së fundit të Botës në Katar.

Në histori kanë ekzistuar bojkote gjatë Lojërave Olimpike, si në vitin 1980 në Moskë, kur 65 shtete refuzuan të dërgonin sportistët e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik.

SHBA-të gati për negociata tarifore me Zvicrën

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të hapin negociata tarifore me Zvicrën, ka deklaruar presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“Amerikanët na kanë informuar se janë të gatshëm”, tha Parmelin para mediave, duke sqaruar se deklarata e përbashkët e miratuar në nëntor mbetet baza e negociatave dhe se nuk janë vendosur kushte paraprake. Ai shtoi se nëse ky kuadër ndryshon, procesi mund të vonohet.

Sipas ministrit zviceran të Ekonomisë, raundi i parë i negociatave teknike për marrëveshjen tarifore mes Bernës dhe Uashingtonit pritet të mbahet sa më shpejt në Bernë, megjithëse ende nuk ka një datë të saktë. Zvicra synon të arrijë një marrëveshje deri në fund të marsit për të siguruar tarifat prej 15% që janë në fuqi që nga nëntori, transmeton albinfo.ch.

Mbështetje për Ukrainën

Në Davos, Parmelin u takua gjithashtu për herë të parë personalisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar se Zvicra planifikon të mbështesë Ukrainën përballë krizës energjetike.

“Situata është kritike. Ka zona ku shtëpitë nuk po ngrohen më”, tha Parmelin, duke shtuar se pala ukrainase ka paraqitur një listë kompanish zvicerane të sektorit energjetik që mund të ndihmojnë me pajisje të nevojshme. “Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar dërgesat”, u shpreh ai.

Zelensky dhe Trump në Davos

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua në Davos me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar bisedën si “të mirë”. Pas takimit, Trump i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa Zelensky deklaroi se dokumentet për përfundimin e konfliktit janë “pothuajse gati”.

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror, Zelensky kritikoi mungesën e vullnetit politik të Bashkimit Evropian ndaj Vladimir Putinit, duke theksuar se garancitë e sigurisë nuk mund të funksionojnë pa përfshirjen e SHBA-ve.

Trump nënshkruan Kartën e “Këshillit të Paqes”

Gjatë qëndrimit të tij në Davos, Donald Trump nënshkroi kartën themeluese të “Këshillit të Paqes”, një strukturë që, sipas tij, do të funksionojë “në koordinim me Kombet e Bashkuara”. Pas ceremonisë, presidenti amerikan u largua nga Zvicra drejt aeroportit të Cyrihut.

Sektori i turizmit zviceran “po buzëqesh”

Pavarësisht një rënieje të ndjeshme të udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara, sektori zviceran i turizmit e mbylli vitin 2025 me rritje të moderuar dhe e nisi vitin e ri me vrull, sipas Andrea Beffa, drejtoreshë e Federatës Zvicerane të Udhëtimeve (FSV), shoqatës së agjencive të udhëtimit. Në vitin financiar të përfunduar së fundmi, xhiroja e sektorit u rrit me afërsisht 5%, vuri në dukje ajo në një bisedë me agjencinë AWP. “Ishte një vit i mirë për sektorin.”

Krizat e shumta politike dhe fatkeqësitë e tjera, ndërsa gjenerojnë pasiguri dhe rrisin kërkesën për këshilla dhe siguri, nuk e kanë zbehur dëshirën për të udhëtuar. Pika më e vështirë janë destinacionet amerikane, të cilat panë një rënie prej 11%, me 361,300 udhëtarë zviceranë. “Personalisht, jam i befasuar këndshëm që rënia është vetëm rreth 10%”, komenton eksperti, i cili ia atribuon rënien “mbulimit të fortë mediatik të politikave të paparashikueshme të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump”, transmeton albinfo.ch.

Disa operatorë kanë raportuar humbje deri në 40%. Por perspektiva për vitin 2026 duket më pak e zymtë se sa pritej: “Nuk duket se do të ketë një tkurrje më të mprehtë të kërkesës sesa në vitin 2025”, duke kundërshtuar kështu parashikimet më pesimiste që parashikonin një përgjysmim të biznesit të lidhur me SHBA-në. Destinacione të tjera të largëta kanë ndihmuar në kompensimin e rënies amerikane. Kanadaja, Australia dhe Karaibet kanë përfituar në veçanti, ndërsa kërkesa për Azinë (Japonia, Sri Lanka, Tajlanda, Vietnami, Koreja e Jugut) dhe Afrikën e Jugut ka mbetur shumë e fortë. Vala e të nxehtit e Kupës së Botës në Amerikën e Veriut verën e ardhshme do të luajë gjithashtu një rol pozitiv, duke tërhequr flukse tifozësh, megjithëse me efektin anësor të rritjes së çmimeve.

Fillimi i vitit 2026 ka qenë pozitiv. “Rezervimet po vijnë: Shumica e anëtarëve e kanë filluar vitin e ri me optimizëm.” Shpenzimet mbeten të larta, me çmimet mesatare të paketave të udhëtimit të qëndrueshme në nivele të larta: kërkesa për vende të para, biznesi ose ekonomike premium në linjat ajrore vazhdon të jetë e lartë. “Klasat biznesi janë pothuajse gjithmonë të rezervuara plotësisht.”

Në frontin e konkurrencës, Beffa qetëson: pavarësisht bashkimit që krijoi gjigantin Dertour Suisse-Hotelplan, tregu mbetet dinamik dhe i zgjeruar, me hapësirë ​​për operatorë të rinj. Bashkimi, sipas drejtorit të FSV, është i favorshëm për klientët që përfitojnë nga një ofertë më e gjerë dhe nuk ka çuar në një rritje të përgjithshme të çmimeve, gjë që do të ishte e pamundur duke pasur parasysh konkurrentët e shumtë në treg.

Studimi zviceran tregon se ‘mund të varemi’ nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale po bëhet aq e pranishme sa mund të jetë duke u bërë edhe problematike.

Ky është paralajmërimi nga Ingrado, një qendër zvicerane ekspertize për varësinë, transmeton albinfo.ch.

Sipas specialistëve, inteligjenca artificiale mund të kalojë nga një mjet i dobishëm në një mbështetje të përditshme, me rreziqe reale për autonominë dhe shëndetin mendor – veçanërisht tek adoleshentët.

Ingrado përshkruan raste kur përdoruesit mbështeten te chatbot-et edhe për vendimet më të vogla, ndihen të shqetësuar pa to dhe tërhiqen shoqërisht.

Ekspertët flasin për një “sindromë gjeneruese të varësisë nga inteligjenca artificiale”, të nxitur nga efektet e dopaminës dhe iluzioni i bisedës.

Mesazhi është i qartë – nëse përdorimi i inteligjencës artificiale fillon të ndihet i pakontrollueshëm, njohja e problemit herët dhe kërkimi i ndihmës është çelësi.

Aktorja Ursula Andress thotë se është grabitur për 18 milionë franga

Aktorja legjendare e ekranit Ursula Andress beson se është grabitur.

Gati gjashtë muaj pas vdekjes së tij nën një tren pranë Gstaad, po shfaqen dyshime të reja rreth menaxherit të pasurisë në Gjenevë, Eric Freymond.

Andress, tani 89 vjeç, ka ngritur një padi penale, duke pretenduar se 18 milionë CHF të pasurisë së saj u zhdukën përmes transaksioneve të dyshimta të urdhëruara pa dijeninë e saj, transmeton albinfo.ch.

Freymond dyshohej tashmë për mashtrimin e një klienti tjetër të profilit të lartë, trashëgimtarit të Hermès, Nicolas Puech.

Prokurori i Vaud tani ka hapur procedura penale, ndërsa Ursula Andress thotë se ndihet thellësisht e tradhtuar nga dikush të cilit i besonte plotësisht.

Kostot e infrastrukturës zvicerane të F-35 tejkalojnë buxhetin

Nevojitet infrastrukturë e re për të strehuar dhe operuar avionët, të cilët pritet të fillojnë të mbërrijnë nga Shtetet e Bashkuara në mesin e vitit 2027, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Numri dhe çmimi i saktë i F-35 është ende i paqartë pas një prokurimi të diskutueshëm dhe të zgjatur.

Ajo që është e qartë është se nevojitet infrastrukturë e re për të operuar avionët. Kjo përfshin hangarë dhe dhoma simulimi për trajnimin e pilotëve dhe planifikimin e misioneve. Prandaj, fushat ajrore ushtarake në Payerne, Meiringen dhe Emmen duhet të pajisen në kohë për mbërritjen e tyre.

Puna e ndërtimit në Payerne filloi në pranverën e vitit 2025, gjashtë muaj pas afatit, sipas auditorëve. Dhe financat e caktuara për projektin tashmë janë shteruar.

Puna në fushat ajrore ushtarake Meiringen dhe Emmen është vonuar për të paktën një vit. Raporti nga auditimi financiar kritikon ata që janë përgjegjës për nënvlerësimin e kohës së nevojshme.

Mbishpenzime të konsiderueshme

Specialisti i prokurimit të mbrojtjes, Armasuisse, dëshiron të qetësojë publikun. Marcel Adam, kreu i njësisë së kompetencës së pasurive të paluajtshme, është përgjegjës për projektet e ndërtimit.

Ai këmbëngul se projektet e ndërtimit dhe vënia në punë e avionëve luftarakë po koordinohen. “Jam i bindur se nëse ndërtimi vazhdon sipas planit, do të jemi në gjendje të dorëzojmë gjithçka në kohë”, tha Adam për transmetuesin publik zviceran SRF.

“Sot, ka hapësira të mjaftueshme hangari në dispozicion në Zvicër për avionët e ardhshëm F-35”, shtoi ai.

Rinovimet tani pritet të kushtojnë 200 milionë CHF. Kjo është dukshëm më shumë se kredia origjinale prej 120 milionë CHF e miratuar nga parlamenti në vitin 2022.

Ministria zvicerane e mbrojtjes e vlerësoi këtë shumë tre vjet para se të ishte e qartë se Zvicra do të siguronte F-35. Buxheti u vendos pa ditur kërkesat për fushat ajrore, funksionimin dhe mirëmbajtjen.

Edhe më shumë kosto

Auditorët tani e kritikojnë këtë vlerësim të kostos si të papërshtatshëm. Armasuisse thotë se do të ndryshojë proceset e saj në të ardhmen. Vlerësimi i ri prej 200 CHF është i mjaftueshëm vetëm për nevojat thelbësore.

“Sapo të kryejmë punën e konvertimit, operacionet e fluturimit mund të rifillojnë sipas kërkesës së ushtrisë”, tha Adam. Për ta bërë këtë të mundur, këtë vit do të paraqitet një kërkesë për një kredi plotësuese.

Janë planifikuar gjithashtu projekte ndërtimi shtesë më pak thelbësore. “Këto projekte përfshijnë kryesisht punë mirëmbajtjeje në ndërtesat ekzistuese që do të përdoren edhe për F-35 në të ardhmen, si dhe infrastrukturë të re që aktualisht nuk është thelbësore për fillimin e operacioneve të fluturimit dhe mund të zbatohet në një datë të mëvonshme”, tha Adam.

Auditorët llogarisin se këto projekte do të kushtonin 50 milionë franga zvicerane shtesë. Raporti i tyre kritikon mungesën e transparencës në lidhje me kostot totale për projektet e ndërtimit që lidhen me prokurimin e F-35.

Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin

Ideatori i grabitjeve të stacioneve të zjarrfikësve dhe një banke në Burgenlandin verior (Austri) – ku u vodhën më shumë se 90,000 euro – është dënuar me tre vjet e gjysmë burg. I dënuari kosovar është dakord me këtë.

Kosovari, më parë banor i Burgenlandit verior, thuhet se ishte kthyer në atdheun e tij për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë, transmeton albinfo.at. Por ai, një ekspert i hortikulturës, po kërkohej me një urdhër arresti ndërkombëtar. Çfarë bën dikush në një situatë të tillë?

Thjesht, një telefonatë: “Në rregull, po vij, dhe pastaj sigurisht do të paraqitem për procesin në Gjykatën e landit të Eisenstadtit”, shkruan heute.at. “Ai i informoi qartë autoritetet se kur dhe ku do të ishte në Austri,” thotë avokati i tij, Wolm, i cili njofton në gjyq se klienti i tij do të deklarohet plotësisht fajtor, pra do të pranojë fajësinë e plotë.

Çështja për të cilën ishte akuzuar ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij përfshin vjedhje me thyerje në stacione të ndryshme zjarrfikësish në Burgenlandin verior, përcjell albinfo.at. Atje kishin vjedhur mjete për të hapur një bankomat, siç deklaruan unanimisht bashkëpunëtorët në dëshminë e tyre: “Ishte e gjitha ideja e tij”.

Vitin e kaluar, katërshja kishte shkuar në Draßburg. Atje ata kishin tërhequr 91,000 euro nga bankomati i PSK-së. Pasi ikën me një ndjekje me shpejtësi të lartë prej 180 km/orë, policia arriti t`i merrte 33,960 euro dhe t’i kthente ato në bankë. Grabitësit e kishin ndarë pjesën tjetër të plaçkës midis tyre.

Një tjetër përpjekje në Wiener Neustadt dështoi; ndoshta ka bankomate më të sigurta atje.

I pandehuri thotë se i vjen keq. Se diçka e tillë nuk do të ndodhë më kurrë. Ai gjithashtu pranoi se e kishte kërcënuar gruaja e tij me rrëmbimin e fëmijës së tyre nëse ai nuk do t’i paguante 15,000 euro. “Ajo kishte një të dashur të ri. Kjo është e papranueshme.”

Vendimi i gjyqtarëve porotë: Tre vjet e gjysmë burg!

Eurodeputetët bllokojnë lëvizjen për të ulur kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve në Evropë

Ligjvënësit në Strasburg votuan me shumicë dërrmuese për të ruajtur sistemin aktual, i cili lejon kompensim kur një fluturim vonohet me më shumë se tre orë.

Në një votim 632 pro dhe 15 kundër, ata gjithashtu kërkuan që linjat ajrore të përfshijnë bagazhet e dorës në çmimin e biletës dhe t’i ndalojnë ato të kërkojnë pagesë nga prindërit për të siguruar vende pranë fëmijëve të tyre.

Vota lë në një bllokim një përpjekje të Bashkimit Evropian për të reformuar të ashtuquajturat të drejta të pasagjerëve ajrorë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Aktualisht, pasagjerët në Evropë kanë të drejtë për një kompensim prej 250 deri në 600 euro (292-702 dollarë), varësisht nga distanca e fluturimit, për vonesa prej tre orësh ose më shumë.

Linjat ajrore ankohen se kjo i lë me një faturë të majme dhe shpesh i bën ato të anulojnë fluturimet në vend që t’i kryejnë ato me një vonesë të gjatë, për shkak të efekteve anësore në oraret e fluturimeve.

Shumica e 27 shteteve të BE-së ranë dakord vitin e kaluar të zgjerojnë pragun në katër orë për fluturime deri në 3,500 kilometra (2,175 milje) ose për çdo fluturim brenda BE-së, dhe në gjashtë orë për udhëtime më të gjata. Shumat e pagesave u rishikuan gjithashtu në 300 deri në 500 euro.

Skema erdhi me “karrota” shtesë, duke përfshirë një “të drejtë për t’u ridrejtuar” sa më shpejt të jetë e mundur dhe një sistem që pasagjerët të kompensohen automatikisht për fluturimet e anuluara brenda 14 ditëve nga nisja.

Por kjo nuk ishte mjaftueshëm e mirë për parlamentin.

Ndërsa ligjvënësit dhe shtetet anëtare duhet të bien dakord për të njëjtin tekst që një reformë të ecë përpara, tani do të mblidhet një “komitet pajtimi” për të gjetur një kompromis.

Andrey Novakov, një ligjvënës me PPE-në e qendrës së djathtë, i cili sponsorizoi tekstin e parlamentit, i tha AFP-së se parlamentarët ishin gati të negocionin.

Por një mungesë marrëveshjeje, e cila thjesht do të linte në fuqi rregullat aktuale, ishte më mirë se ajo që kishin propozuar shtetet anëtare, shtoi ai.

“Mungesa e marrëveshjes është më e mirë se qëndrimi i këshillit”, tha ai përpara votimit, duke argumentuar se teksti i miratuar nga shtetet anëtare “nuk po i mbronte fare pasagjerët”.

Takimi Trump-Zelensky në Davos: Presidenti amerikan kërkon përfundimin e luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Davos. Sipas Shtëpisë së Bardhë dhe presidencës ukrainase, takimi mes dy liderëve zgjati rreth një orë.

Axios raporton se presidenti amerikan deklaroi se “lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, po vriten shumë njerëz, kryesisht ushtarë”.

Trump u tha gazetarëve se beson se pati “një takim të mirë me Zelenskyn”, ndërsa një këshilltar i presidentit ukrainas foli gjithashtu për “bisedime të mira”, transmeton albinfo.ch.

Presidenti ukrainas mbërriti sot në Davos, ndërsa deri dje takimi me Trumpin nuk ishte konfirmuar përfundimisht. Sipas deklaratave të mëparshme të Zelenskyt, në qendër të bisedimeve pritet të jetë “marrëveshja e prosperitetit” mes Kievit dhe Uashingtonit për Ukrainën e pasluftës.

Më herët gjatë ditës, Trump, duke iu referuar agjendës ndërkombëtare, përsëriti retorikën e tij për përfundimin e luftërave, duke thënë se “kemi paqe në Lindjen e Mesme” dhe se “kemi zgjidhur tetë luftëra”, duke vlerësuar se “një tjetër zgjidhje e konfliktit  po vjen së shpejti”, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Siç u shpreh ai, ky ishte një konflikt që “mendova se do të ishte i lehtë”, por që “rezultoi ndoshta më i vështiri”.

Vlen të theksohet se më vonë sot, Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë drejt Moskës për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nënshkruhet “Bordi i Paqes”, pjesë edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e jetësoi Bordin e Paqes, një nismë që ai thotë se synon të zgjidhë konfliktet globale dhe të promovojë stabilitet e paqe “në zonat e prekura apo të kërcënuara nga konfliktet”.

Në ceremoninë nënshkruese të nismës ndërkombëtare, që u zhvillua në Davos të Zvicrës, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Osmani tha se marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Bord do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim, transmeton albinfo.ch.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës”, shkroi ajo në Facebook pas ceremonisë së nënshkrimit.

Përveç Kosovës, në ceremoninë në Davos të Zvicrës morën pjesë udhëheqës nga Bahrejni, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Që të gjitha këto shtete janë pajtuar që t’i bashkohen Bordit të Paqes.

Ky trup i ri fillimisht ishte i përqendruar në zbatimin e marrëveshjes për përfundimin e luftës Izrael-Gazë, ashtu siç është miratuar nëntorin e vitit të kaluar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, Karta e Bordit nuk e kufizon rolin vetëm në Gazë.

“Ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë OKB-në”, tha Trump gjatë ceremonisë në Davos të Zvicrës, duke iu referuar me gjasë shqetësimeve se Bordi do të synojë të zëvendësojë OKB-së, institucion që Trump e ka kritikuar shpesh.

Bordi do të udhëhiqet nga Trumpi, ndërkaq ai do të ketë edhe Bordin Ekzekutiv ku janë emëruar si anëtarë: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, miliarderi Mark Rowan, biznesmeni amerikan Ajay Banga dhe këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Robert Gabriel. Ndërkaq, Nickolay Mladenov, politikan bullgar do të jetë përfaqësues i Bordit të Paqes në Gazë.

Shtëpia e Bardhë ka dërguar ftesa në më shumë se 50 vende. Anëtarët janë ftuar që të kenë një mandat prej tre vjetësh. Pas përfundimit të këtij mandati, ata do të vendosin nëse duan të jenë anëtarë të përhershëm dhe për një status të tillë duhet të paguajnë 1 miliard dollarë.

Përveç shteteve që morën pjesë në ceremoninë në Davos, edhe Shqipëria, Izraeli, Egjipti, Bjellorusia dhe Vietnami janë pajtuar që të bëhen pjesë e Bordit. Trump ka thënë se edhe Rusia ka pranuar të jetë pjesë e tij. Pjesëmarrja e Rusisë në këtë trup është kundërshtuar nga Ukraina.

Italia planifikon zonë ekonomike të veçantë për punëtorët që kalojnë në Zvicër

Qeveria italiane ka premtuar krijimin e një Zone Ekonomike të Veçantë (SEZ) në rajonet kufitare me Zvicrën, duke përfshirë provincat Varese, Como, Sondrio dhe Verbano-Cusio-Ossola, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i kësaj mase është të zvogëlojë diferencën mes pagave zvicerane dhe atyre italiane për punëtorët që kalojnë kufirin, duke ofruar përfitime tatimore, përfshirë një “bonus kufitar” të paguar drejtpërdrejt punëtorëve që punojnë në Zvicër.

Sipas Luca Albertoni, kreut të Dhomës së Tregtisë së kantonit Ticino, nëse kjo masë zbatohet, ajo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ekonominë e Ticinos, duke e privuar kantonin nga një pjesë e 70,000 punëtorëve kufitarë që aktualisht punojnë atje.

Ky propozim ka shkaktuar debate mes autoriteteve zvicerane dhe italiane, duke nxjerrë në pah sfidat për balancimin e tregut të punës dhe të ardhurave në zonat kufitare./Albinfo.ch

Tramvajet në qendër të Baselit jashtë funksionit për 10 javë

Qyteti i Baselit do të përballet me ndërprerje të mëdha në transportin publik gjatë periudhës nga prilli deri në tetor, për shkak të punimeve të gjera infrastrukturore në stacionin kryesor të tramvajit “Marktplatz”, përcjell albinfo.ch.

Si pasojë e këtyre punimeve, për një periudhë prej 10 javësh nuk do të qarkullojnë tramvajet në qendër të qytetit, duke paralizuar pothuajse të gjithë transportin publik urban. Në total, shtatë linja tramvaji do të jenë jashtë shërbimit.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se nuk është planifikuar asnjë shërbim zëvendësues me autobusë, çka pritet të krijojë vështirësi për banorët dhe vizitorët që mbështeten në transportin publik.

Udhëtarët këshillohen të planifikojnë alternativat e tyre të lëvizjes gjatë kësaj periudhe, ndërsa autoritetet pritet të ofrojnë informacione shtesë në javët në vijim. /Albinfo.ch