Lajme
Cyrihu dhe Bazeli, me karta të veçanta identiteti për personat pa dokumente
Autoritetet në kantonet zvicerane të Cyrihut dhe Bazelit kanë njoftuar planet për të nxjerrë një kartë identiteti të specializuar, e cila mund të përdoret nga persona pa dokumente, transmeton albinfo.ch.
Votuesit në Cyrih miratuan masën të dielën, e cila kërkonte një hua prej 3.2 milionë euro.
Vendimi për miratimin e kartës ishte i ngushtë, me vetëm 51.7 për qind të njerëzve që e miratuan kartën.
Karta do të konfirmojë identitetin e personit dhe vendbanimin, por nuk do të përmbajë asnjë informacion në lidhje me origjinën dhe statusin e rezidencës.
Karta kishte mbështetje të gjerë nga të gjitha partitë kryesore politike zvicerane, përveç SVP-së së krahut të djathtë, e cila e quajti atë “të pavlerë” dhe “ilegale”.
Përveç bërjes së jetës më të sigurt për emigrantët pa dokumente të Cyrihut, karta do t’i lejojë ata të kenë akses në një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë shërbimet e këshillit, duke promovuar kështu integrimin.
Karta gjithashtu i bën gjërat më të lehta në baza administrative për autoritetet e Cyrihut, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














