Lajme

Daily Mail: Anglia rrezikon të mbyllet për muaj të tërë

Mbyllje pas përhapjes së variantit të ri të Covid19

Tashmë duket se situata po përkeqësohet në Angli, pas përhapjes së variantit të ri të Covidit-19, përcjell albinfo.ch.

Në një prononcim të fundit për mediat angleze, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar për javë të vështira dhe ka thënë se nëse vazhdon kështu situata, vendi rrezikon të mbyllet për muaj të tërë, ndërsa vetëm vaksina është shpresa e shpëtimit.

Anglezët nuk respektuan të gjitha rregullat, duke bërë kështu të pamundur të kontrollohet shpërthimi i virusit, shkruan “Daily Mail”.

Kryeministri paralajmëroi se po konsideron mbylljen e mëtejshme të shkollave.

Komiteti qëndror i qeverisë “Covid-O” pritet të mblidhet sot për të vendosur mbi hapat e ardhshëm.

Kryeministri paralajmëroi britanikët se do të nevojiten kufizime më të forta për muaj, pavarësisht optimizmit të shkaktuar nga dozat e para të vaksinës “AstraZeneca”-Oxford.

Duke folur gjatë një vizite në Spitalin Chase Farm në veri të Londrës, Johnsoni paralajmëroi për javë të “vështira” që do të vijnë.