Literaturë
Dedikuar heroit Agim Ramadani, promovohet monografia “Agimi i Lirisë” nga Ibrahim Kadriu
Monografia “Agimi i lirisë”, e autorit Ibrahim Kadriu u promovua mes shumë të pranishmëve, ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë e dashamirë të librit.
Kadriu duke diskutuar për tri vëllimet “Agimi i lirisë”, ka thënë se veprat janë pohim i idealit të Agim Ramadanit.
Ai ka nxjerrë këto vepra të përmbledhura, të cilat dokumentojnë historinë jetësore të heroit Agim Ramadani, transmeton albinfo.ch.
Panelistët Bahri Gashi, ekspert i sigurisë, Xhevat Syla, shkrimtar, Gani Gjukaj, bashkëluftëtar dhe Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, folën për veprën e heroit Ramadani, ëndrrën e tij për çlirimin e Kosovës, por dhe dëshirën e madhe të tij për të shkruar. Pjesë nga dorëshkrimet e tij – letrat shkruar bashkëshortes së tij Shukrijes, janë edhe pjesë e tri vëllimeve “Agimi i lirisë”.
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














