Kosova
Dekretohen dhe betohen 37 gjyqtarë të rinj në Kosovë
Në një ceremoni solemne para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjyqtarë të rinj, shtatë prej të cilëve nga komuniteti serb, bënë betimin të hënën, duke u zotuar se do t’i qëndrojnë besnikë Republikës së Kosovës, Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe se do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.
Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se “sot është ditë e veçantë për Republikën e Kosovës, sepse sistemit gjyqësor i bashkohen edhe tridhjetë e shtatë gjyqtarë të rinj”.
Sipas tij, Kosova vazhdimisht po bën reforma në sistemin gjyqësor, me qëllim që ai të funksionojë sa më mirë, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
“Shteti i Kosovës është ndërtuar mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ, që të realizojë vetveten dhe të kërkojë lumturinë e tij/saj, pa iu cenuar asnjëherë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë kosovare”, tha Thaçi.
“Republika e Kosovës ka miratuar masa adekuate për të promovuar një barazi të plotë dhe efektive ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore. Edhe sot dekretimi dhe betimi i këtyre gjyqtarëve pasqyron plotësisht natyrën shumetnike të Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih















