Lajme
Del në shitje Jaguar C-X75, u përdor në filmin e James Bond
Makina nuk është prodhuar kurrë, ndërsa u përdor vetëm në film për nevojat e agjentit sekret britanik.
Në vitin 2010, Jaguar i ka mahnitur të gjithë, kur e prezantoi modelin C-X75, të krijuar në bashkëpunim me Williams F1, që do duhej të dilte nga prodhimi brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch
Dukja e mahnitshme që kishte në pjesën e jashtme dhe 778 kuaj fuqitë që i prodhonte, e bënin një model shumë të pëlqyer.
Por, gjendja ekonomike që mbretëronte në atë kohë, kishin bërë që të mos prodhohej ndonjëherë, meqë nuk pritej të kishte kërkesën e duhur në treg, vetëm për shkak të gjendjes financiare të klientëve.
Ky model është prodhuar në katër njësi, që të jetë pjesë e filmit Spectre, ndërsa u përdor nga James Bond në disa prej skenave kryesore.
Tani Jaguar e ka krijuar në tërësi një C-X75 Spectre, që do të del në shitje në Abu Dhabi brenda këtyre ditëve.
Sikur shitja të arrijë shuma të mëdha, mbase Jaguar do të ndryshojë vendim dhe 250 njësitë që i kishte anuluar t’i prodhonte, t’i nxjerrë megjithatë nga linja e prodhimit.
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












