Lajme
Demokracia në Kosovë ka shënuar progres
Kosova u është bashkuar shteteve demokratike të botës, duke kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Kosova ka shënuar progres viteve të fundit në zhvillimin dhe promovimin e demokracisë, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtat e minoriteteve, zbatimin e parimeve të demokracisë parlamentare, ndërtimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në hapjen e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Ai ka theksuar se edhe Kosova u është bashkuar shteteve demokratike të botës, duke kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Sipas tij festimi i kësaj dite, tregon se ky është një rast i mirë për t’iu folur fëmijëve për vlerat demokratike të shoqërisë së Kosovës. Kuvendi si organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend, sipas Krasniqi ka arritur që të promovojë demokracinë dhe kulturën parlamentare për të mundësuar avancimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Ai ka falënderuar ata që ndihmuan organizimin e kremtimit të kësaj dite, në mënyrë të veçantë, Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) për mbështetjen e vazhdueshme për Kuvendin e Kosovës, por edhe USAID-in dhe OSBE-në.
Kurse përfaqësuesi i NDI-së, Robert Benjamin ka vlerësuar me këtë rast se demokracia në Kosovë nga viti 1999 është zhvilluar në mënyrë impenjuese. Ai ka vënë në dukje nevojën për demokratizimin më të madh të partive politike në vend, duke thënë se duhet të hapen për pjesëmarrjen e njerëzve. Me rastin e shënimit të kësaj dite, NDI ka dhuruar një donacion të përbërë nga pajisje audiovizuele për këndin e mediave në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një video-mesazh në... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë Shitja e cigareve elektronike njëpërdorimëshe (pije të tymosura) është përsëri e ndaluar në kantonin e Gjenevës.... -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit













