Lajme
Dënohet qiradhënësi, ofronte apartamente vetëm “për gjermanët”
A lejohet ta japësh me qira apartamentin tënd duke shkruar në shpallje "vetëm gjermanëve"? Gjykata e shkallës së parë në Augsburg tani mori një vendim për këtë. Padinë e pati ngritur një burrë nga Burkina Faso.
Një qiramarrës i interesuar, me origjinë nga Burkino Faso (Afrikë), kishte shprehur interes për një apartament në Augsburg dhe, sipas fjalëve të tij, ishte përcjellë që në telefon: “A jeni i huaj?”
Qiradhënësi, sipas tij, e kishte pyetur nëse ishte “i huaj” dhe menjëherë pas kësaj kishte mbyllur telefonin. Telefonata të tjera nga të njohurit e paditësit, të cilët e kishin identifikuar veten si të huaj, gjithashtu qenë bllokuar edhe nga pronari. Kjo është arsyeja pse burri u ndje i diskriminuar dhe u ankua.
Gjykata dënon pronarët
Gjykata e shkallës së parë në Augsburg tani i dha plotësisht të drejtë padisë së palës të interesuar nga Burkina Faso. “Ky diskriminim i hapur ndaj të huajve thjesht është i papranueshëm”, tha gjykatësi Andreas Roth. Për shkak të diskriminimit, pronari i banesës duhet t’i paguajë një dëmshpërblim prej 1000 euro palës së interesuar. Gjykata e shkallës së parë në Augsburg vendosi gjithashtu që qiradhënësi të mos ketë të drejtë të nxjerrë sërish një shpallje se ua jep apartamentin e tij me qira vetëm “gjermanëve”. Përndryshe, pronarin e kërcënon një gjobë e lartë.
Çfarë thotë pronari
Të pandehurit, qiradhënësi dhe djali i tij, e hodhën poshtë pretendimin paraprakisht. Për shkak të një incidenti me një tregtar turk të drogës në të kaluarën e afërt, ata kishin vendosur që këtë apartament t’ua jepnin me qira vetëm gjermanëve. Ata kërkuan refuzimin e padisë.
Raste të ngjashme në të kaluarën
Raste të ngjashme në të kaluarën janë zgjidhur në favor të paditësve. Qiramarrësi i interesuar i Augsburgut pati ardhur 17 vjet më parë si refugjat në Gjermani. Në të kaluarën ai ka tërhequr disa herë vëmendjen për diskriminimin e përditshëm, duke përfshirë edhe portierët, të cilët refuzojnë t’i lënë të hyjnë njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër