Lajme

Deputetja ukrainase falënderon Kosovën

Mbrëmë objekti i Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës, në shenjë solidariteti me popullin e këtij shteti, pasi një pjesë e territorit të saj është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Deputetja dhe politikania ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën.

“Faleminderit, Prishtina!”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.

Ukraina është njëri nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën shtet.

Ndryshe, agresionin e Rusisë ndaj dy krahinave në lindje të Ukrainës e kanë dënuar krerët e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, SHBA, BE dhe vende të tjera kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë.