Lajme
Deri në 133,000 dollarë gjobë për fshehje të gjendjes shëndetësore
Arabia Saudite ka thënë të hënën se do të vendosë gjoba deri në 133,000 dollarë nëse njerëzit nuk raportojnë informacionet mbi gjendjen shëndetësore dhe të dhënat për udhëtimet e fundit në pikat kufitare, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Ky është vetëm një prej vendimeve të marra nga ky shtet i Gjirit Arab, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.
Mbretëria Saudita ka izoluar përkohësisht provincën e saj lindore, Katif, pasi 15 persona janë infektuar me virus. Disa prej tyre nuk kanë treguar se kanë udhëtuar fillimisht në Iran, para se të ktheheshin në Arabinë Saudite.
Zyrtarët sauditë kanë thënë se shumica e individëve të prekur me koronavirus janë kthyer nga Irani apo Iraku, apo kanë qenë në kontakt me personat që kanë vizituar Republikën Islamike.
“Të gjithë udhëtarët që arrijnë në Mbretëri përmes fluturimeve ndërkombëtare duhet të respektojnë urdhrin lokal dhe atë ndërkombëtar”, është thënë në deklaratën e Prokurorit Publik saudit.
Ai ka thënë se dënimi prej 133,000 dollarëve do të aplikohet nëse personat nuk zbatojnë rregullat, duke thënë se profesionistët e transportit do të mbahen përgjegjës për çfarëdo shkelje.
Mbreti saudit, Salman ka ndarë 10 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta luftuar këtë virus, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.
Aktualisht është raportuar për më shumë se 110,000 persona të infektuar me koronvirus në gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Ky virus përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












