Lajme
Deri në 15 votuan 27 për qind
Sipas KQZ-së në Prishtinë deri më tani kanë votuar rreth 32 për qind e trupit elektoral, ndërsa përqindja më e ulët është në Dragash, 20 për qind.
Deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 27 për qind e kosovarëve të regjistruar në librine votuesve, raporton Komisioni Qendror Zgjedhor. Sipas këtyre shifrave, në Prishtinë deri më tani kanë votuar rreth 32 për qind e trupit elektoral, ndërsa përqindja më e ulët është në Dragash, 20 për qind.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 në Deçan kanë votuar 24,21%, Gjakovë 23,02%, Drenas 33,05%, Gjilan 28,%, Dragash 20,38%, Istog 23,18%, Kaçanik 23,85%, Klinë 24,73%, Mitrovicë e Jugut 26,51%, Lipjan 28,96%, Obiliq 25,82%, Rahovec 21,62%, Pejë 25,14%, Podujevë 27,55% dhe Prishtinë 31,92%…
Po ashtu në Prizren, sipas KQZ-së ka një dalje të vogël rreth 25 %, Skenderaj 34,84%, Shtime 25,64%, Shtërpcë 31,20%, Suharekë 27,79%, Ferizaj 25,23%, Viti 22,44%, Vushtrri 24,54%, Malishevë 30,16%, Junik 25,32%, Mamusha 37,37%, Hani i Elezit 27,32%, Graçanicë 24,47%, Ranilug 27,92%, Partesh 25,82%, Kllokot 25,74%…
Mirëpo ndryshe nga raportimet e mëparshme, katër orë para se të mbyllen vendvotimet, kanë nisur edhe reagimet e disa partive politike për parregullsi. Kryesisht pakënaqësitë vijnë nga rajoni i Drenicës, ku komisionarët e PDK-së po bëjnë trysni mbi partitë tjerë, siç është Nisma dhe Vetëvendosje.
Ndërsa prokurorja e Shtetit, Laura Pula, ka njoftuar se deri më tash janë vetëm tre raste të keqpërdorimit të votës. Ajo ka ritheksuar se me ata që e keqpërdorin votën nuk do të ketë kompromis. Sipas saj, ata që keqpërdorin votën do të dënohen nga 6 muaj deri në 5 vjet heqje lirie.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër












