Lajme
Deri në nëntor, 1.4 milionë pasagjerë të ANP
Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në nëntor e kanë shfrytëzuar 1 milion e 443 mijë udhëtarë, ose 6.1 për qind më shumë se vitin e kaluar
Statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) se kosovarët tetë herë më shumë e shfrytëzojnë aeroplanin se sa tretnin, i ka konfirmuar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (AACK). Sipas këtij të fundit, numri i pasagjerëve që shfrytëzojnë Aeroportin është rritur dukshëm muajin fundit.
Sipas AACK-së, rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka vazhduar në nëntor prej 6.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas kësaj agjencie, në muajin nëntor kanë qarkulluar nëpër aeroport 101 226 udhëtarë.
“Deri në nëntor të këtij viti, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës u ka shërbyer 1 443 714 udhëtarëve apo 11.7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, është thënë në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK).
Ndryshe, sipas statistikave të ASK-së, kosovarët më shumë e kanë shfrytëzuar aeroplanin për flurime jashtë vendit se sa udhëtimet me tren brenda Kosovës. Madje dallimi ne tremujorin e tretë të këtij viti, është dukshëm më i lartë, duke kaluar shifrat në 8 ose 9 fish më shumë me aeroplan se sa me tren.
“Në tremujorin e tretë të vitit 2015, numri i pasagjerëve, që e kanë shfrytëzuar trenin, si mjet udhëtimi është 66 mijë pasagjerë. Ndërsa numri i udhëtarëve që e kanë shfrytëzuar aeroplanin, si mjet transporti, është rreth 541 mijë. Numri i fluturimeve gjatë tre muajve, sipas ASK-së, është 2150 ose 11 për qind më shumë se vitin e kaluar”, precizohet në statistikat e ASK-së, vetëm për tre muajt e parë të këtij viti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? Meteorologët presin një fenomen El Niño. Për Zvicrën, pasojat janë ende të paqarta - por një... -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran














