Kosova
Dështon seanca, LVV: Nuk marrim pjesë në diskutimet ku ka cilësime si ‘dështim i Qeverisë’
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga opozita për tekste shkollore, ka dështuar të mbahet, pasi nuk ka marrë pjesë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, në një konferencë për media ka treguar për disa nga arsyet pse nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare lidhur me tekstet shkollore, shkruan albinfo.ch.
Gola tha se nuk mund të marrin pjesë në një seancë, e cila është cilësuar si ‘dështim i Qeverisë’, lidhur me furnizimet e librave, teksa u shpreh se edhe në vitet e kaluara ka pasur vonesa në sigurimin e teksteve shkollore.
“Sikurse vitet e kaluara që kemi pasur vonesa në sigurimin e librave, edhe këtë vit ka, por nuk dihet a është për shkak të vendimit të marrë nga qeveria apo për disa shkaqe që kanë qenë evidente edhe në vitet e kaluara. Duhet të presim epilogun e këtij procesi, të shohim se si do të zhvillohet deri në fund”, tha ai.
Seanca e thirrur nga opozita lidhur me furnizimin me libra ka dështuar të mbahet sot, pasi që nuk ishin shumica e deputetëve, teksa partitë e opozitës fajësuan pushtetin se po ik nga përgjegjësia.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












