Shqipëria
Detaje nga marrëveshja e “Shengenit Ballkanik” në Ohër
Me datë 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës e “Shengenit Ballkanik” në Durrës.
Tre liderët e Ballkanit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, homologu i tij nga Maqedonia Veriore, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic vendosën në Samitin e Ohrit miratimin e një plani veprimi për thellimin e bashkëpunimit rajonal, lidhur me zbatimin e 4 Lirive të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” që do të lehtësojë ndërveprimin mes vendeve të rajonit.
Por, cilat janë në terma konkretë, përfitimet nga miratimi i këtij plani bashkëpunimi në Ohër, për vendet e rajonit dhe qytetarët e tyre?
1- Stabiliteti në rajon.
Nuk duhet harruar se stabiliteti politik dhe ekonomik është çështje kyçe për çdo investitor. Nuk ka ndonjë mesazh më të mirë për stabilitetin në rajon sesa performanca e bashkuar e vendeve të rajonit dhe krijimi i një tregu të përbashkët.
2- Lëvizja e lirë e njerëzve.
Kjo masë ka disa efekte dhe zmadhon konkurrueshmërinë në gjithë rajonin (shtetet anëtare të kësaj nisme shpalosin kështu potencialin e rajonit me popullsi prej 12 milionë banorësh dhe me mundësi për më shumë rritje).
Në praktikë, kjo do të thotë prezantimin e një sistemi që do të mundësojë:
A- Udhëtimin nga njëri vend në tjetrin vetëm me kartë identiteti.
B- Leje punësimi të përbashkëta, që lejojnë njerëzit të punojnë në të gjitha kompanitë e përfshira pa u detyruar të marrin pjesë në procedura shtesë.
C-Kjo masë do të rrisë drejtpërdrejt vendet e punës, që automatikisht nënkupton edhe rritjen e faktorit tërheqës në të gjithë rajonin për investime të reja.
Për më tepër, të huajt që vijnë në Beograd do të mund të udhëtojnë në vendet e tjera të kësaj nisme pa viza, dhe anasjelltas.
3- Nxitet lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave.
Kjo përmes prezantimit të orareve të punës 24 orë në 7 ditë të javës për të gjitha shërbimet e inspektimit, sidoemos ato që fokusohen tek sektorët fitosanitarë dhe veterinaria.
4- Integrimi dhe ngritja e një pakete të përbashkët të dokumenteve që nevojiten për lëvizjen e mallrave nëpër vendet anëtare të nismës, me theksin në prezantimin e një sistemi pa letra që është në përputhje të plotë me strategjinë e vendit për zhvillimin digjital.
5- Njohja reciproke e kualifikimeve profesionale në vendet anëtare të nismës (diploma).
6- Nxitja e shkëmbimeve studentore dhe lansimi i programeve të përbashkëta të kërkimit dhe zhvillimit.
7- Konsolidimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Theksi vihet te bashkëpunimi në fushën e migrimit dhe ndihmës në rastet emergjente.
8- Lëvizja e lirë e parave.
Kryeministri Rama deklaroi gjatë konferencës për shtyp se më 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës e “Shengenit Ballkanik” në Durrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën















