Feja

Dhe vajza juaj, çfarë trashëgon ajo?

Si i qaseni temës së trashëgimisë në familjen tuaj? Kush trashëgon, sa dhe çfarë dhe cilat janë motivet tuaja për të bërë këto zgjedhje . A luajnë rolë rregullat fetare për ju? Dhe nëse po, si i zbatoni ato?

Ne po studiojmë këto çështje si pjesë e një studimi të shkencave shoqërore. Interesi ynë është i dyfishtë: Së pari, do të donim të dinim se si muslimanët në Zvicër zgjidhin çështjet e trashëgimisë dhe çfarë i motivon ata ta bëjnë këtë. Së dyti, ne jemi të interesuar në konfliktet e mundshme që mund të lindin dhe zgjidhjet që familjet gjejnë për t’i zgjidhur ato.

Ne jemi duke kërkuar familje muslimane që jetojnë në Zvicër, të cilët tashmë kanë pasur një rast trashëgimie ose që kanë folur tashmë me familjen e tyre për mënyrën se si do të donin të menaxhonin trashëgiminë e tyre. Ne do të donim të kishim një diskutim me ju për të zbuluar përvojën tuaj dhe mendimin tuaj për këto çështje. Të gjitha intervistat janë anonime dhe dëshmitë tuaja trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Ky hulumtim udhëhiqet nga Qendra Zvicerane Islam dhe Shoqëria (Centre Suisse Islam et Société de l’Université/ Schweizerischen Zentrum für Islam und Gesellschaft) e Universitetit të Firbourg-ut. Intervistat mund të bëhen në frëngjisht ose në gjermanisht.Nëse jeni të interesuar për këtë temë dhe doni të merrni pjesë për të dhënë zërin tuaj, ju lutemi të na kontaktoni me email: [email protected] (gjermanisht), ose [email protected] (frëngjisht)


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI