Lajme
Dhuna ndaj stafit të trenit në nivele ‘alarmuese’
Dhuna ndaj stafit të hekurudhave në Zvicër po arrin nivele alarmante – rreth dhjetë sulme çdo ditë, sipas Hekurudhave Federale Zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Këto janë gati 3,600 raste në vit, që shpesh përfshijnë sulme të rënda fizike.
Në përgjigje, Këshilltari Kombëtar, Piero Marchesi, ka bërë thirrje për masa më të ashpra sigurie në trena.
Këshilli Federal, në përgjigjen e tij këtë javë, mbështet krijimin e një plani kombëtar sigurie me kantonet dhe firmat e transportit, por refuzon patrullimet e detyrueshme dhe armatosjen sistematike të stafit me sprej me piper, duke thënë se këto vendime u takojnë kompanive.
Shumica e sulmeve ndodhin vonë natën ose herët në mëngjes, shpesh gjatë kontrolleve të biletave ose në trena të mbipopulluar.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë













