Lajme

Diaspora nuk braktis të prekurit, mbledh rreth 350 mijë dollarë për viktimat

Shqiptarët solidarizohen nga tragjedia. Disa persona kanë hapur llogari të ndryshme bankare në faqen “Gofund” për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti me magnitudë 6.4, i cili ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm.

Vetëm njëri prej fondeve të ngritura me bazë në New York ka arritur shumën $303,494, ndërsa të tjerë gjithashtu arrijnë të grumbullojnë të ardhura. Një shembull ku i solidaritetit të Diasporës me të prekurit që më së shumti vijnë nga Durrësi, shkruan lexo.al, përcjell albinfo.ch.