Lajme
Diaspora shqiptare bashkohet në Prizren
Diaspora shqiptare i bashkoi në Prizren të gjithë përfaqësuesit e shqiptarëve të katër anëve.
Të gjithë e vlerësuan lartë rolin e mërgatës nëpër etapat historike.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka qenë ngjarja më e madhe historike që ka bërë kthesë radikale në çështjen kombëtare, ndërsa diaspora shqiptare ka qenë organi që ka ruajtur frymën liridashëse të kësaj lëvizje, duke kontribuuar në të gjitha periudhat, para luftim, në luftë dhe pas saj.
Kështu konsideruan pjesëmarrësit në një konferencë shkencore me temë “Roli i Mërgatës në shtetformim”, e cila nisi të dielën mbrëma në Prizren me rastin e manifestimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Organizatori i kësaj konference ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se mërgata ka pasur rolë të rëndësishëm në ruajtjen e frymës liridashëse të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa kryeqyteti historik, sipas tij, po përsëri po i bashkon shqiptarët nga të katër anët ku jetojnë
“…konferenca që po mbahet në Prizren dhe kumtesat që do të dalin nga kjo konferencë gjatë ditëve vijuese, do të jenë dëshmi e gjallë e gjithë atij angazhimi që mërgimtarët dhanë me shekuj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ministri Makolli.
Për çështjen e mërgatës dhe rolin e saj në periudhat vendimtare historike foli edhe Ministri i Infrastrukturës dhe ish Ministri Forcës Mbrojtjes të Kosovës, Fehmi Mujota.
Ai tha se mërgata po vazhdon përkrahjen, duke mos harruar familjet dhe shtetin e tyre.
Në mesin e atyre që folën në këtë konferencë ishte edhe Riza Halimi, përfaqësues disavjeçar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai th se diaspora shqiptare, përveç që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës, po vazhdon të japë kontributin për Kosovën edhe sot.
“Diaspora i bashkoi në këto momente më së shumti shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Halimi.
Konferenca do t’i vazhdojë punimet deri më 13 qershor, në ditur kur 134 vjet më parë në Berlin u mbajt kongresi i Berlinit, i cili gjithashtu mori disa vendime në disfavor të shqiptarëve. Pavarësisht kësaj Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila u shënua bashkërisht nga të gjitha shqiptarët të dielën në mesditë, shënoi kthesën historike për pavarësimin e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












