Kosova
Diaspora e gatshme të investojë në Kosovë, kërkon përkrahje nga qeveria
Sot ka filluar Konferenca Ekonomike e Diasporës Shqiptare nga Evropa, me ç’rast përfaqësues të më shumë se 200 bizneseve janë bërë bashkë në Kosovë, raporton albinfo.ch.
Diaspora dha mesazhin e qartë, është e gatshme të investojë, por kërkoi nga qeveria që t’ua krijojë kushtet e përshtatshme. Ndërkaq, nga Qeveria e Kosovës u premtua përkrahje dhe u njoftua që tashmë diaspora shqiptare do ta ketë në dispozicion Parkun e Bizneseve në Malishevë.
Pos Memorandumit të Bashkëpunimit mes Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, u nënshkruan edhe marrëveshjet dhe kontratat e arritura në mes të kompanive nga Kosova dhe atyre nga Finlanda, Gjermania, Zvicra e vende të tjera.
Ceremoninë zyrtare e hapi kryetari i degëve organizatore të konferencës nga RrBDSh, Ylli Blakaj, i cili ditën e parë të kësaj konference e cilësoi shumë të suksesshme. Ai njoftoi që gjatë kësaj dite janë janë zhvilluar mbi 400 takime B2B mes bizneseve të Kosovës dhe atyre nga Diaspora dhe shprehu gatitshmërinë e diasporës për investime në Kosovë. Ai tha se duke iu ofruar diasporës kushte për investime, në vend do të krijohet një mirëqenie për të gjithë.
“Sot po e japim një mesazh të qartë se përfaqësuesit e bizneseve të Europës, diaspora, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të investojë dhe t’i mbrojë trojet e veta”, ka thënë Blakaj.
Ai pati edhe një porosi edhe për Qeverinë e Kosovës. “Kërkojmë nga ju dhe institucionet tona që të mos ndaloni në krijimin e klimës dhe kushteve të mira për investime të diasporës në trojet e veta”, ka shtuar Blakaj.
Në emër të biznesmenit Lazim Destani foli përfaqësuesi i tij, Skender Gjakaliu, i cili tha se kjo konferencë tregon se vetëm të bashkuar bizneset korrin suksese.
“Nënshkrimi i marrëveshjeve, të cilat pritet sot të finalizohen, të nënshkruhen nga ministritë përkatëse dhe natyrisht nga Rrjeti i Diasporës, është po ashtu një rezultat mjaft i suksesshëm”, ka thënë ai.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin edhe krerë nga Qeveria e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj pranoi se në Kosovë ka pengesa sa i përket të të bërit biznes, por u bëri thirrje biznesmenëve që të mos dorëzohen dhe i quajti heronj.
“Kur vjen në Kosovë, ke pengesa burokratike, ke vështirësi, ka edhe korrupsion, ka probleme, po ai që dorëzohet, fajin e ka vetë. Po të ishim dorëzuar ne shqiptarët mijëra vjet më parë, e drejta jonë do të ishte zhdukur. Unë vetë kam qenë punëtor krahu në Zvicër, kemi qenë ndihmësa, por kemi qenë ‘luftëtarë’, dhe ja ku kemi mbërri. Ju lus t’i kujtoni ato ditë të vështira, kur ia keni nisur… Sipërmarrës të nderuar, mos lejoni t’ iu ndalin pengesat në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, transmeton albinfo.ch.
Kurse ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha me nënshkrimin e marrëveshjes mes ministrive të Kosovës dhe UBGj-së, bizneset e diasporës bëhen me një hapësirë të re.
“Sot do të nënshkruajmë marrëveshje me Unionin e Bizneseve të Gjermanisë si qeveri e Kosovës, MTI që të arrihet kjo marrëveshje bashkë me zv.kryeministrin Limaj dhe kryeministrin për t’u dhënë në dispozicion bizneseve dhe diasporës Parkun e Bizneseve të Malishevës që do jetë në dispozicion për bizneset e diasporës, pra ajo që jeni ankuar më herët që bizneset e diapsorës janë keqtrajtuar kur kanë ardhur në Kosovë, që u janë stërshitur tokat me çmime marramendëse, pra qeveria t’ ua japë në dispozicion”, ka thënë Gashi.
Kjo konferencë, që do të vazhdojë edhe nesër, ka për qëllim lidhjen e Diasporës nga Evropa me bizneset në Kosovë, dhe identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën