Kosova
Dielli lind mbi Kosovë
Nga Prishtina drejt Majës së Gjeravicës, pika më e lartë e Kosovës, për 24 orë
Është më shumë se një ecje në natyrë. Të jesh në çatinë e Kosovës, rrethuar nga pamjet mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës të jep, mund të duket si ëndërr. Por na beso: është e vërtetë. Shtegu i ecjes kalon nëpër rrugën e vjetër tregtare që dikur lidhte Shqipërinë me Stambollin. Nga Maja e Gjeravicës syri të kap Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën.
Turi nis nga Prishtina në orën 12:00. Ecjen e nisim drejt Alpeve Dinarike dhe liqenit akullnajor poshtë Majës së Gjeravicës ku ngremë tendat për atë natë. Para se të flesh, ke rastin të notosh në liqen.

Çdo gjë e mirë e ka edhe një fund. Pasi t’i ngjitemi Gjeravicës, do të zbresim poshtë drejt fshatrave të Junikut, ku do të shijojmë drekën tradicionale me fli dhe më pas kthimi në Prishtinë.
Informata për turin:
Numri i personave: min. 2 /maks. 8 për turin 24-orësh 7 orë ecje
1 natë kamping
Itinerari dhe kohëzgjatja e aktiviteteve mund të ndryshojnë varësisht kondicionit dhe preferencave të grupit, kushteve atmosferike, gjendjes në rrugë etj. Kemi edhe opsionin vetëm me ecje.
Butterfly Outdoor Adventure – Uta Ibrahimi dëshiron t’u japë njerëzve mundësinë të bien në dashuri me natyrën dhe malet e vendit që quan shtëpi. Itineraret kryesore janë: «Ecje në Majat e Ballkanit»,
«Ecje dhe joga në Via Dinarica», «Me biçikletë përreth Kosovës», «Ecje në borë dhe skijim», «Udhëtime familjare / në natyrë dhe qytete», por edhe kombini- me të «Ecje dhe çiklizëm», «Ecje, kamping dhe joga» etj. Në të gjitha turet përfshihen edhe vizita kulturore të historisë osmane, kështjella, objekte fetare apo vizita në fshatra, ku mund të gatuani bashkë me vendasit apo të takoni barinjtë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














