Shqipëria
Diploma blihet me 100 euro
100 euro një diplomë “Bachelor”, nëse studion në shtet; dhe 60 euro më shumë në privat. Tema e diplomës “Master”, në shtet shkon nga 130 deri në 160 euro; ndërsa në privat nga 210 deri në 250 euro
Biznesi fitimprurës i shitjes së temave të diplomës “online” vazhdon edhe pas revoltës studentore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.
Në mungesë të një baze qendrore të dhënash për kontrollin e punimeve akademike, para daljes në Komisionin e Vlerësimit në internet, faqe të shumta në internet ofrojnë çmime konkurruese për të marrë diplomën pa u lodhur.
Top Channel kontaktoi me një nga punonjësit e diplomave, i cili në njëfarë mënyrë kthehet në “udhëheqësin” e studentëve. Lista e çmimeve varionte në bazë të universiteteve publike apo private.
100 euro një diplomë “Bachelor”, nëse studion në shtet; dhe 60 euro më shumë në privat. Tema e diplomës “Master”, në shtet shkon nga 130 deri në 160 euro; ndërsa në privat nga 210 deri në 250 euro.
Shërbime të tjera që ofrojnë këto faqe “online” janë edhe detyrat e kursit, kostoja e të cilave fillon nga 15 deri në 100 euro, përcjell albinfo.ch.
“Më shqetëson sepse nuk është e lejuar. Protesta ushtroi njëfarë presioni, urojmë të ketë rregullime”, tha një studente.
“Po kam dëgjuar, madje jam tronditur kur kam dëgjuar që shiten nga vet pedagogët”, tha një tjetër.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, i fundvitit, garanton kryerjen e kontrollit digjital antiplagjiaturë vetëm të doktoraturave, ku Ministria e Arsimit siguron për institucionet e Arsimit të Lartë programe (softëare), apo pajisje të tjera për kontroll automatik, por një filtër i tillë nuk ekziston ende për punimet akademike “Bachelor” dhe “Master”.
“Tani nuk ka momentalisht. Studenti punon mbi literaturën që i jep udhëheqësi apo kopjon”, tha një pedagog.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën