Bota

Disa fakte për Bashkimin Evropian

Këtë javë vendet anëtare të Bashkimit Evropian zhvillojnë zgjedhjet për në Parlamentin Evropian

28 shtete

Trashëgimtare e një Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC) prej gjashtë shtetesh, themeluar në vitin 1958, Traktati i BE-së në Maastricht (1993) tanimë ka 28 anëtarë. Britania e Madhe ka planifikuar ta lërë atë në kontekstin e Brexit-it, afati i të cilit është zgjatur deri më 31 tetor 2019.

Zgjerimi më i madh ndodhi në vitin 2004 me hyrjen e 10 vendeve: tetë vende ish-komuniste, duke përfshirë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë, si dhe ishujt mesdhetarë të Qipros dhe Maltës.

Nëntëmbëdhjetë nga anëtarët e saj përdorin monedhën euro, të prezantuara në vitin 1999. Britania e Madhe, Danimarka dhe Suedia kanë zgjedhur të mbajnë monedhën e tyre kombëtare, ndërsa vendet e tjera po përgatiten të miratojnë monedhën e përbashkët, transmeton “ATSH”.

Një treg i vetëm

Së bashku, anëtarët e BE-së formojnë një treg të vetëm në të cilin mallrat, njerëzit, kapitali dhe shërbimet mund të lëvizin lirisht pa formalitete në kufijtë e brendshëm.

I themeluar në vitin 1993, ky treg i vetëm e bën BE-në “zonën më të madhe tregtare në botë” për mallrat dhe shërbimet e prodhuara, sipas Komisionit Evropian.

Sipas Bankës Botërore, Prodhimi i Brendshëm Bruto prej 17 200 miliardë dollarësh, në vitin 2017, mbetet më i ulët se ai i SHBA-së (19 300 miliardë dollarë), por është përpara atij të Kinës me 12 200 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.

513 milionë banorë

Me 513 milionë banorë, BE-ja është rajoni i tretë më i populluar në botë, përpara SHBA-së, por pas Kinës dhe Indisë, secila me më shumë se një miliard banorë. Gjermania është shteti më i populluar (82 milionë), ndërsa shteti me popullsi më të vogël është Malta (468 000).

Duke u shtrirë nga Oqeani Atlantik deri në Detin e Zi, nga Rrethi Arktik në Mesdhe, BE mbulon 4,3 milionë kilometra. Është më e vogël se Rusia (17 milionë) ose SHBA-ja (9,8), por më i madh se India (3,2 milion).

Kontrollet sistematike në kufi janë hequr nga 22 vende të BE-së si anëtarë të zonës Schengen.

24 gjuhë

Njëzet e katër gjuhët vazhdojnë nga ato më të folurat në botë si anglishtja dhe frëngjishtja, deri tek ato më pak të përdorurat si irlandishtja galkeike, finlandishtja apo bullgarishtja.

Kjo përzierje hap një potencial prej 552 kombinimesh gjuhësore në Parlamentin Evropian, që kërkon një ushtri përkthyesish, për të mos përmendur 60 gjuhët rajonale të tilla si uellsishtja ose katalonishtja.

1%

Shtetet anëtare kontribuojnë në buxhetin e BE në sasinë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe marrin mbështetje për bujqësinë, krijimin e vendeve të punës, rajonet e pafavorizuara, zhvillimin rural dhe peshkimin.

Buxheti i tij, që arrin në gati 1 000 miliardë euro për periudhën 2014-2020, do të rishikohet në fund të zgjedhjeve evropiane të 23-26 majit.