Bota
Dita e fundit e zgjedhjeve evropiane
Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së - shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e partive djathtiste. Kampi liberal është nën presion
Në këtë ditë të katërt të zgjedhjeve evropiane, shkojnë te kutitë e votimeve shumica e zgjedhësve në BE. Qendrat e votimit sot janë të hapura në 21 shtete anëtare, duke përfshirë vendet më të mëdha të BE-së: Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Poloni. Këto pesë së bashku dërgojnë pothuajse gjysmën e të gjithë deputetëve në Parlamentin Evropian: 348 nga gjithsej 751, raporton “DW”.
Deri tani kanë dorëzuar votat e tyre Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, pasi në to e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve. Gjithsej 420 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Sondazhet presin që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e mëparshme, 43 për qind, të rritet paksa kësaj radhe, përcjell albinfo.ch.
Demokracia liberale lufton me nacionalistët
Blloqet e mëdha të partive politike i kanë kthyer këto zgjedhje të nënta për parlamentin e vetëm ndërkombëtar në botë në zgjedhje vendimtare. Kandidati kryesor i demokristianëve, politikani i CSU-së, Manfred Weber, dhe kreu i socialdemokratëve, Frans Timmermans, komisioneri i BE-së nga Holanda, në këtë fushatë zgjedhore ishin të tërë në një mendje. Ata janë të shqetësuar për kohezionin e BE-së, për mbrojtjen e demokracive “liberale” kundër modelit “joliberal” të përfaqësuar nga nacionalistët dhe populistët, siç është kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Presidenti francez Emmanuel Macron bën thirrje për një “Evropë që mbron” dhe kërkon reforma të gjera në fushat sociale dhe politiko-ekonomike. Udhëheqësi i populistëve të djathtë italianë, Matteo Salvini, në të kundërt, dëshiron ta zvogëlojë rrënjësisht bashkëpunimin në Evropë. Si populistët e krahut të djathtë në shumë shtete anëtare të BE-së, ai ndjek moton – “vendi im është i pari”. Partia e tij pritet të jetë forca më e fortë në Itali në këto zgjedhje.
Kolaps në Austri
Java e kaluar para zgjedhjeve ishte shumë dramatike. Në Austri, qeveria kombëtare-konservatore u prish, sepse populistët e krahut të djathtë të FPÖ, u kapën me një video duke thurur plane se si do t’ia shisnin tenderë një kinse mbesës së një oligarki rus. Nuk dihet nëse ky skandal do të ketë pasoja edhe në rezultatet elektorale në vende të tjera të BE-së. Davide Ferrari nga instituti hulumtues i Votewatch në Bruksel i tha DW-së se ai besoj se efekti do të mbetet brenda kufijve të Austrisë. “Votuesit e krahut të djathtë nuk janë aq të shqetësuar për etikën, ata duan të protestojnë.”
Sipas sondazheve të përpiluara nga 28 shtetet anëtare, populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri. Natyrisht, kjo është mjaft, thotë eksperti i BE-së Janis Emmanouilidis nga “Qendra e Politikave Evropiane”, “por kjo nuk mjafton për të marrë pushtetin”. E djathta vështirë se do të ketë sukses në formimin e një grupi të vetëm parlamentar në parlamentin e ri.
Pa kokë në Britaninë e Madhe
Pikërisht deputetët e Britanisë së Madhe, që në fakt është duke u larguar nga BE-ja, do të luajnë rol të madh në ndryshimin e ngjyrave në ulëset parlamentit. Partia e re “Brexit Party” ndoshta do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por edhe përkrahësit e BE-së pritet të kenë pësuar rritje.
Vetëm konservatorët pritet të dalin me humbje të madhe. Kryeministrja e pasuksesshme Theresa May u dorëzua. Një ditë pas zgjedhjeve, të premten ajo bëri të ditur dorëheqjen duke pranuar se ajo nuk mundi ta organizonte daljen e Britanisë nga BE për tre vjet. Megjithatë, rezultatet zyrtare nga Britania e Madhe – dhe të vendeve të tjera të BE-së do të bëhen zyrtare të dielën pas orës 22.
Mbështetje e përkohshme për socialistët
Socialdemokratët britanikë megjithatë do të dërgojnë rreth 20 deputetë në Strasburg. Kjo i vjen në për mbarë grupit socialist, i cili nuk do të tkurret aq shumë sa të ketë frikë nga sondazhet. Rezultati i mirë që thuhet se ka arritur kandidati kryesor socialdemokrat Timmermans, në Holandë, të enjten, është shpresëdhënës, edhe nëse ka vetëm dy vende shtesë. Megjithatë, deputetët e partisë britanike Labour mund të largohen sërish nga parlamenti në tetor – nëse Brexit do të zbatohet me të vërtetë. Grupi parlamentar i socialistëve kështu do të tkurrej sërish.
Ndikimi në Berlin
Performanca e kandidatit kryesor evropian Manfred Weber (CSU), i cili kryeson listën konservatore në Gjermani, do të ketë një ndikim në politikën e brendshme gjermane. Drejtoresha e “Akademisë për Formimin Politik” në Tutzing, Ursula Münch, i tha DW se ajo priste humbje si për CDU / CSU ashtu edhe për SPD – d.m.th, për të tri partitë që marrin pjesë në koalicionin federal. Ursula Münch konsideron një fund të parakohshëm të koalicionit ose një zëvendësim të kancelares Angela Merkel si rezultat i rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve evropiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon... -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët












