Lajme
Donatori nga Shqipëria i dhuron Kosovës 150 mijë euro për të luftuar koronavirusin
Janë duke vazhduar ndihmat ndaj Qeverisë së Kosovës, në fondin që është krijuar për të mbledhur mjete për të luftuar koronavirusin.
Deri më tani ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se janë grumbulluar gati 680 mijë euro.
Bislimi ka deklaruar gjithashtu se ndihma më e madhe që është bërë deri më tani ka ardhur si donacion nga një shtetas i Shqipërisë.
Ai ka deklaruar se i njëjti ka dhuruar 150 mijë euro për Kosovën.
“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 euro; prej të cilave një donator i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 euro. Po ashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 eurosh”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rishikon neutralitetin: A ndalohet fluturimi ushtarak amerikan dhe eksporti i armëve? Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Këshilli Federal i Zvicrës po shqyrton nëse... -
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme















