Integrimi
“Drita” e Kreuzlingenit shënon 20-vjetorin e themelimit
Ansambli i këngëve dhe valleve Drita në Kreuzlingen ka shënua vitin e 20 jubilar në një prani të madhe të musafirëve.

Diaspora shqiptare e Zvicrës shquhet për një traditë të gjatë të organizimeve e shoqatave që mbajnë gjallë mërgatën dhe kryesisht fëmijët me aktivitete kulturore që kanë për qëllim ruajtjen e kulturës shqiptare.
Pas një periudhe të gjatë pune e sakrifice, sot nuk janë të pakta shoqatat e mërgatës shqiptare që festojnë dekadën e dytë e tretë të themelimit me fëmijë që janë rritur nëpër këto shoqata.
Kështu të dielën ka festuar dekadën e dytë të themelimit ansambli i këngëve dhe valleve “Drita” me seli në Kreuzlingen, nën drejtimin e kryetarit Haradin Gashi, i cili ka ka prezantuar një monografi të punës 2o-vjeçare. Ai në një fjalë rasti ka përshëndetur të pranishmit, duke evokuar kujtime nga e kaluara dhe puna vullnetare e shumë bashkatdhetarëve për të mbajtur gjallë ansamblin “Drita”, e cila për shumë familje shqiptare ka qenë një Kosovë e vogël për t’i mbajtur lidhjet e fëmijëve të tyre me vendin e prejardhjes.
Para një numri të shumtë të pranishmëve një fjalë rasti kanë mbajtur edhe përfaqësueset e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramdani dhe Bahrije Sylejmani. Musafirët i ka përshëndetur edhe ikona e muzikës sonë, Shkurte Fejza, Nikoll Nikprela dhe të tjerë.
Kryetari i “Dritës”, Haradin Gashi, ka ndarë mirënjohje për shumë personalitete e kontribues të shoqatës që ishin të pranishëm në këtë manifestim.
Ansambli “Drita” ka shfaqur një program të pasur me këngë e valle, përderisa ushqime e specialitete nga kuzhina jonë janë shërbyer me bollëk.


E-Diaspora
-
Nëntë kompani të IT-së nga Kosova, në panairin “DMEXCO 2023” në Gjermani Mësohet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e...
-
Cyrih: Inxhinieri shqiptar, emër suksesi në kompaninë e njohur “Terra Vermessungen” AG
-
WORKSHOP PËR PËRGATITJEN E PENSIONIT
-
Francë: Regjisorja dhe aktorja shqiptare që përmes filmave i jep zë Kosovës
-
Gramoz Krasniqi, me aftësi të kufizuara, yll në skenat gjermane
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e rekrutit të ushtrisë zvicerane pas stërvitjes, ngre pikëpyetje mbi shëndetin e tij Të mërkurën në mbrëmje, një rekrut i ushtrisë zvicerane vdiq pas një stërvitjeje. Sipas mjekut sportiv...
-
Pika e re e përkohshme për të varurit nga droga në Cyrih
-
Ndalohet reklamimi i duhanit në mediat e shkruara në Zvicër
-
Dy universitete zvicerane renditen në mesin e 10 më të mirëve të Evropës
-
Vdes një rekrut pas stërvitjes në ushtrinë zvicerane