Kosova

Dua Lipa arrin në Prishtinë

Tashmë është gjithçka gati. “Sunny Hill Festival” nis nesër në Prishtinë duke sjellur emra të njohur, e muzikë të paharruar në kryeqytetin e Kosovës.

Në mesin e tyre, Dua Lipa me performancën e saj do të ndezë atmosferën. Ajo tanimë ka arritur në Prishtinë dhe në media është paralajmëruar se nesër do të mbajë edhe konferencë për media.

Shumë emra të njohur me famë botërore dhe artistë shqiptarë do të ngjiten në skenën e festivalit që mbahet në parkun e Gërmisë.

Tashmë ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa e cila bën hapjen e festivalit duke përformuar në natën e parë, ka arritur në Prishtinë.