Muzikë
Dua Lipa e treta në toplistën e 100 këngëve më të mira në SHBA
Renditja e këngëve në toplistën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.
Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore. Rishtazi, kënga e saj “Don’t start me now” ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ylli i muzikës pop Dua Lipa, me shumë gëzim dhe emocion e ka ndarë me fansat e saj lajmin, se për herë të parë në karrierën muzikore ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira në Amerikë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare e ka arritur këtë sukses me hitin “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”.
Ky triumf i Lipës, po e vërteton se albumi i cili pritet të lansohet për publikun më 3 prill të këtij viti, e ka të siguruar suksesin në tregun amerikan të muzikës, transmeton Koha.
Nga ana tjetër, renditja e këngëve në toplistën “Billboard” bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe shkarkimet e këngëve online në SHBA.
Po ashtu, Dua Lipa kishte arritur edhe më parë të përfshihet në toplistën “Billboard” të 100 këngëve më të mira, me hitet “New Rules”, “Scared to be Lonely” dhe “Blow Your Mind”.
Kënga “Don’t Start Now” e cila ka katër muaj që është lansuar, deri më tani i numëron rreth 170 milionë klikime në platformën muzikore YouTube. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?