Bota

Duhani vret çdo vit 8 milionë njerëz

Jo më kot vlen shprehja se ‘duhani vret’

Më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit.

Ndërkohë, shtatë milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1,2 milion janë persona që nuk e përdorin duhanin, por vdesin për shkak se janë përdorues pasiv të tij.

Pirja e duhanit, e cila ndikon negativisht në jetën njerëzore në shumë mënyra, qëndron e vetme si një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, transmeton ATSH.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pothuajse gjysma e duhanpirësve vdesin nga arsye që kanë burim këtë ves, përcjell albinfo.ch.

OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65 000 fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive.