Kosova
Dy këshilltarët e Merkel nesër në Kosovë
Edhe java që po hyjmë pritet të përfshihet me porosi të bashkësisë ndërkombëtare sa i përket dialogut me Serbinë.
Për nesër, në Kosovë është paralajmëruar një vizitë e dy këshilltarëve të kancelares Merkel.
Në Kosovë dje solli mesazhe edhe zyrtari i lartë amerikan, David Hale, i cili ftoi liderët e Kosovës që të flasin me një zë, në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog.
Hale po ashtu theksoi se përkrahja e SHBA-së është e palëkundshme. Duke folur për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë, Hale tha se në bosht të saj duhet të jetë njohja e ndërsjellë, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pse ditët e fundit ka pasur presion për heqjen e taksës për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë, presidenti serb, Vuçiq, sot ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut edhe nëse hiqet taksa.
Po sot, Lista Serbe, përmes zëdhënësit Igor Simiq, u ka thënë LDK-së dhe Vetëvendosjes, se do t’iu bashkohet në rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nëse i sigurojnë 51 vota.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave













