Kosova
Ecja në natyrë, të mirat që përfitoni për shëndetin tuaj
Ecja është një aktivitet sportiv që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e çdo njeriu. Të ecësh do të thotë të qëndrosh sa më larg sëmundjeve kronike dhe ndryshe, ecja mund të konsiderohet si një ‘ilaç që bën çudira’, sepse largon depresionin, mendimet negative nga truri, ul në nivel të madh stresin ditor dhe, në përgjithësi, është dobiprurës në psikologjinë njerëzore, përcjell albinfo.ch.
Patjetër që natyra, zërat e gjallesave, fenomenet suprizuese të natyrës, qetësia tingëlluese racionale, ajri i pastër e bëjnë natyrën element më rëndësi për trupin dhe mendjen.
Vendosja e një hapi në barin e njomë apo edhe në balten e stërlagur nga vesa e shiut, është vetë mishërimi i trupit me natyrën.
Thithja e ajrit të pastër, peizazhi i bukur që shtrihet përballë syve, kontakti fizik me florën dhe faunën, janë këto procese që e mbushin me plotë jetë individin që ecën në natyrë.
Sipas studiuesve korean 40 minuta ecje në ditë reduktohen nivelet e presionit të gjakut tek njerëzit me hipertension.
Sipas një studimi nga Shoqata Amerikane e Kancerit, rekomandohet që të gjithë të rriturit të harxhojnë 150 minuta ose 75 minuta stërvitje intensive në javë. Më konkretisht, studiuesit e saj kanë zbuluar se ecja 7 orë në këmbë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës me 14%.
Shkencëtarët në Universitetin e Western Ontario, pas kryerjes së një studimi prej 30 vjetësh, dolën në përfundimin se vitamina D është shumë e lidhur me kockat delikate dhe vështirësitë në ecje. Një mënyrë efektive për të marrë mjaft vitaminë D është të ecni 15-30 minuta në ditë ndërkohë që ka akoma diell.
Një studim i kryer nga studiuesit e Universitetit Stanford zbuloi se nuk ka shumë rëndësi ambienti kur ecni, por të mirat që ai sjell. Shumë njerëz thanë se ata dalin me energji shumë të mira për të ecur dhe se gjithmonë ndihen më të çlodhur.
Edhe natyra në vjeshtë do t’ju bëjë që të keni një mendje më të qetë dhe më të relaksuar.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër Zug nuk është më kantoni më tërheqës fiskalisht në Zvicër... -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet












