Shkurt.ch
Edhe Lucerni “fal” ata që kapen me më pak se 10 gramë kanabis
Në këtë mënyrë Lucerni vepron duke zbatuar vendimin që Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë ditë më parë
Pas Cyrihut, edhe Lucerni bëhet tolerant në raport me konsumuesit e kanabisit në sasi të vogla. Kështu, policia e këtij kantoni ka vendosur që të mos i ndjekë personat të cilëve u gjendet drogë e këtij lloji që nuk e kalon sasinë prej 10 gramëve, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane.
Në këtë mënyrë Lucerni vepron duke zbatuar vendimin që Gjykata Federale e Zvicrës ka marrë ditë më parë. Vendimi në fjalë e kishte shpallur të pafajshëm një person nga Kantoni Baselstadt i cili ishte dënuar për posedimin e një sasie shumë të vogël të kanabisit.
Kështu, policia e Lucernit ka marrë udhëzim prej Prokurorisë së Kantonit që të mos shqiptojë më gjoba kundërvajtjeje për personat që kapen me më pak se 10 gramë kanabis. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Luzerner Zeitung” një zëdhënës i policisë.
Por do të vazhdojnë të dënohen ata të cilët kapen duke konsumuar kanabis. Ndërsa të rinjtë deri në mosën 18 vjeçare do të ndëshkohen edhe për posedim të çfarëdo sasie kanabisi.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër