Lajme
Edhe një foshnjë e infektuar me Covid-19 në Kosovë
Është infektuar edhe një foshnje nga Covid-19 në Kosovë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neanologjisë, Xhevdet Gojnovci, përcjell albinfo.ch.
Gojnovci ka siguruar se gjendja aktuale e foshnjës është stabile. Foshnja është pranuar me 16 korrik në QKUK, ka lindur më 5 korrik.
“Edhe një foshnjë është konfirmuar me Covid-19. E lindur më 5 korrik, është pranuar më 16 korrik në QKUK. Foshnja është në Klinikë të Neanologjisë në gjendje stabile. Ky është rasti i dytë me Covid-19 te foshnjat”, ka thënë ai.
Kjo është foshnja e dytë e infektuar me këtë virus në Kosovë. Foshnja e parë e konfirmuar me Covid-19 kishte lindur më 22 qershor, ndërsa ka dalë pozitiv më 9 korrik.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













