Muzikë
Edhe një reper shqiptar, drejt majave të muzikës
Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, ditë më parë ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me një tjetër këngëtar shqiptar, Ledri Vulën.
Emri i tij i vërtetë është Labinot Gashi, në Amerikë njihet si Larry, kurse emri i tij artistik është G4shi.
Ai ka lindur në Libi, por me origjinë është shqiptar nga Kosova.
Gashi është shndërruar në një prej reperëve më të njohur fillimisht në Amerikë, e më pas publikoi disa këngë të cilat u pëlqyen edhe nga publiku kudo në botë.
Kënga e fundit e Gashit në bashkëpunim me Ledri Vulën ka arritur thuajse një milion klikime për vetëm katër ditë.
G4shi ka realizuar duete me emra të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle. Ajo që duhet të na bëjë krenarë me të është fakti që nëpër këngët e tij nuk harron ta përmendë faktin se është shqiptar dhe se vjen nga Kosova, gjë të cilën edhe e bën në rrjetet sociale Twitter.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














