Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe Norvegjia pezullon vaksinën AstraZeneca
Njerëzit e vaksinuar tani raportojnë disa efekte anësore të rëndësishme
Norvegjia vendosi të ndjekë shembullin e Danimarkës dhe të bllokojë përdorimin e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZenecas pas raporteve se një numër i vogël njerëzish që kishin marrë doza të saj pësuan mpiksje gjaku, dhe njëri prej tyre ndërroi jetë.
Autoritetet norvegjeze preferojnë të presin deri sa të ketë të dhënat më të sigurta mbi vaksinën e shumëdiskutuar në këto momente.
Danimarka bëri të njëjtën e Austria gjithashtu ka bllokuar një pjesë të dozave.
Kompania britaniko-suedeze këmbëngul se siguria e vaksinës së saj është vërtetuar përmes testimesh të shumta klinike, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
“Siguria e pacientit është prioriteti ynë numër një. Rregullatorët kanë kërkesa të qartë e shumë të rrepta dhe stadarde tejet të larta sigurie për çdo mjekim të ri, e kjo përfshin dhe vaksinën e AstraZenecas”, thuhet në reagimin e saj. Disa javë më parë, për dërgesat e para të vaksinës kundër Coronas të AstraZenecas bëhej luftë e ashpër midis BE dhe prodhuesit britanik-suedez. Por ky preparat për një kohë të gjatë ka qëndruar stok në lande të ndryshme të Gjermanisë.
Duket se edhe përpara se ajo të aprovohej, ka pasur rezerva kishte rezerva për arsye të ndryshme. Njerëzit e vaksinuar tani raportojnë disa efekte anësore të rëndësishme. Në disa rajone në Suedi, vaksinat me AstraZenecan janë ndaluar për momentin. Një në katër persona të vaksinuar kishte raportuar probleme.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet













