Shqipëria

Inxhinierë nga USAID-i po bëjnë vlerësimet e ndërtesave të pasigurta në Shqipëri

USAID po vijon të kryejë vlerësime në terren, së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë

Ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID dërguar nga SHBA-ja vijon të kryejë vlerësime në terren, së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu, si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po vijon vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sa ndërtesat kanë dëmtime të mëdha dhe shumë prej tyre duhet të rrënohen a të riparohen.

Thuhet se inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurt në shtëpi. /Albinfo.ch