Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka po vazhdon punën për diplomim si trajner Gazeta Blick shkruan se futbollisti nga Zvicra thjesht nuk ngopet kurrë! Granit Xhaka (31) ka luajtur...
-
Austri
Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër
-
Itali: Nis edicioni i tetë i “Albania International Guitar Festival”
-
Transporti Publik në Gjenevë kërkon 200 shoferë, vlen edhe për shqiptarët
-
Gërvalla në Emmendingen, merr pjesë në ngjarjen e organizuar nga shoqata “Yjet e Kosovës”
Jeta në Zvicër
-
Yakin përgjigjet në pyetjen se a është përfaqësuesja e Zvicrës mjaftueshëm shqiptare “Shqipja do të bëhet gjuhë kombëtare e Zvicrës”, përgjigjja e Yakin për 4 shqiptarët në ekip ...
-
Kantoni Aargau vazhdon t`i paguajë azilkërkuesit me para të gatshme
-
Air Prishtina: 15% zbritje për të gjitha fluturimet nga Prishtina për Evropë
-
Xhaka e Shaqiri do të shpërblehen me bonuse nëse Zvicra arrin sukses në Euro 2024
-
Parlamenti në Zvicër kërkon masa më të forta kundër racizmit