Lajme

Ekonomia e Zvicrës, pa rritje vitin e ardhshëm

Sipas parashikimeve, ekonomia e Zvicrës nuk pritet të ketë rritje në vitin 2020

Ekonomia zvicerane nuk pritet këtë rritje qëndrueshme paku deri vitin 2021, duke iu referuar parashikimeve qeverisë. Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) është pajtuar mbajë normat negative interesit pandryshuara. 

Një grup ekspertësh nga qeveria kanë arritur në përfundim se rritja ekonomike për këtë vit ishte vetëm 0.9%, ndërsa në vitin 2020 do të jetë 1.7% dhe në vitin 2021 do të ketë rritje vetëm në 1.2%, shkruan swissinfo.ch.  

Sidoqoftë, rritja më e madhe ekonomike për vitin ardhshëm do të gjenerohet nga eventet sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike në Tokio, përcjell albinfo.ch. 

Sipas parashikimeve, ekonomia zvicerane do të ketë një ngadalësim dhe do të jetë shumë e dobët edhe sa i përket eksporteve, në vitin 2020 do jetë niveli më i ulët krahasuar me katër vitet e kaluara. 

Ambienti ndërkombëtar i tregtisë mbetet i pafavorshëm. Posaçërisht, rënie ekonomike mund të pritet edhe në eurozonë, me theks të veçantë në Gjermani, partnerin më të rëndësishem tregtar të shtetit zviceran. 

Megjithatë, ekonomia e Zvicrës aktualisht ka një normë të ulët të papunësisë, (rreth 2.3%, sipas qeverisë) dhe sektore të fuqishme farmaceutike dhe industrinë e kimikateve, të cilat shihen shtylla të forta edhe kur ka rënie ekonomike në vend.