Lajme
Ekspertët e shëndetësisë tregojnë se cila nga vaksinat është më e mira
Shtetet e Bashkuara ende po zhvillojnë fushatën e tyre të vaksinimit Covid-19, duke synuar që vaksinat të bëhen të disponueshme për të gjithë të rriturit deri më 19 prill. Disa mjekë dhe punonjës shëndetësorë shqetësohen që preferencat e markave midis marrësve të mundshëm të vaksinave mund të dëmtojnë përpjekjet për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Ndërkohë shumë shtete në gjithë vendin po përshkallëzojnë përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, për të zbutur valët e reja të infeksioneve. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për tri vaksina Covid-19, për të cilat thotë se janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda nga koronavirusi i ri.
Të tria vaksinat ofrojnë pothuajse mbrojtje të plotë kundër vdekjes dhe shtrimeve në spital të lidhura më Covid-19, tha FDA. Sidoqoftë, në provat klinike në SHBA vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” raportuan një efikasitet 95% në parandalimin e koronavirusit, ndërsa “J&J” raportoi një efikasitet 72%. Punonjësit shëndetësorë kanë raportuar se kanë parë shumë pacientë që shprehin preferenca për t’u vaksinuar me një vaksinë të veçantë. Dallimet në efikasitet nuk janë aq drastike sa sugjerojnë numrat, thonë ekspertët e shëndetit publik.
Provat u kryen në kohë të ndryshme, me shfaqjen e varianteve të reja, më ngjitëse të koronavirusit kur ishin në proces provat e vaksinës “J&J”. Sipas hulumtimit të kryer nga Fondacioni “Kaiser Family”, në mars rreth 30 për qind e njerëzve që thonë se janë të hapur për t’u vaksinuar thanë se kishin një preferencë të fortë se cilën vaksinë marrin, ndërsa rreth 25 për qind e njerëzve nuk kishin preferenca. Organizata jofitimprurëse zbuloi se midis atyre me preferencë të markës së vaksinës, afërsisht 24 për qind thanë se preferonin një vaksinë me një dozë, ndërsa 14 për qind përmendnin nivelin e efektivitetit.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën