Lajme
EMA: Ende herët për të vendosur rreth dozës së tretë të vaksinës
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
Ky njoftim nga Rregullatori Evropian i Barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës.
Pavarësisht se EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të vazhdojnë me planet e tyre për të administruar doza përforcuese.
Po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka bërë thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen.
“Aktualisht është shumë herët të konfirmojmë nëse dhe kur do të nevojitej doza përforcuese kundër COVID-19, sepse ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe nga studimet që janë duke u kryer, për të kuptuar sesa zgjat mbrojtja nga vaksinat”, tha EMA të premten.
Pas raportimeve se Berlini dhe Parisi zyrtar planifikojnë të administrojnë doza të treta, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se vendimet për vaksinim janë në duar të qeverive të shteteve anëtare të bllokut, por theksoi se BE-ja i inkurajon shtetet anëtare që për këtë çështje të marrin vendime që janë në përputhje me rekomandimet e Agjencisë Evropiane të Barnave.
E-Diaspora
-
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni 17-vjeçari ndryshoi dëshminë në Gjykatën e Apelit, kërkoi falje dhe pranoi se ishte ai që e... -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë”
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë













