Lajme
Emigrantët dërgojnë nga Greqia në Shqipëri 514 milionë euro
Dyvjeçarin e fundit Greqia u shndërrua nga një vend që tërhiqte remitanca, në një vend që dërgon jashtë remitanca, konstaton komisionari përkatës i Komisionit Evropian, Algirdas Semeta, në një përgjigje me shkrim ndaj eurodeputetit grek të Demokracisë së Re, Jorgos Papanikolau.
Sipas të dhënave të komisionerit, në vitin 2010 dërgesat në para nga Greqia vlerësohet se arritën në 1,1 miliard euro, nga të cilat remitancat më të shumta ishin në drejtim të Shqipërisë, 514 milionë euro, Izraelit 190 milionë euro, dhe Gjeorgjisë 103 milionë euro, ndërsa hyrjet drejt Greqisë ishin 929 milionë euro.
Nga këto, shumat më të mëdha erdhën nga SHBA-ja 339 milionë euro, Gjermania 236 milionë euro dhe Belgjika 221 milionë euro.
Sipas eurodeputetit grek, pasiguria mbi situatën ekonomike dhe mungesa e perspektivës së zhvillimit që zotëron dy vitet e fundit në Greqi kishte si rezultat një “dëm anësor”, veçanërisht me pasoja për ekonominë greke.
Emigrantët që punojnë në Greqi dhe kanë depozita në sistemin bankar vendas ndërmorën një nxjerrje pa precedent të kapitaleve jashtë Greqisë, në të njëjtën kohë që grekët, të cilët punojnë jashtë vendit, në të vërtetë i pezulluan dërgesat e parave drejt Greqisë, për shkak të pasigurisë ekonomike që dominon në vend”, thekson eurodeputeti, raportojnë mediat shqiptare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












