Lifestyle

Eminemi nuk e duron fare Trumpin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk i pëlqen fare reperit amerikan Eminem.

Eminem, që së fundmi lansoi albumin “Revival” ku prek edhe politikën, ka folur për “Vulture” për mendimin e tij për Trumpin.

“Ai ma vlon gjakun. Nuk mund të shikoj as lajmet më sepse më streson shumë. Të gjitha shakatë anash, po përpiqem të jap një mesazh për të. Dua edhe unë që shteti im të jetë i mirë po ashtu, dua të jetë më i miri i mundshëm, por kjo nuk do të bëhet me të në krye”, ka thënë Eminem, transmeton Albinfo.ch.

Në tetor, Eminemi kishte publikuar një ‘freestyle’ në të cilin kishte kritikuar Trumpin.