Shkurt.ch
Epilepsia dhe koronavirusi, informata në gjuhën shqipe në Zvicër
Për herë të parë Lidhja Zvicerane e Epilepsisë ofron informacione edhe në gjuhën shqipe.
Pothuajse një në njëqind, që do të thotë rreth 70 mijë njerëz, janë të prekur nga kjo sëmundje në Zvicër — midis tyre, përafërsisht 2100 e kanë shqipen si gjuhë amtare, shkruan albinfo.ch
Falë medikamenteve, rreth dy të tretat prej tyre jetojnë pa kriza, ndërsa te një e treta syresh epilepsia trajtohet me vështirësi. Përkundër paragjykimeve të përhapura që prej kohësh, epilepsia është një sëmundje neurologjike dhe jo një sëmundje shpirtërore (mendore); ajo rrallë trashëgohet dhe nuk shprehet gjithmonë me kriza dramatike.
Për herë të parë Lidhja zvicerane e epilepsisë ofron informacione edhe në gjuhën shqipe. «Ne duam t’i informojmë të prekurit dhe bashkëfamiljarët e tyre në gjuhën e tyre parësore lidhur me temën e epilepsisë, prandaj kemi përkthyer fillimisht katër fletëpalosje informative. Fletëpalosjet mund të shkarkohen nga web-faqja www.epi.ch dhe secila prej tyre mund të printohet lehtë në 4 faqe A4», thuhet në njoftimin e Lidhjes Zvicerane të Epilepsisë. Përpos kësaj, brenda Zvicrës, Lidhja e Epilepsisë mund t’i dërgojë ato përmes postës, sipas porosisë, falas ose kundrejt një pagese minimale për shpenzimet e rastit.
Më shumë informata për Koronavirusin dhe epilepsia, linku në vijim: https://www.epi.ch/sq/koronavirusi-dhe-epilepsia/
Më shumë informata në shumë gjuhë: bag.admin.ch
Si të mbrohemi nga koronavirusi në gjuhën shqipe: bag-coronavirus.ch
https://www.facebook.com/247193432357291/videos/134200674653306/?v=134200674653306
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve










