Bota
Erdogan nuk pranon humbjen në Stamboll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sërish këtë të shtunë që fitorja në zgjedhjet lokale e opozitës në Stamboll të deklarohet e pavlefshme dhe të riorganizohen zgjedhje të reja, duke shtuar kështu presionin ndaj autoriteteve zgjedhore të vendit.
“Ka pasur manipulime, ka pasur raste korrupsioni. E gjitha kjo është e qartë dhe e pakundërshtueshme. Ejani të shkojmë sërish te populli dhe ju siguroj se ne do të pranojmë atë që do të vendosë populli. Kaq e thjeshtë është”, tha Erdogan.
“Qartësisht ka pasur parregullsi dhe raste korrupsioni”, tha Erdogan në një fjalim të mbajtur në një takim të krerëve të biznesit.
Trupa zgjedhore, e njohur edhe si “YSK” (KQZ-ja e Turqisë), pritet të mblidhet të hënën për të shqyrtuar kërkesën e partisë “AKP” të Erdoganit për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve lokale të 31 marsit, të cilat u humbën nga partia në pushtet në Stamboll, e ku kandidati i opozitës Ekrem Imamoglou u zgjodh kryebashkiak me një diferencë tejet të vogël votash.
Rinumërime të pjesshme zgjedhore në disa lokalitete të tjera kanë konfirmuar rezultatet fillestare në Ankara dhe Stamboll, duke detyruar partinë kryesore të opozitës CHP që ta quajë Erdoganin “një humbës i keq”, i cili po kërkon të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin mbi “kryeqytetin” ekonomik të vendit, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit Duke parë ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, diaspora pritet të luajë një rol edhe...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët për punë përballen me kostot më të larta të transportit publik në Zvicër Çmimet e biletave të transportit publik për të rriturit në Zvicër janë rreth mesatares evropiane, sipas...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih