Bota

Erdogan paralajmëron takim me Trump-in

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se një takim me presidentin amerikan mund të ndodhë së shpejti, shkruan Yeni Safak, përcjell në shqip albinfo.ch.

Këto deklarata i bëri gjatë datës së sotme, pasi u pyet nëse një takim  tillë është i mundshëm.

“Ndoshta”, ka qenë një nga përgjigjet e tij, teksa ka thënë se Trump i ka kërkuar takim.

Takimi i kaluar i dy presidentëve ishte mbajtur më 1 dhjetor 2018, gjatë Samitit të Liderëve G20 në Argjentinë.