Bota
Erdogan po pret raportin për vrasjen e gazetarit saudit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se po pret raportin përfundimtar nga hetuesit, mbi vdekjen e gazetarit saudit, i cili vdiq në rrethana misterioze në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Komentet e Erdoganit vijnë pasi burime turke i thanë agjencisë Reuters dhe New York Times se Jamal Khashoggi u vra në misionin diplomatik në Stamboll.
Më herët një ndihmës i Erdoganit, Yasin Aktay, i tha Reutersit se autoritetet turke besojnë se një grup prej 15 sauditësh “me shumë gjasë” janë të përfshirë në këtë rast, shkruan REL përcjell Albinfo.ch.
Edhe një zyrtar i paidentifikuar ka thënë se Kashoggi me shumë gjasa është vrarë nga një ekip saudit, i dërguar “enkas për vrasje”.
Kashoggi ishte larguar vitin e kaluar nga Arabia Saduite për siç kishte thënë frikë nga ndëshkimi, për kritikat e tij ndaj politikave të shtetit në Jemen.
Ai kishte hyrë në Konsullatën saudite më 2 tetor, ku thuhet se kishte shkuar për të marrë një dokument që i nevojitej për t’u martuar. E fejuara e tij, e cila e ka shoqëruar atë për në Konsullatë, kishte qëndruar jashtë ndërtesës së misionit diplomatik. Ajo u ka thënë gazetarëve se Kashoggi më nuk kishte dalë nga Konusllata, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Një zyrtar i paidentifikuar i Konsullatës i ka quajtur këto akuza si “të pabaza”, dhe princi i Kurorës Mbretërore, Mohammad bin Salman është cituar të ketë thënë se “ne nuk kemi asgjë për të fshehur”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














