Muzikë

Erza Muqolli nesër mban koncert në Prishtinë

Këngëtarja e re shqiptare, e famshme përtej kufijve shqipfolës, nesër do të mbajë një koncert dhe mbrëmje artistike në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Programi do të hapet në ora 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Gazeta online për kulturë, KultPlus.com, që është edhe organizator i kësaj ngjarjeje, u ka bërë thirrje publikut për të marrë pjesë në këtë koncert.

“Erza Muqolli është emri premtues shqiptar që ka mahnitur Francën me zërin e saj të mrekullueshëm. Erza para pak javësh ka lansuar videoklipin e këngës “Je Chanterai”. Që ta dëgjoni nga afër Erzën dhe të mësoni më shumë mbi projektet muzikore të vajzës simpatike, ejani në këtë koncert”, thuhet në njoftim.

Organizatorët po ashtu kanë njoftuar se hyrja është e lirë, dhe nuk ka nevojë për ftesa.