Lajme
Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007
Mediat botërore shkruajnë për rënien e monedhës europiane në kursin e këmbimit me lekun, ka shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit, transmeton albinfo.ch.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 120.66 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetor i vitit 2007.
Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.
Fundi i muajit dhjetor historikisht sjell një rritje të ofertës së euros, që zakonisht ka qenë e lidhur me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe më një rritje të turizmit hyrës për periudhën festive. Ndoshta një fenomen i tillë po e ndikon tregun e këmbimit valutor edhe këtë vit.
Një faktor tjetër që besohet ta ketë ndikuar kursin gjatë fundit të dhjetorit dhe gjatë nëntorit është edhe emetimi i Eurobondit prej 650 milionë eurosh. Edhe për shkak të tendencës sezonale të rritjes së shpenzimeve publike në muajin dhjetor, shpenzimi i parave të Eurobondit është një faktor potencialisht me ndikim në kursin e këmbimit valutor. Ekspertët e këmbimit valutor vërejnë se, sidomos pas Eurobondit, rënia e kursit të këmbimit të euros është shpejtuar, çka tregon se ky faktor mund të ketë pasur një ndikim të konsiderueshëm.
Nëse oferta e lartë e euros duket në vazhdimësi gjatë këtij viti ka ushtruar trysni nënçmuese për monedhën europiane, pritej që në muajt e fundit të vitit të kishte presion në kahun e kundërt, për shkak të rritjes së kërkesës për valutë me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Një gjë e tillë duket se ndodhi vetëm përkohësisht në muajin tetor. Më tej, kompanitë e sektorit energjetik duket se nuk kanë blerë më valutë në tregun e brendshëm, por i kanë siguruar fondet e nevojshme për blerjen e energjisë nëpërmjet kredive të disbursuara direkt në euro nga sektori bankar. Sipas burimeve nga tregu bankar, vlera totale e huave të marra në dy muajt e fundit nga kompanitë e sektorit energjetik në sektorin bankar mund të ketë qenë afërsisht rreth 90 milionë euro. Mosrritja e kërkesës valutore për blerje energjie rrjedhimisht ka neutralizuar një nga faktorët që mund të ushtronin presione mbiçmuese për kursin e këmbimit të euros kundrejt lekut.
Të dhënat e Bilancit të Pagesave deri tani janë të disponueshme deri në fund të tremujorit të tretë dhe nuk ndihmojnë shumë për të shpjeguar luhatjet e kursit në tremujorin e fundit.
Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë pësoi rënie me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti dhe me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo u ndikua kryesisht nga rritja e turizmit, remitencave dhe e sektorit të fasonerisë. Megjithatë, gjatë tremujorit të katërt është vërejtur një rritje e mëtejshme e deficitit tregtar nga shtrenjtimi i mallrave të importit, faktor që mund ta ndikojë ndjeshëm bilancin e pagesave për këtë tremujor. Për 11-mujorin e këtij viti, deficiti tregtar i vendit u rrit me 27.5% krahasuar me një vit më parë; megjithatë, deficiti historikisht i lartë në mallra zbutet pjesërisht nga balanca pozitive në tregtinë e shërbimeve dhe e të ardhurave të tjera parësore dhe dytësore në Bilancin e Pagesave.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












