Kosova
Eurodeputeti Lukas Mandl nderohet me Doctor Honoris Causa nga Universiteti “Kadri Zeka”
Dorzimi i këtij çmimi u bë në orën 15:00, në sallën e Teatrit të qytetit të Gjilanit.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan nderoi me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, përcjell albinfo.at.
Dorzimi i këtij çmimi u bë në orën 15:00, në sallën e Teatrit të qytetit të Gjilanit.
Prorektori i këtij Universiteti, Dukagjin Leka, ka thënë për Demokracia.com se Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ka vendosur për t’i dhënë titullin Doktor Honoris Causa deputetit austriak në Parlamentin Evropian, z. Lukas Mandl, për përkushtimin e tij për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane si dhe për shumë çështje të tjera.
“UKZ-ja është e nderuar me një vendim të tillë, i cili titull jepet vetëm për personalitete që kontribuojnë shumë për diplomacinë, paqen, politikën, shoqërinë, kulturën, arsimin e kështu me radhë, e për të cilat z. Mandl njihet për të gjitha këto kontribute në favor të Kosovës”, ka thënë Leka.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














